Platforma Netflix i ka entuziazmuar jashtë mase fansat e serialit të bazuar në videolojë, “The Witcher”, me publikimin e datës së lansimit të sezonit të dytë të këtij shou rekordthyes, transmeton KultPlus.
Adhuruesit kanë pothuajse dy vjet që po e presin rikthimin e kryepersonazheve të dramës fantastike, Geralt Of Riva, Yennefer dhe Ciri, në ekran. Por ky projekt pësoi vonesa të realizimit për shkak të situatës së krijuar nga pandemia.
Geralt of Riva ndryshe i njohur si “The Witcher”, i bindur se Yennefer e ka humbur jetën në betejën e Soddenit, ai e sjell princeshën Cirilla në vendin në të sigurt që ai e njeh, që është shtëpia ku është rritur. Derisa mbretërit e Continentit, kukudhët, njerëzit dhe demonët luftojnë për të fituar pushtet, Geralt duhet ta mbrojë princeshën Ciri nga diçka shumë më e rrezikshme, fuqinë misterioze që ajo e zotëron përbrenda.
Rolet në sezonin e dytë të serialit i përsërisin aktorët: Henry Cavill, Anya Chalotra, Freya Allan, Joey Batey, MyAnna Buring, Tom Canton, Lilly Cooper, Jeremy Crawford, Eamon Farren, Mahesh Jadu, Terence Maynard, Lars Mikkelsen, Mimî M Khayisa, Royce Pierreson, Wilson Mbomio, Anna Shaffer dhe Therica Wilson-Read. Kasta e aktorëve është plotësuar edhe me shumë emra të rinj.
Disa prej regjisorëve që i kanë realizuar episode e këtij projekti të pëlqyer nga publiku janë, Stephen Surjik, Sarah O’Gorman, Ed Bazalgette dhe Louise Hooper.
Sezoni i dytë i serialit “The Witcher” fillon së transmetuari nga 17 dhjetori në Netflix. /kultplus
Një grua është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e së hënës në Prishtinë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:15, me ç’rast njësitë policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku edhe është konstatuar vdekja e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet. /E.A/
Të martën mbi vendin tonë do të mbajë mot i ngrohtë, ku temperaturat minimale në orët e mëngjesit do të lëvizin nga 14°C deri në 17°C.
Ndërkohë, ato maksimale gjatë ditës pritet të ngrihen duke arritur nga 28°C deri në 32°C.
Gjatë ditës do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe perëndimi me intensitet të lehtë deri mesatar, me shpejtësi prej 2 deri në 8 m/s.
Ndryshim i lehtë i motit parashihet gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, ku në vende-vende priten reshje lokale shiu të shoqëruara edhe me shkarkime rrufesh. /E.A/
Stuhia e fuqishme e breshërit që goditi komunën e Istogut ka shkaktuar dëme materiale në sektorin e bujqësisë.
Siç raporton RTK, vlerësimet fillestare të autoriteteve lokale tregojnë se rreth 90 për qind e sipërfaqeve të mbjella në këtë territor mund të jenë prekur nga moti i ligë.
Drejtori i Bujqësisë në Komunën e Istogut, Artan Gegaj, bëri me dije për RTKlive se, ndonëse ende nuk ka një bilanc përfundimtar, stuhia ka dëmtuar një pjesë të madhe të kulturave bujqësore.
Ai njoftoi se nga mëngjesi i së martës do të formohen komisionet përkatëse për të dalë në terren me qëllim evidentimin e saktë të dëmeve dhe identifikimin e fermerëve të prekur.
Sipas Gegës, Komuna e Istogut dhe kryetari Ilir Ferati do të angazhohen për t’u dalë në ndihmë fermerëve gjatë procesit të vlerësimit. Gjithashtu, ai i bëri thirrje Ministrisë së Bujqësisë për mbështetje emergjente, duke theksuar se “dëmet janë jashtëzakonisht të mëdha dhe kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme”. /RTK/