Lajmet

Senatori Rand Paul beson se paratë e ShBA-së ndihmuan në krijimin e viruseve të rrezikshme në Kinë

Published

on

Ndërsa debati lidhur me origjinën e koronavirusit ende po vazhdon, një grindje e re ka shpërthyer rreth hulumtimeve të viruseve që po bëheshin në Kinë duke përdorur fondet e SHBA-së.

Pra, është e lidhur me teorinë e paprovuar se virusi mund të ketë rrjedhur nga një laborator në Wuhan, qyteti kinez ku u zbulua rasti me Covid-19 për herë të parë.

Kjo ide përqendrohet në kërkimet e kryera mbi viruset e lakuriqëve të natës në Institutin e Virologjisë të Wuhan.

Senatori republikan Rand Paul pretendon se paratë amerikane u përdorën për të financuar kërkime atje që i bënë disa viruse (jo koronavirusin) më infektues dhe më vdekjeprurës, të njohur si “gain-of-function”, që shqip nënkupton fitim i funksionit.

Por pohimi i tij është hedhur poshtë nga Dr. Anthony Fauci, shefi i sëmundjeve infektive në SHBA.

Çfarë është hulumtimi i ‘gain-of-function’?

Kjo nënkupton kur një organizëm zhvillon aftësi të reja (ose “funksione”).

Organizmat modifikues mund të jenë një mënyrë për të luftuar sëmundjet si malaria.

Kjo mund të ndodhë në natyrë, ose mund të arrihet në një laborator, kur shkencëtarët modifikojnë kodin gjenetik ose vendosin organizma në mjedise të ndryshme, për t’i ndryshuar ato në një farë mënyre.

Me viruse që mund të paraqesin rrezik për shëndetin e njeriut, kjo do të thotë të krijoni viruse potencialisht më të transmetueshme dhe të rrezikshme.

Mirëpo a i financoi SHBA këto kërkime të viruseve në Kinë? Po, ka kontribuar me disa fonde.

Dr Fauci, si dhe këshilltar i Presidentit Biden, është drejtori i Institutit Kombëtar të SHBA të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive (NIAID), pjesë e Instituteve Kombëtare të Shëndetit të qeverisë amerikane (NIH). Kjo organizatë, i dha para një organizate që bashkëpunoi me Institutin e Virologjisë Wuhan.

Organizatës në fjalë, EcoHealth – iu kishte dhënë një grant në 2014 për të parë koronavirusët e mundshëm nga lakuriqët e natës.

EcoHealth mori 3.7 milion dollarë nga NIH, 600,000 dollarë nga të cilat iu dhanë Institutit të Virologjisë në Wuhan.

Në 2019, projekti u rinovua për pesë vjet të tjera, por më pas u anulua në prill 2020 për shkak të pandemisë.

A u përdorën paratë e ShBA-së për studime të ‘gain-of-function’?

Në maj, Dr. Fauci deklaroi se Instituti Kombëtar i Shëndetit (NIH) “nuk ka financuar kurrë dhe nuk financon tani kërkime të tilla në Institutin e Virologjisë Wuhan”.

Instituti i Virologjisë, Wuhan.

Senatori Paul beson se hulumtimi u kualifikua si hulumtim “fain-of-function” dhe iu referua dy punimeve akademike nga instituti kinez, një të vitit 2015 dhe një tjetër më 2017.

Senatori Rand Paul beson se paratë e SHBA ndihmuan në krijimin e viruseve të rrezikshme.

Ai shtoi se ai plotësoi përkufizimin zyrtar të një studimi të tillë të përshkruar në 2014 kur qeveria e SHBA-së ndaloi financimin për aktivitete të tilla për shkak të shqetësimeve të biosigurisë.

Financimi u ndërpre për të lejuar që të hartohet një kornizë e re për një hulumtim të tillë.

Pse Dr. Fauci e hedh poshtë këtë akuzë?

Dr. Fauci i tha Senatit duke dëgjuar kërkimin në fjalë “është vlerësuar shumë herë nga njerëz të kualifikuar për të mos rënë nën përkufizimin e fitimit të funksionit”.

Ai gjithashtu tha se ishte “e pamundur molekularisht” që këto viruse të kishin rezultuar në koronavirus, megjithëse ai nuk dha hollësi.

Ai gjithashtu thotë se asnjë nga viruset që ishin objekt i studimit të vitit 2015 nuk kanë të bëjnë me Sars-Cov-2, i cili shkaktoi pandeminë në vitin 2020.

Një qelizë njerëzore e infektuar me koronavirus.

Ai gjithashtu shton: “Ne kurrë nuk kemi futur mutacione në kulmin e [virusit] për të shtuar rritjen në qelizat njerëzore”.

Studiuesja dhe biologia amerikane Alina Chan, dha një përkufizim rreth kësaj. “Kjo mund të nënkuptojë se hulumtimi mbi viruset mund të mos ketë ndërmend të prodhojë “përfitim të funksionit”, megjithëse ky mund të jetë rezultati përfundimtar i tij” tha ajo.

Marrë me shkurtime nga: BBC/UBTNews

Vendi

Vdes ish-kongresisti Eliot Engel, zë i fuqishëm në mbështetje të Kosovës

Published

on

By

Ish-kongresisti amerikan Eliot Engel ka vdekur në moshën 79-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi si një nga mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës. Ai u largua nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara në janar 2021, pas mbi 30 vjetësh shërbim.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, e cilësoi vdekjen e tij si humbje të një miku të dëshmuar dhe përkrahësi të palëkundur të lirisë dhe shtetësisë së Kosovës. Ajo theksoi se Engel, gjatë dekadave në Kongres, ishte në anën e drejtë të historisë – nga mbështetja për ndërhyrjen e NATO më 1999 kundër regjimit të Slobodan Milošević, deri te përkrahja për pavarësinë e Kosovës më 2008.

Edhe kongresisti Ritchie Torres e vlerësoi Engelin si një zë të fortë për Kosovën dhe komunitetin shqiptar në kohë kur pak të tjerë i kushtonin vëmendje.

Engel, pjesë e Partisë Demokratike, përfaqësoi që nga viti 1989 një zonë të Bronksit në New York City me komunitet të madh shqiptar. Ai ishte ndër figurat kyçe në sigurimin e mbështetjes së Kongresit për njohjen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Për kontributin e tij, Kosova ka emërtuar rrugë dhe autostradë me emrin e tij, si dhe ka lëshuar pullë postare me portretin e Engelit. Ndërkohë, qëndrimet e tij pro Kosovës e bënë figurë të diskutueshme në Serbi, e cila vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e saj.

Gjatë një seance dëgjimore në vitin 2020, Engel kishte shprehur lidhjen e veçantë me rajonin, duke theksuar se asnjë vend në Ballkan nuk e kishte prekur më shumë se Kosova.

Ai hyri në Kongres në periudhën e shpërbërjes së dhunshme të Jugosllavisë dhe u angazhua në çështjet e rajonit përmes Komitetit për Punë të Jashtme, duke u bërë një nga njohësit më të mirë të Ballkanit në politikën amerikane.

Continue Reading

Lajmet

Kalon në parim ligji për sigurime shëndetësore dhe çmimet tavan

Published

on

By

Në vazhdimin e seancës së dytë të jashtëzakonshme të pasdites, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor dhe atë për çmimet tavan.

Projektligji për sigurimet shëndetësore u miratua me 65 vota për, duke marrë mbështetje edhe nga një pjesë e opozitës, e cila e cilësoi atë si të domosdoshëm. Ky projektligj parasheh krijimin e një pakete bazike shëndetësore që do të përditësohet çdo vit, ndërsa kontributet do të jenë 3.5 për qind nga paga e të punësuarit dhe 3.5 për qind nga punëdhënësi, për financimin e fondit të sigurimit.

Megjithatë, u theksua se funksionalizimi i Sistemit Informativ Shëndetësor mbetet parakusht për zbatimin e tij, ndërkohë që digjitalizimi i këtij sistemi ende nuk është përmbyllur. Një ligj i ngjashëm ishte miratuar edhe në vitin 2014, por nuk kishte gjetur zbatim praktik. Ndërkaq, ky projektligj ishte rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese në janar për shkak të miratimit jokushtetues. Shqyrtimi i dytë i tij pritet të bëhet më 23 prill.

Në të njëjtën seancë, Kuvendi miratoi në parim edhe projektligjin për çmimet tavan me 63 vota për, pa mbështetjen e opozitës. Sipas ministrit të Financave, Hekuran Murati, ligji synon mbrojtjen e qytetarëve dhe do të përdoret si masë e jashtëzakonshme në raste të destabilizimit të tregut, duke theksuar se nuk është kundër tregut të lirë, por kundër abuzimeve me çmimet.

Nga ana tjetër, deputetët opozitarë e kundërshtuan projektligjin, duke vlerësuar se ai rrezikon ndërhyrjen në tregun e lirë dhe i jep Qeverisë kompetenca të drejtpërdrejta për kontrollin e çmimeve. Ata ngritën shqetësime edhe për mënyrën e funksionimit të bordit të paraparë në projektligj, duke e cilësuar atë si jopavarur dhe me mungesë të metodologjisë së qartë për vendimmarrje.

Continue Reading

Vendi

Kuvendi i Kosovës ratifikon katër marrëveshje ndërkombëtare të kredisë

Published

on

By

Në seancën e mbajtur të premten, deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar disa projektligje që mundësojnë ratifikimin e marrëveshjeve të kredisë me institucione të rëndësishme ndërkombëtare.

Projektligjet e miratuara, të cilat u përfaqësuan nga Ministria e Financave, përfshijnë:

Zhvillimi i Sektorit Financiar: Marrëveshja me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA) për mbështetjen e projektit të sektorit financiar në vend.

Energjia dhe Klima: Marrëveshja me bankën gjermane KfW për programin e kredisë që synon reformat në sektorin e energjisë dhe mbrojtjen e klimës.

Politika Publike: Marrëveshja me Agjencinë Franceze për Zhvillim (AFD) për programin e kredisë të bazuar në politikat e përgjithshme shtetërore.

Tregtia dhe Transporti: Marrëveshja me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin “Lehtësimi i Tregtisë dhe Transportit në Ballkanin Perëndimor 2.0”.

Këto marrëveshje synojnë të forcojnë infrastrukturën ekonomike dhe të lehtësojnë integrimin rajonal përmes investimeve në sektorë strategjikë për Kosovën.

 

Continue Reading

Lajmet

Miratohet rezoluta për mbrojtjen e të vërtetës së luftës

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 90 vota pro dhe asnjë kundër- Rezolutën për mbrojtjen e historisë dhe të vërtetës së luftës në Kosovë.

Ky propozim i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) bëri bashkë pozitën dhe opozitën, të cilat votuan unanimisht për të mbrojtur vlerat e luftës çlirimtare dhe për të parandaluar tentativat për rishikimin e historisë.

Përmes këtij votimi, deputetët treguan unanimitet, duke vlerësuar se mbrojtja e sakrificës së popullit dhe e të vërtetës historike është një obligim kombëtar që qëndron mbi dallimet politike.

Continue Reading

Të kërkuara