Lajmet

Serbia ende pa qeveri, Vuçiç përjashton mundësitë për zgjedhje të reja

Published

on

Pas dorëheqjes së kryeministrit serb Millosh Vuçeviç në fund të janarit 2025, Serbia është ende pa një qeveri të re. Presidenti Aleksandar Vuçiç ka përjashtuar mundësinë e shpalljes së zgjedhjeve të reja dhe ka theksuar se një qeveri e re do të formohet brenda një periudhe pak më të gjatë se një muaj. Ky njoftim është bërë nga Vuçiç gjatë një programi në kanalin televiziv Pink të dielën në mbrëmje.

Edhe pse parlamenti nuk ka mbajtur seanca që nga dorëheqja e Vuçeviçit, ai duhet ta pranojë dorëheqjen e tij për të mundësuar formimin e qeverisë së re. Kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiq, deri tani nuk ka thirrur një seancë të re. Vuçiç, megjithatë, nuk ka dashur të konfirmojë spekulimet që Brnabiq mund të rikthehet si kryeministre, por ka theksuar se ajo është një nga personat në të cilin ai ka “pothuajse besim absolut”. Brnabiq ishte kryeministre nga viti 2017 deri në fillim të vitit 2024.

Dorëheqja e Vuçeviçit erdhi mes protestave masive që shpërthyen në Serbi, pas një incidenti tragjik më 1 nëntor 2024, kur një tendë e rinovuar në ndërtesën e stacionit të trenit në Novi Sad u shemb, duke shkaktuar vdekjen e 15 personave. Vuçeviç, i cili kishte drejtuar Novi Sadin nga viti 2012 deri në 2022, ishte i lidhur me projektet e rinovimit të ndërtesës së stacionit, disa nga të cilat ishin realizuar gjatë kohës që ai ishte kryetar i qytetit. Ky incident ishte një nga faktorët që nxiti protestat popullore, të cilat u intensifikuan për shkak të akuzave për korrupsion dhe menaxhim të dobët.

Protestat, të cilat janë udhëhequr kryesisht nga studentët, kanë përfshirë shumicën e kolegjeve dhe universiteteve të Serbisë. Ata janë shprehur kundër korrupsionit të theksuar në qeveri dhe administratën lokale. Studentët kanë bërë thirrje për një tjetër tubim masiv në qytetin jugor të Nishit më 1 mars 2025, për të kërkuar ndryshime dhe për të protestuar kundër korrupsionit dhe keqadministratës. Ky zhvillim ka shkaktuar një krizë politike në Serbi, dhe formimi i një qeverie të re mbetet i pasigurt ndërkohë që protesta po vazhdojnë të rriten në intensitet./UBTNews/

 

Lajmet

BE uron Ramën dhe ministrat e rinj: Shqipëria mund të mbyllë negociatat brenda 2027

Published

on

By

Delegacioni i Bashkimit Evropiane në Shqipëri ka përgëzuar Kryeministrin Edi Rama dhe kabinetin e ri qeveritar pas betimit te Presidenti, për detyrën në katër vitet e ardhshme në qeverisjen e vendit.

Me një postim në rrjetin social X, delegacioni i BE-së deklaron se miratimi dhe zbatimi i reformave të nevojshme, do duhet të jetë transparent dhe gjithëpërfshirës. Vetëm përmes këtyre proceseve, sipas delegacionit, Shqipëria do arrijë qëllimin për mbylljen e negociatave deri në vitin 2027 dhe anëtarësimin në familjen e madhe europiane brenda 2030-ës.

“Urime Kryeministrit @ediramaal dhe të gjithë Ministrave me rastin e marrjes së detyrës. Me një përpjekje të vazhdueshme në miratimin dhe zbatimin e reformave të nevojshme përmes proceseve transparente dhe gjithëpërfshirëse, Shqipëria mund të arrijë qëllimin e saj ambicioz për mbylljen e negociatave të pranimit në BE deri në fund të vitit 2027. Ne mezi presim të punojmë së bashku me të gjithë palët e interesuara shqiptare për të arritur këtë moment të rëndësishëm në dobi të popullit shqiptar”, thuhet në postim.

Më 12 shtator, Edi Rama u dekretua nga presidenti Bajram Begaj për herë të katërt si kryeministër i Shqipërisë, prej ngjitjes në krye të pushtetit ekzekutiv në vitin 2013./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Shpati Zekaj i sjellë medalje elitare Kosovës në xhudo

Published

on

Sportisti kosovar Shpati Zekaj ka arritur një tjetër sukses të madh për sportin dhe shtetin e Kosovës në sportin e xhudos. Zekaj erdhi pasi ishte stolisur me medalje të bronztë në Kupën Evropiane për Seniorë që po mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Në ndeshjen vendimtare për medalje, Zekaj arriti të mposhtë me Waza-ari garuesin italian Enrico Bergamelli, duke siguruar kështu një podium të merituar.

Ky rezultat përbën një arritje të rëndësishme për xhudon kosovare, e cila vazhdon të shënojë suksese në arenën ndërkombëtare./S.K/KP/

Continue Reading

Botë

Franca pritet ta njohë sot Palestinën

Published

on

Franca pritet që ta njohë sot shtetin e Palestinës, sipas sekretarit të parë të partisë socialiste, njëherësh deputeti, Oliver Faure, pasi i njëjti kishte përmendur datën e 22 shtatorit.

Ai ka kërkuar që kur Franca më në fund do ta njohë shtetin e Palestinës, të ngritet flamuri palestinez nëpër komunat e Francës.

Por, ngritjen e flamurit nëpër komuna, e ka kundërshtuar Ministria e Brendshme.

Megjithatë, deputeti Faure ka thënë se pavarësisht tendencës që ministri i Brendshëm në largim po përpiqet t’i ndjekë penalisht kryebashkiakët që do të ndërmerrnin nismën për të lyer godinat e komunave me ngjyrat e Shtetit të Palestinës, i bëri thirrje Emmanuel Macronit, që Franca të jetë e qëndrueshme me qëndrimin që do të shpallë sot përpara komunitetit ndërkombëtar./S.K/EO/

Continue Reading

Aktualitet

27 vjet nga rënia e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit

Published

on

Sot bëhen 27 vjet nga rënia heroike e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortes së tij, Xhevë Krasniqi-Lladrovci, po ashtu njëra ndër luftëtaret e para të UÇK-së.

Çifti Fehmi e Xhevë Lladrovci, ishin ndër figurat më emblematike të organizimit dhe luftës për liri në Kosovë, të cilët ranë më 22 shtator të vitit 1998, në një betejë të vështirë e të pabarabartë me forcat serbe në Çiçavicë.

Bashkë me ta ra edhe studentja, Fatime Hetemi dhe shumë dëshmorë të tjerë.

Fehmi Lladrovci ishte komandant i Brigadës 114 të UÇK-së, emrin e të cilit do ta mbajë kjo brigadë.

Në sheshin e Drenasit janë vendosur shtatoret e dëshmorëve Fehmi dhe Xhevë Lladrovci./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara