Lajmet

HRW: Akademiku që po mbahet nga autoritetet egjiptiane është në rrezik të vdekjes

Kërkohet lirimi i tij i menjëhershëm.

Published

on

Një akademik i arrestuar nga autoritetet egjiptiane është në rrezik të vdekjes, ka thënë Human Rights Watch, duke kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm.

Thirrja e HRW-së të mërkurën u mbështet nga 50 grupe të tjera të të drejtave, të cilët thonë se autoritetet duhet t’i ofrojnë Salah Soltanit kujdes shëndetësor të menjëhershëm për t’ia shpëtuar jetën dhe të hetojnë akuzat për torturë dhe keqtrajtim.

Mohimi i qëllimshëm i kujdesit shëndetësor mund të jetë torturë, thuhet në reagimin e grupit.

Sultani, 63 vjeç, është “arrestuar në mënyrë arbitrare” dhe është babai i një mbrojtësi të shquar të të drejtave të njeriut në SHBA, tha tutje HRW./UBTNews/

Live

Ish-komandanti ukrainas, Syrskyi: Kemi stabilizuar frontin dhe kemi ndalur përparimin e Rusisë

Published

on

By

Ukraina ka arritur të stabilizojë vijën e frontit dhe ka thyer aftësinë e Rusisë për të përparuar, falë humbjeve të mëdha që i ka shkaktuar ushtrisë ruse. Kështu deklaroi ish-komandanti i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, gjenerali Oleksandr Syrskyi, në intervistën e tij të parë për BBC-në që prej shkarkimit nga detyra gjatë verës.

Syrskyi hodhi poshtë kritikat se ishte konsideruar nga “shkolla e vjetër” për të udhëhequr një ushtri teknologjikisht të avancuar. Ai deklaroi se humbjet e Rusisë në luftë janë gjashtë herë më të mëdha se ato të Ukrainës — dhe deri në 11 herë më të larta nëse numërohen vetëm ushtarët e vrarë.

Sipas të dhënave, inteligjenca britanike vlerëson se Rusia ka humbur rreth gjysmë milioni ushtarë që nga nisja e pushtimit në vitin 2022, ndërsa vlerësimet amerikane flasin për rreth 150 mijë ushtarë ukrainas të vrarë deri në mesin e vitit 2026. Syrskyi bëri me dije se në gjashtë muajt e parë të këtij viti, Rusia arriti të merrte vetëm 61 kilometra katrorë, ndërsa raporte nga Instituti për Studimin e Luftës (ISW) konfirmojnë se gjatë shtatorit 2026, Moska humbi më shumë territor sesa që arriti të pushtonte.

Ish-komandanti sqaroi gjithashtu përplasjet e tij me ish-ministrin e Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov, të cilat çuan në shkarkimin e të dyve nga presidenti Zelensky. Ai theksoi se kishte mospërputhje në furnizime, pasi Fedorov prioritizonte dronët por neglizhonte pajisjet e tjera thelbësore tokësore. Pavarësisht kritikave, Syrskyi nënvizoi se nën drejtimin e tij përdorimi i dronëve arriti nivele rekord, duke krijuar për herë të parë Forcat e Sistemeve pa Ekipe, ku sot dronët shkaktojnë 80% të humbjeve ruse.

Duke arsyetuar operacionin e tij më të diskutuar — hyrjen e trupave ukrainase në rajonin rus të Kurskut në gusht 2024 — ai e quajti atë një domosdoshmëri që detyroi Moskën të riorientonte trupat dhe t’u jepte frymëmarrje brigadave ukrainase.

Në fund, Syrskyi iu drejtua aleatëve evropianë me një mesazh të qartë: të fillojnë të përgatiten për luftë tani dhe t’i lënë mënjanë iluzionet se konflikti nuk do të arrijë tek ata. Ai parashikoi se e ardhmja e luftës do të jetë edhe më teknologjike, me përdorim të inteligjencës artificiale dhe robotikës, por nënvizoi se roli kryesor në fushëbetejë do të mbetet gjithmonë ai i njeriut. /BBC/

 

Continue Reading

Vendi

Parashikimi i motit për sot

Published

on

By

Dita e sotme do të karakterizohet nga një mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu në disa pjesë të vendit.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, temperaturat minimale do të lëvizin nga 5 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale të ditës do të arrijnë nga 7 deri në 12 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi prej 1 deri në 6 metra në sekondë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Studio Master në të Drejtën Tregtare në UBT me Bursën “Engaged Scholarship”

Published

on

By

Bota e së drejtës nuk kufizohet më vetëm brenda sallave të gjykatave tradicionale apo tek leximi i thjeshtë i neneve ligjore. Në një mjedis ekonomik ku sipërmarrjet po zhvillohen me hapa të shpejtë, ku teknologjia dhe inovacioni po transformojnë pronësinë intelektuale dhe ku transaksionet tregtare kalojnë çdo ditë kufijtë kombëtarë, tregu i punës kërkon profesionistë që nuk janë thjesht njohës të ligjit, por partnerë strategjikë të biznesit. Për shumë të diplomuar në nivelin bachelor që gjenden sot para dilemës se cilën rrugë të ndjekin për të profilizuar karrierën e tyre ligjore, zgjedhja e drejtimit të duhur është hapi më përcaktues drejt suksesit afatgjatë.

Programi Master në të Drejtën Komerciale (Tregtare) në UBT është ideuar pikërisht për t’i dhënë zgjidhje kësaj dileme, duke ofruar një arsimim modern që ndërthur kornizat më të avancuara teorike me aplikimin direkt praktik. Ky program u mundëson studentëve të zhvillojnë njohuri të thelluara mbi qeverisjen, financimin dhe shpërbërjen e shoqërive tregtare, si dhe të zotërojnë të drejtën e kontratave afariste, mbrojtjen e pronësisë intelektuale, markave e patenteve, e deri te zgjidhja e kontesteve përmes arbitrazhit ndërkombëtar. Përmes krahasimit të kuadrit ligjor të Kosovës me standardet e Bashkimit Evropian dhe ato globale, studentët përgatiten për të menaxhuar çështje komplekse ligjore në një treg gjithnjë e më të globalizuar.

Për t’ia bere edhe me të lehtë këtë rrugëtim profesionistëve të rinj që synojnë të bëhen liderë në këtë fushë dinamike, UBT ofron një mbështetje të veçantë financiare përmes bursës Engaged Scholarship prej 20% për këto studime master. Kjo mbështetje financiare u dedikohet posaçërisht punonjësve në institucionet e drejtësisë, avokaturës, noterëve, zyrtarëve ligjorë në institucione, zyrtarëve të burimeve njerëzore, si dhe të gjithë punonjësve në institucione të tjera publike dhe private. Kjo bursë përfaqëson një investim të drejtpërdrejtë në potencialin e studentëve që tregojnë përkushtim akademik dhe angazhim për të kontribuar në zhvillimin e një mjedisi të qëndrueshëm e ligjor në rajon, duke lehtësuar kështu rrugëtimin e tyre drejt ekselencës profesionale.

Gjatë këtij programi, përvoja akademike e kalon kornizën e leksioneve klasike. Studentët trajnohen në metodologji të avancuara kërkimore, menaxhojnë ekipe dhe marrin pjesë në simulime të proceseve gjyqësore tregtare, si dhe mësojnë hartimin e kontratave profesionale dhe menaxhimin e përgjegjësisë sociale të korporatave. Me një mision të qartë për të edukuar profesionistë etikë dhe të përgatitur për sfidat reale të sipërmarrjes, Masteri në të Drejtën Komerciale (Tregtare) në UBT mbetet zgjedhja ideale për të gjithë ata që duan ta transformojnë pasionin për drejtësinë në një karrierë të suksesshme ndërkombëtare.

Meqenëse afati i regjistrimit dhe vendet e lira janë të kufizuara, merr vendimin tënd tani dhe siguro 20% bursë për studimet tuaja.

Continue Reading

Lajmet

Dekania e Fakultetit të Shkencave Politike në UBT, Hajdi Xhixha, prezanton kërkimin e saj në Universitetin Suedez të Mbrojtjes

Published

on

By

Dekania e Fakultetit të Shkencave Politike dhe Studimeve të Sigurisë në UBT, Dr. Hajdi Xhixha, ka marrë pjesë në punëtorinë kërkimore “Research Workshop on Military Profession, Education and Organization”, të mbajtur më 7 tetor 2026 në Universitetin Suedez të Mbrojtjes në Stokholm të Suedisë.

Në këtë aktivitet ndërkombëtar, Dr. Xhixha prezantoi punimin me temë “Russian Cognitive Warfare and European Cognitive Defence from Strategic Concern to Actionable Framework: The Garrison Mindset, the Luria-Lefebvre Framework, and Europe’s Cognitive Defence Architecture”, duke trajtuar luftën kognitive ruse dhe mbrojtjen kognitive evropiane, me fokus në qasjet strategjike dhe kornizat e zbatueshme për adresimin e këtyre sfidave.

Po ashtu, u shpreh gatishmëria për mundësi të ardhshme bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve.

Continue Reading

Të kërkuara