Lajmet

​E mbijetuara e masakrës së Krushës së Madhe: Serbia të gjunjëzohet dhe ta pranojë Kosovën

Sot në 25-vjetorin e masakrës së Krushës së Madhe, Luljeta me lot në sy, ka thënë se ka humbur më të dashurit e saj.

Published

on

Në çdo përvjetor të masakrës së Krushës së Madhe, në fshatin Celinë të Rahovecit, Luljeta Rexhepi, shkon të vizitojë varrin e burrit dhe të familjes së saj, të cilët janë të rënë të luftës dhe viktimë të terrorit serb gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Sot në 25-vjetorin e masakrës së Krushës së Madhe, Luljeta me lot në sy, ka thënë se ka humbur më të dashurit e saj, por ndjehet krenare për këtë vend sepse me gjak u fitua liria. Ajo lutet që të kjo liri e sotshme të jetë liri e përjetshme dhe mos të ndodhë asgjë siç po flitet, duke iu referuar mundësisë për luftë.

“Nuk kanë bërë vetëm vrasje serbët, por kanë bërë gjenocidin më të rëndë të mundshëm që ekziston diku një gjenocid..Mua më kanë vra burrin, vjehrrin, të gjithë axhallarët. Shumë jemi me mbiemër Rexhepi. Unë sot ju bëj apel të gjitha nënave të Celinës, të bëhen më të forta se kurrë. Kemi dhënë më të dhimbshmit tanë, por jemi krenarë për vendin tonë, se me gjak e fituam lirinë. Ishalla, dëshiron Zoti të jetë liri e përjetshme, jo me prit edhe diçka tjetër tash e tutje, sikur çka po flitet”, ka thënë Rexhepi.

E acaruar, duke folur për gjenocidin dhe krimet e Serbisë, ajo u drejtohet serbëve që të gjunjëzohen dhe të pranojnë Kosovën si shtet dhe krimet e tyre gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ajo gjithashtu lutet që burrat e Kosovës, të cilët janë në Gjykatën Speciale në Hagë, të lirohen sepse janë të pafajshëm, kjo pasi gjenocidi është shkaktuar nga serbët.

“Shkau le të mendon mirë, le t’i shikon të gjitha ditët e vitit, le t’i sheh përvjetorët në të gjithë Kosovën, që përkujtohet përvjetori në çdo vend e vit, e mos të thotë nuk kemi bë ne gjenocid, nuk kemi bë vrasje, po ka bërë tmerr, tmerrin që nuk e bë askush në botë, Serbia e ka bërë në Kosovë. Po le të bie në gjunjë, edhe të pranojë Kosovën si shtet, dhe ishalla sa më shpejt, meshkujt tanë, i kemi burrat e Kosovës në Hagë, sa më shpejtë le të dalin, sepse i kanë mbyllur të pafajshëm, i kanë mbyll për gjenocidin që e ka bërë shkau”, ka shtuar ajo.

Për të mos harruar, 25 vjet më parë, konkretisht nga 25 deri më 27 mars 1999, në Krushë të Rahovecit nga forcat serbe janë masakruar 243 persona, ndërsa 893 shtëpi private dhe shoqërore u dogjën.

Në fshatin Fortesë janë vrarë nga forcat serbe 69 martirë, në Brestoc pesë dëshmorë dhe 49 martirë, ndërsa në Celinë janë vrarë 75 martirë, dhe ende vazhdojnë të jenë të pagjetur edhe shumë persona nga Krusha e Madhe.

Vendi

Mbi 100 gramë kokainë dhe marihuanë kapen në Vërmicë

Published

on

Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zbuluar dy raste të substancave narkotike gjatë kontrolleve në Pikën Kufitare të Vërmicës.

Në rastin e parë, gjatë kontrollit të një automjeti që po hynte në Kosovë, janë gjetur 104.90 gramë substancë e dyshuar si kokainë, e fshehur në çantën personale të një udhëtari.

Ndërkaq, në rastin e dytë janë zbuluar 5.53 gramë substancë e dyshuar si marihuanë, e fshehur në bagazhin e një automjeti. Gjatë kontrollit është gjetur edhe një thikë kuzhine e padeklaruar.

Rastet janë proceduar për hetime të mëtejshme nga autoritetet kompetente.

/A.K/

Continue Reading

Vendi

Mbyten dy vajza të mitura në Tale

Published

on

By

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Tales, ku dy vajza të mitura, të moshës 11 dhe 9 vjeçe, janë mbytur në det.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, tragjedia ka ndodhur rreth orës 12:50. Pas marrjes së informatës, zyrtarët policorë kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe, në bashkëpunim të ngushtë me pushuesit e tjerë, kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupave të pajetë në breg.

“Në bashkëpunim me pushuesit, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupave të pajetë në breg“, thuhet në njoftimin e policisë.  /E.A/

Continue Reading

Vendi

Dyshime për cilësinë: Bllokohen mbi 1 mijë e 400 infuzione në Spitalin e Mitrovicës

Published

on

By

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se ka bllokuar përkohësisht 1,432 njësi të një produkti mjekësor në Spitalin Rajonal “Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë, pas dyshimeve se ai mund të mos jetë brenda specifikave të kërkuara të cilësisë.

Bëhet fjalë për infuzionet e llojit Compound Sodium Lactate (500 ml). Alarmi u ngrit fillimisht nga farmacistja përgjegjëse e spitalit, gjë që vuri në lëvizje Inspektoratin Farmaceutik dhe Agjencinë e Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM).

Pas një inspektimi të dytë të kryer më 17 qershor, autoritetet urdhëruan bllokimin e menjëhershëm të këtij kontingjenti deri në pranimin e rezultateve nga analizat laboratorike. ShSKUK ka njoftuar opinionin publik se ky është një masë parandaluese dhe se mbetet e përkushtuar për të garantuar sigurinë e plotë të pacientëve dhe cilësinë e barnave nëpër spitalet publike. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

KQZ gati për rezultatet përfundimtare: Përfundon rinumërimi i 185 vendvotimeve

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përmbyllur zyrtarisht procesin e rinumërimit për të gjitha 185 vendvotimet e kontestuara. Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, procesi ka përfunduar sot në orën 12:00 dhe të dhënat e reja tashmë janë përditësuar në platformën zyrtare të rezultateve.

Me këtë hap, KQZ-ja ka mbyllur teknikisht të gjitha aktivitetet e administrimit të votave dhe është gati për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit.

Megjithatë, përpara shpalljes zyrtare, duhet të respektohen afatet ligjore për ankesat e mundshme. Elezi sqaroi se sot përfundon afati për ankesat lidhur me administrimin e numërimit nga dita e mërkurë (17 qershor), ndërsa po ashtu do të pritet nëse do të ketë ankesa për procesin e rinumërimit të përmbyllur sot.

Për më tepër, para se të procedohet tutje, KQZ-ja do të kërkojë një konfirmim zyrtar nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për të vërtetuar nëse ka ndonjë ankesë tjetër ende në shqyrtim.

Në fund, Qendra e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) do të hartojë një raport të detajuar për gjetjet në secilin prej 185 vendvotimeve. Ky raport synon të konfirmojë se procesi i parë i numërimit nëpër komuna është zhvilluar me saktësi dhe në përputhje të plotë me vullnetin e shprehur të qytetarëve, raporton Ekonomia Online. /Ekonomia Online/ /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara