Lajmet

Mali i Zi: Qeveria buzë rrëzimit

Published

on

Ngerci që shkaktoi ministri malazez i Drejtësisë, Vladimir Leposavic me mohimin e gjenocidit të Srebrenicës, rrezikon të sjellë shpërbërjen e qeverisë të krijuar vjeshtën e kaluar pas një ndryshimi historik pushteti.

Tani për herë të parë në Ballkan, një mohim i tillë ka shkaktuar një krizë të rëndë politike. Leposavic, pati thënë në muajin mars në parlamentin e Podgoricës se është i gatshëm të pranojë se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid, vetëm nëse kjo „konfirmohet qartë”.

Ai tha se ICTY nuk e ka legjitimitetin për të bërë një gjë të tillë, për shkak të gjoja injorancës së Gjykatës Ndërkombëtare për krimet e bëra kundër serbëve. Deklaratat e ministrit janë kthyer në provën e parë të zjarrit për qeverinë e reformuar që ndodhet vetëm katër muaj në pushtet, thotë DW. Indinjata e partnerëve të koalicionit, partive të opozitës dhe pjesëve të publikut malazez është e madhe. Kritika të ashpra patie edhe nga diplomatët e huaj. Kryeministri Zdravko Krivokapiq i kërkoi Leposavicit që të jepte dorëheqjen, por ministri refuzoi. Tani vendimin për shkarkimin e tij duhet ta marrë parlamenti.

Problemi është se për këtë nuk ekziston shumica brenda koalicionit. Krivokapic foli për një përpjekje për “të rrëzuar qeverinë nga brenda”, duke treguar me gisht disa partnerë të koalicionit që janë nacionalistë të djathtë, pro serbë. E qartë është se fjalët e Leposaviqit, e kanë kthyer vendin në “fushë të minuar”, siç shkruante kolumnistja Ratka Jovanović-Vukotić e të përditshmes “Vijesti” (Lajmet). Aktualisht është krejtësisht e paqartë nëse kryeministri Krivokapiq, ministrat e tij dhe partitë që janë pjesë e koalicionit reformues do të gjejnë një rrugëdalje nga kjo dilemë. TCH

Continue Reading

Lajmet

Armë, granata dhe municion sekuestrohen në Pejë e Deçan

Published

on

Policia e Kosovës ka raportuar për dy raste të ndara të armëmbajtjes pa leje në Pejë dhe Deçan.

Në Pejë, gjatë kontrollit të një lokacioni më 23 shtator, janë gjetur një armë AK-47, dy mitralozë të lehtë, një pushkë përsëritëse, pesë granata dore, shtatë karikatorë dhe rreth 510 fishekë. Armët dhe municioni janë tërhequr nga njësiti i FSK-së për shkatërrim.

Ndërsa në Deçan, një person është identifikuar pasi në një video-incizim shihet duke shtënë me armë zjarri në ajër. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është sekuestruar një armë AK-47 me një karikator të zbrazët.

Të dyja rastet janë iniciuar në konsultim me prokurorin dhe mbeten në procedurë hetimore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Aksident fatal në Prizren, humb jetën drejtuesi i motoçikletës

Published

on

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku mes një veture dhe një motoçiklete në Prizren.

Aksidenti ka ndodhur më 23 shtator rreth orës 18:20. Vdekja e drejtuesit të motoçikletës është konstatuar nga ekipi mjekësor në Spitalin e Prizrenit.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa drejtuesja e dyshuar e veturës është arrestuar dhe dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tentim-vrasje në Obiliq, i dyshuari në kërkim policor

Published

on

Një person dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër në Obiliq, më 23 shtator rreth orës 18:20.

Sipas Policisë së Kosovës, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur tri gëzhoja.

Në konsultim me prokurorin, është kontrolluar edhe shtëpia e të dyshuarit, i cili aktualisht ndodhet në kërkim policor.

Rasti është duke u hetuar për veprat penale “Vrasje në tentativë”, “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tre persona arrestohen në Prishtinë për fajde dhe kanosje

Published

on

Tre persona janë arrestuar në Prishtinë nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Fajde” dhe “Kanosje”.

Sipas Policisë së Kosovës, hetimet lidhen me periudhën 2021–2026, ndërsa arrestimi i të dyshuarve është bërë më 23 shtator 2026.

Gjatë kontrolleve në dy lokacione, policia ka sekuestruar tre telefona celularë dhe prova të tjera materiale që do të përdoren në procedurën penale.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara