Lajmet

Serbia synon prodhimin e Sputnik V

Published

on

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se beson që para fundit të vitit, Serbia do të jetë në gjendje që të prodhojë vaksinën e Rusisë, Sputnik V.

Vuçiq dhe anëtari i presidencës trepalëshe të Bosnje dhe Hercegovinës, Millorad Dodik, vizituan Institutin e Virologjisë, Vaksinave dhe Serumeve “Torlak” në Beograd, ku një ditë më parë u realizua mbushja e serisë së parë të dozave kontrolluese të vaksinave Sputnik V.

Më 14 prill, ministri pa portofol në Qeverinë e Serbisë, Nenad Popoviq, njoftoi se në prani të ekspertëve nga Fondi Rus i Investimeve Direkte dhe kompanisë farmaceutike ruse Generium, në Institutin “Torlak” është bërë mbushja e serisë së parë të dozave të vaksinës kundër koronavirusit Sputnik V.

“Prodhimi do të fillojë më 20 maj”, shkroi Popoviq në Twitter.

Edhe Fondi Rus për Investime Direkte publikoi në faqen e tij të internetit njoftimin për prodhimin e vaksinës ruse Sputnik V së bashku me Institutin Torlak në Serbi.

“Serbia bëhet vendi i parë në Evropën Jugore që do të prodhojë Sputnik V., duke plotësuar standardet “, tha RDFI.

Sipas deklaratës, kjo vaksinë më vonë mund të eksportohet në vendet në rajon.

Presidenti serb, Vuçiq tha se Serbia ka administruar mbi tre milionë vaksina.

“Për ne është e rëndësishme pasi do të kemi një milion e 800 mijë njerëz të vaksinuar me dy dozat brenda rreth pesëmbëdhjetë ditësh. Ky është një rezultat i rëndësishëm. Unë besoj se ne do të jemi në gjendje të përshpejtojmë procesin”, tha Vuçiq.

Vuçiq paralajmëroi se 211,000 vaksina të tjera kompanisë”Pfizer” do të mbërrijnë në Serbi të hënën. Siç deklaroi ai, vaksina e Kinës “Sinofarm” pritet të arrijë para fundit të këtij muaji.

Të enjten Vuçiq i dhuroi Republikës Serbe si donacion 20,000 doza të vaksinës AstraZeneca.

Continue Reading

Lajmet

SHBA: Autorët e sulmit në Banjskë duhet të mbahen përgjegjës

Published

on

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka ritheksuar thirrjen që autorët e sulmit në Banjskë të mbahen përgjegjës, në trevjetorin e sulmit.

Ambasada ka nderuar rreshterin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit në shtator të vitit 2023.

“Bashkohemi me Kosovën për të nderuar zyrtarin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye të detyrës gjatë sulmit në Banjskë në shtator 2023. Ritheksojmë thirrjen tonë që autorët të mbahen përgjegjës”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-së./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Armë, granata dhe municion sekuestrohen në Pejë e Deçan

Published

on

Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të ndara të armëmbajtjes pa leje në Pejë dhe Deçan.

Në Pejë, gjatë kontrollit të një lokacioni më 23 shtator, janë gjetur një armë AK-47, dy mitralozë të lehtë, një pushkë përsëritëse, pesë granata dore, shtatë karikatorë dhe rreth 510 fishekë. Armët dhe municioni janë tërhequr nga njësiti i FSK-së për shkatërrim.

Ndërsa në Deçan, një person është identifikuar pasi në një video-incizim shihet duke shtënë me armë zjarri në ajër. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është sekuestruar një armë AK-47 me një karikator të zbrazët.

Të dyja rastet janë iniciuar në konsultim me prokurorin dhe mbeten në procedurë hetimore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Aksident fatal në Prizren, humb jetën drejtuesi i motoçikletës

Published

on

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku mes një veture dhe një motoçiklete në Prizren.

Aksidenti ka ndodhur më 23 shtator rreth orës 18:20. Vdekja e drejtuesit të motoçikletës është konstatuar nga ekipi mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa drejtuesja e dyshuar e veturës është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tentim-vrasje në Obiliq, i dyshuari në kërkim policor

Published

on

Një person dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër në Obiliq, më 23 shtator rreth orës 18:20.

Sipas Policisë së Kosovës, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur tri gëzhoja.

Në konsultim me prokurorin, është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit, i cili aktualisht ndodhet në kërkim policor.

Rasti është duke u hetuar për veprat penale “Vrasje në tentativë”, “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara