Lajmet

Selimi: Kërkohet barazi gjinore në fushën e sportit

Ai shtoi se nga rezultatet e anketës vërehet një numër i ulët i vajzave dhe grave që përfshihen në këtë drejtim.

Published

on

Rreth 70 për qind e të punësuarave në fushën e sportit dhe të edukimit fizik në vend janë meshkuj, ndërkaq rreth 30 për qind janë femra, kështu u tha në tryezën me temën “Tejkalimi i hendekut ekzistues midis Akademisë dhe tregut të punës”.

Profesori dhe njëkohësisht koordinatori i projektit, Musa Selimi gjatë prezantimit të këtij hulumtimi, tha se duhet më shumë punë rreth barazisë gjinore, derisa shtoi se nga rezultatet e anketës vërehet një numër i ulët i vajzave dhe grave që përfshihen në këtë drejtim.

“Qëllimi kryesor i këtij hulumtimi ka të bëjë me grumbullimin e informatave për nevojat e tregut të punës në Kosovë, në mënyrë që të arrihet harmonizimi dhe hapja e programeve të reja të studimit në fushën e sportit dhe të edukimit fizik… Sipas të gjeturave, të punësuar sipas gjinisë, 69.12 për qind në Kosovë në shtatë regjione i kemi që janë me përqindje të meshkujve dhe 30.88 për qind, janë femra. Në këtë drejtim duhet të punojmë rreth barazisë gjinore, në bazë të gjeturave ne duhet të ndikojmë në këtë drejtim që ta rrisim përqindjen femrave dhe vajzave në edukim dhe sport”, tha Selimi.

Mes tjerash, Selimi tha se ky projekt është realizuar mes tre niveleve, duke vlerësuar programet e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit, duke shqyrtuar shkallën aktuale të punësimit të studentëve të fakultetit nga industria. Po ashtu edhe duke analizuar tregun e punës për të kuptuar se çfarë duhet ndryshuar dhe ku duhet të harmonizohen kurrikulat e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit.

Në këtë projekt kanë marrë pjesë, komuna e Prizrenit, Pejës, Mitrovicës, Gjakovës, Prishtinës, Ferizaj dhe Gjilanit.

Ndërkaq në pyetësorin për të Diplomuarit, të punësuar kanë marrë pjesë 204 të anketuar.

Ky projekt është financuar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, e administruar nga organizata KUSA dhe e implementuar nga Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit.

Lajmet

​Kriza në Barcelonë, përplasje e hapur mes klubit dhe Ter Stegen

Published

on

Te Barcelona ka shpërthyer një konflikt i plotë mes klubit dhe portierit gjerman, Marc-André ter Stegen, i cili është edhe kapiten i skuadrës. Shkak është bërë refuzimi i tij për të nënshkruar formularin e pëlqimit të informuar, që do t’i lejonte mjekëve të klubit të merrnin raportin e detajuar të operacionit që ai kreu në pjesën e poshtme të shpinës.

Klubi katalanas, i cili sapo ishte kthyer të martën nga turneu në Azi, kishte planifikuar një takim me portierin për të diskutuar raportin mjekësor. Dokumenti duhet t’i dërgohet La Ligës për të përcaktuar kohëzgjatjen e mungesës së tij. Nëse ajo do të ishte katër muaj ose më shumë, Barcelona do të përfitonte mundësinë të afronte lojtarë të rinj, përfshirë Joan Garcian, i cili është siguruar si zëvendësues i tij.

Refuzimi i Ter Stegen për të dhënë pëlqimin ka habitur drejtuesit e klubit dhe ka përshkallëzuar tensionet. Përplasja nisi pas lajmit për afrimin e Garcias, çka u interpretua si sinjal se gjermani mund të largohej. Situata u rëndua edhe më shumë kur Ter Stegen njoftoi i vetëm – dhe jo bashkë me klubin – vendimin për t’iu nënshtruar operacionit, duke parashikuar një rikuperim prej tre muajsh, më pak se koha e nevojshme që Barcelona të regjistronte portierin e ri.

Reagimi i klubit ishte i menjëhershëm: Ter Stegen nuk do të mbajë më shiritin e kapitenit. Ndërkohë, Barcelona ka paralajmëruar hapjen e procedurave disiplinore ndaj tij.

Continue Reading

Lajmet

​United paraqet megaofertë për sulmuesin slloven

Published

on

Manchester United ka bërë një ofertë për sulmuesin e RB Leipzig, Benjamin Sesko, mund të arrijë në 85 milionë euro.

Oferta përfshin një pagesë të garantuar prej 75 milionë eurosh të menjëhershme.

United ende nuk ka marrë një përgjigje, por beson se është një vlerësim i përshtatshëm për 22-vjeçarin slloven dhe se lojtari është i etur të përfundojë një transferim në “Old Trafford”.

Newcastle gjithashtu e dëshiron Sesko-n dhe ka bërë një ofertë për sulmuesin, e cila nuk është pranuar.

 

Continue Reading

Lajmet

​Galliani drejt rikthimit te Milani, zbulohet roli i tij

Published

on

Adriano Galliani pritet të rikthehet te AC Milan, megjithatë pa ndikuar në pozicionin aktual të presidentit Paolo Scaroni. Sipas “Corriere dello Sport”, marrëveshja për rikthimin e ish-drejtorit legjendar është arritur në parim dhe pritet të konkretizohet pas përfundimit të procesit të ndryshimit të pronësisë te klubi i Monzës.

Galliani, aktualisht zëvendëspresident dhe drejtor ekzekutiv i Monzës, do të jetë i lirë të largohet pasi Fininvest të përfundojë kalimin e aksioneve të klubit te fondi amerikan Beckett Layne Ventures, gjë që pritet të ndodhë në mesin e muajit shtator.

Ky fond tashmë ka emëruar Mauro Baldissonin dhe Nicolas Burdisson si drejtues sportivë të rinj, duke hapur rrugë për lëvizjen e Gallianit.

Rikthimi i tij te Milani është përkrahur nga figura të rëndësishme brenda klubit, përfshirë Gerry Cardinale, pronarin e Milanit, Giorgio Furlani, drejtorin ekzekutiv, si dhe Zlatan Ibrahimovic, këshilltar i RedBird Capital.

Galliani do të marrë rolin e drejtorit të futbollit dhe nuk do të ketë konflikt kompetencash me presidentin Scaroni, i cili do të vazhdojë të merret me procesin e ndërtimit të stadiumit dhe detyrat e tij institucionale.

Continue Reading

Lajmet

Osmani tërheq kërkesën e saj në Kushtetuese: Gjyqtari Llaban paraqet rrezik për sigurinë kombëtare

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka tërhequr kërkesën e saj në Gjykatën Kushtetuese, pas caktimit të gjyqtarit Radomir Llaban.

Ajo e ka cilësuar këtë vendim si të domosdoshëm për shkak të shqetësimeve të theksuara për sigurinë kombëtare.

“Ju njoftoj se, në përputhje me ligjin dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, kam tërhequr kërkesën, pasi gjyqtari i caktuar për këtë rast është Radomir Llaban. Ky vendim është marrë pasi ekzistojnë informacione serioze dhe të besueshme për veprimtarinë e tij.

Sipas rregullit nr. 36, gjyqtari raportues ka një rol kyç në proces. Duke u bazuar në raportet kredibile të institucioneve tona të sigurisë, vlerësoj se caktimi i zotit Llaban është jo vetëm i rrezikshëm, por edhe shqetësues për sigurinë kombëtare. Ky gjyqtar nuk është emëruar nga unë, por ka qenë i emëruar që në vitin 2018. Prandaj, në interes të qytetarëve dhe të Republikës së Kosovës, është marrë ky vendim.”

“Ky vendim nuk ka të bëjë me vlerësime personale, por me informata zyrtare të ofruara nga tre drejtues të institucioneve të sigurisë së vendit. Unë nuk kam ndonjë preferencë për ndonjë zyrtar tjetër, por për ta nuk ekziston asnjë informacion zyrtar që do ta cenonte këtë proces.”

Continue Reading

Të kërkuara