Lajmet

Sëmundjet nuk diktojnë vetëm trajektoren e historisë, ato kontrollojnë edhe të ardhmen

U desh pandemia e Covid-19, që të ekspozonte fuqinë reale që mikrobet kanë mbi jetën tonë.

Published

on

Ju jeni tmerrësisht në pakicë në raporte mikrobet. Edhe brenda vetë trupit tuaj. 30 trilionë qelizat tuaja nuk mund të konkurrojnë me rreth 40 trilionë baktere që jetojnë “pa qira” në zorrët, lëkurën dhe nën thonjtë tuaj. Vetë ADN-ja juaj i detyrohet një pjesë të konsiderueshme – rreth 8 për qind – të përmbajtjes së saj retroviruseve, të cilët kur infektojnë një spermatozoid apo qelizën e një veze femërore, mund të rishkruajnë seksione të shkurtra të kodit tonë gjenetik në një mënyrë që t’ia kalojnë brezit të ardhshëm.

Mendohet se këto copa i dhanë paraardhësve tanë të largët, aftësinë për të krijuar kujtime dhe për të mbajtur të vegjlit e tyre në mitër në vend se t’i vendosnin vezë. Pa to, njerëzit mund të dukeshin shumë ndryshe. Dhe jo vetëm kaq. Edhe sot, bakteret që jetojnë në zorrën tuaj – mikrobioma juaj – mund të ndikojnë në sjelljen tuaj në mënyra që ju dhe as shkencëtarët nuk mund t’i kuptojnë si duhet.

Ato lëshojnë neurotransmetues që ju bëjnë më të shoqërueshëm, dhe me shumë gjasa për të përhapur baktere, duke e përdorur trurin si një instrument për t’i shërbyer qëllimeve të tyre.

U desh pandemia e Covid-19, që të ekspozonte fuqinë reale që mikrobet kanë mbi jetën tonë. Por bakteret dhe viruset, e kanë formësuar botën tonë në mënyra të padukshme për mijëvjeçarë, duke ndikuar jo vetëm tek trupat tanë, por edhe në formën e botës në të cilën jetojmë:në histori, politikë, fe. Ky është argumenti kryesor që trajton në librin e tij të ri “Patogjeneza:Si e kanë diktuar historinë mikrobet”, studiuesi dhe sociologu i shëndetit publik Xhonatan Kenedi.

“Në pranverën e vitit 2020 shumë njerëz thoshin ‘Kjo është e jashtëzakonshme, kjo është e paprecedentë’. Por unë e dija që kjo nuk ishte e vërtetë”– thotë ai. Duke shqyrtuar literaturën, Kenedit iu ngulit në kokë një pyetje: “Nëse bakteret dhe viruset kishin një ndikim kaq të madh tek ne si individë, çfarë ndikimi kanë pasur tek ne si grupime politike, ekonomike dhe sociale? Pra si kanë ndikuar mikrobet në historinë njerëzore dhe më e rëndësishmja: çfarë lloj ndikimi mund të ketë një pandemi globale në zhvillimet e ardhshme?

“Historianët, priren ta shohin botën natyrore si një skenë në të cilën veprojnë njerëzit efamshëm, ose ndonjëherë grupe njerëzish. Ne duhet ta ndryshojmë konceptualizimin e historisë, dhe ta shohim veten si pjesë e një ekosistemi. Kjo gjë mund të na ndihmojë në shpjegimin e mistereve të vjetra. Për shembull pse Homo sapiensi i mposhti Neandertalët.

Përgjigjja: Një përzierje e fuqishme e patogjenëve dhe e mbarështimit. Por ashtu mund të ketë kuptim fakti, se si grupe të vogla pushtuesish ishin në gjendje të mposhtnin perandoritë e mëdha të Botës së Re. Sëmundjet infektive, si lija, u transportuan përmes Atlantikut nga të ardhurit e parë. Ato e shfarosën popullsinë e Botës së Re, dhe brenda disa dekadash komunitetet dikur të lulëzuara u kthyen në qytete fantazmë. Popullsia e Amerikës ra me 90 për qind brenda 1 shekulli nga momenti kur Kolombi mbërriti në Hispaniola. Rënia e popullsisë ishte aq e theksuar, saqë sotmund të shihen ende gjurmët në akullin e Grenlandës. Ajo pati një ndikim në temperaturën e botës, thekson historiani.

Suksesi i pushtuesve i është atribuar armëve, mikrobeve dhe çelikut. Por ndikoi disi edhe fati:Bota e Re kishte më pak kafshë shtëpiake se sa e vjetra, dhe më pak kafshë që jetonin në tufa të mëdha si lopë dhe dele. Si rezultat, sëmundjet infektive kishin më pak shanse për t’uinkubuar dhe për kapërcyer pengesën e specieve tek njerëzit.

Ndaj njerëzit që jetonin në Amerikë, nuk kishin pasur kurrë mundësinë të krijonin imunitet ndaj patogjenëve si lija, e cila mendohet se ka kaluar nga bagëtitë tek njerëzit që në ditët e para të lindjes së bujqësisë, rreth viteve 10.000 Para Krishtit.

Ndërkohë, ka shembuj të tjerë bindës të mikrobeve që ndryshojnë rrjedhën e historisë. Vdekja e Zezë e zvogëloi popullsinë në moshë pune, dhe i dha më shumë vlerë krahut të punës, duke nxitur fundin e sistemit feudalist. Malaria e bëri të padepërtueshme pjesën më të madhe të Afrikës deri në vitet 1880, kur nisi të përdorej gjerësisht kinina (e cila u nxor nga lëvorja e pemës së kinchona në Amerikën e Jugut).

Po ashtu sëmundjet mund të jenë përgjegjëse për përhapjen e feve si Krishterimi, që u bë shumë popullore pas Murtajës së Ciprianit në shekullin III, për të cilën sot disa shkencëtarë besojnë se ishte një lloj ethe hemorragjike e ngjashme me Ebolën.

Krishterimi i inkurajoi aktet e mirësisë si një rrugë për të shkuar në Parajsë. Në vend se të braktisnin të sëmurët, të krishterët i ushqenin ata për ta marrë veten, duke përmirësuar në mënyrë drastike normat e tyre të mbijetesës. 

“Edhe me një ndihmë bazë, duke u siguruar njerëzve ujë dhe ushqim, mund të shpëtoheshin 2/3 tretat e njerëzve të sëmurë”, thotë Kenedi.

Për shumëkënd kjo dukej si një mrekulli, dhe ishte lloji më i mirë i publicitetit për çdo fe të re. “Sa për krahasim, paganizmi nuk ofroi një mënyrë shumë të dobishme për të interpretuar ndikimin e shpërthimeve të sëmundjeve infektive”- shton studiuesit. Por përhapja e Krishterimit, promovoi edhe konceptin e sundimit të njeriut mbi natyrën.

Në terma afatgjatë, ky qëndrim ka kontribuar në ndryshimin e klimës, dhe ka nxitur zgjerimin tonë të pamëshirshëm drejt zonave të largëta. Që të dyja janë veprime mund të shpërndajnë sëmundje të reja. Tani mbetet të shihet se çfarë ndikimi do të ketë pandemia e fundit.

“Kur je në syrin e stuhisë e ke të vështirë ta dallosh. Por nëse kthejmë kokën pas në histori, ka kaq shumë raste të pandemive dhe epidemive, që kanë vrarë shumë njerëz, kanë dëmtuar shoqëritë dhe kanë krijuar hapësirë ​​për ide të reja dhe shoqëri të reja. Ndoshta kur të kthejmë kokën pas dhe të analizojmë pandeminë e Covid-19, do të shohim se ka pasur ndryshime që ndoshta ishin duke u zhvilluar tashmë, por që pandemia ose i ka përshpejtuar ose e ka ndryshuar trajektoren e historisë”, thekson Kenedi.

Covid-i ka shërbyer ndoshta si një kujtesë e rendit natyror të gjërave. 

“Ka qenë jo pak tronditëse mënyra se si shumë prej nesh e shohin fuqinë e njerëzve. Por fakti është se ne kemi jetuar, jetojmë ende dhe do të jetojmë gjithmonë në epokën e mikrobeve. Të pajtohesh me këtë fakt, është pjesë e të mësuarit se si mund të jetosh me sukses në këtë planet”, përfundon ai./Wired – Bota.al

Vendi

Takimet me LDK e PDK, Kurti: Nuk priten zgjedhje të reja

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se ka konstatuar gatishmëri për zgjedhjen e presidentit, por se bashkëpunimi mes LVV dhe LDK nuk garanton automatikisht përfundimin e këtij procesi.

Sipas Kurtit, të dy partitë politike disponojnë 81 vota, dhe nga ky numër mund të bjerë vetëm një deputet, por jo më pak se 80. Ai ka vlerësuar takimet me Abdixhikun dhe me Bedri Hamza nga PDK-ja si konstruktive dhe me përmbajtje pozitive.

“Zellë për zgjedhje të reja nuk shoh as te LDK, as te PDK, dhe kjo më jep shpresë që nuk do të ketë zgjedhje të reja,” tha kryeministri.

Ndërkaq, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka konsideruar takimin mbi dyorësh me Kurtin si konstruktiv dhe me përmbajtje të qartë. Ai ka shtuar se për zgjedhjen e presidentit nevojitet një marrëveshje klasike mes partive ose konsensus mbi një kandidat të vetëm, dhe se LDK nuk ka plan të hyjë në qeveri./Kosovapress/

 

Continue Reading

Vendi

Kurti takon Përfaqësuesin e UNDP-së, rikonfirmohet bashkëpunimi strategjik

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Përfaqësuesin e Përhershëm të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Nuno Queirós.

Perfaqwsuesi Queirós e uroi Kryeministrin Kurti për mandatin e tij të ri dhe kabinetin qeveritar.

Ndërkaq, Kryeministri Kurti falënderoi Queirós për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe UNDP-së, duke theksuar se UNDP mbetet një partner strategjik në forcimin e institucioneve dhe në zbatimin e reformave me rezultate konkrete për qytetarët.

Në takim u rikonfirmua gatishmëria për bashkëpunim në fusha me prioriet si lufta kundër korrupsionit dhe sundimi i ligjit, mbrojtja e trashëgimisë kulturore, dokumentimi dhe adresimi i krimeve të luftës, mbrojtja e mjedisit dhe tranzicioni i gjelbër, si dhe reforma në arsim dhe ngritja e kapaciteteve institucionale.

Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e reformës në prokurimin publik, me fokus në rritjen e transparencës, digjitalizimin e proceseve dhe forcimin e mekanizmave mbrojtës kundër keqpërdorimit të fondeve publike.

Ai bëri me dije se qeveria do të vazhdojë me miratimin e strategjisë anti-korrupsion dhe ligjit për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Të dy palët theksuan se bashkëpunimi i deritanishëm ka dhënë rezultate të prekshme dhe shprehën përkushtimin për ta thelluar më tej partneritetin në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe forcimit të institucioneve të Republikës së Kosovës.

 

Continue Reading

Vendi

Dialogu Kosovë-Serbi nën udhëheqjen e Konjufcës

Published

on

By

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, priti sot Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen, ku diskutuan mbi zhvillimet e fundit në dialog dhe mënyrën e avancimit të tij.

Gjatë takimit, Konjufca informoi  Sørensen se nga tani procesi i dialogut do të udhëhiqet nga ai personalisht, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. U shkëmbyen pikëpamje mbi momentumin aktual të dialogut dhe parimet që mund të sigurojnë një proces më efektiv dhe të qëndrueshëm.

Konjufca theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar që dialogun ta shohë si mundësi për përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore me Serbinë, si dy shtete sovrane në rrugën e tyre drejt integrimit evropian.

Konjufca dhe Sørensen u pajtuan mbi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian për një dialog konstruktiv dhe të rezultateve konkrete.

Continue Reading

Lajmet

Haxhiu dhe ambasadori britanik diskutojnë zgjedhjen e Presidentit

Published

on

By

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ku biseduan mbi marrëdhëniet e mes dy vendeve, zhvillimet aktuale institucionale dhe proceset lidhur me Presidencën.

Gjatë takimit, Kryetarja Haxhiu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës, veçanërisht në faza kyçe të zhvillimit të saj, duke theksuar progresin e arritur në konstituimin e institucioneve dhe në kalimin e fazave të rëndësishme.

Ambasadori Hargreaves e përgëzoi Kryetaren Haxhiu për zgjedhjen në detyrë dhe vlerësoi përparimin e shpejtë të Kuvendit në miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe buxhetit për vitin 2026. Ai gjithashtu diskutoi me Kryetaren për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe shprehu pritshmëri për bashkëpunim të ngushtë mes parlamenteve të Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Në këtë takim u ritheksua nga të dy palët gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e partneritetit ndërmjet dy vendeve, duke përfshirë edhe intensifikimin e shkëmbimeve parlamentare që lidhen me institucionet e larta të shtetit.

Continue Reading

Të kërkuara