Aktualitet

Selakoviq: Të gjitha vendet që vizitova në Afrikën nën-Sahariane s’e njohën Kosovën

Published

on

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq, ka zhvilluar një vizitë 11 ditore në vendet e kontinentit Afrikan.

Ai tha se të gjitha vendet në Afrikën nën-Sahariane që ai vizitoi nuk e njohën pavarësinë e Kosovës, dhe se sipas tij “shumë zyrtarë e shfrytëzuan rastin për ta përsëritur këtë qëndrim në bisedimet me delegacionin serb”.

Selakoviq tha se arsyeja kryesore për vizitën e tij në Afrikë ishte shpërndarja e vaksinave, transmeton Klankosova.tv.

“Serbia, e cila ishte në prag të kolapsit shtatë vjet më parë, sot, falë politikës përgjegjëse dhe vizionare të presidentit Aleksandar Vuçiq, që Serbia ka ardhur në situatën e dhurimit të më shumë se 200,000 vaksinave për miqtë”, tha ai për TV Pink, transmeton Klankosova.tv.

Shefi i diplomacisë serbe theksoi se vaksinat iu dhuruan Libanit, Zimbabve, Zambisë, Namibisë dhe Angolës, dhe se ndërkohë, kontingjente vaksinash iu dorëzuan Tunizisë dhe Iranit.

Duke folur për vizitën në Afrikë, ministri serb deklaroi se delegacioni që ai drejtoi përshkoi 20 mijë e 434 kilometra në 11 ditë.

Ai shtoi se gjatë vizitës ai bisedoi me katër krerë shtetesh, me presidentët e Libanit, Angolës, Namibisë dhe Egjiptit, shtatë ministra të jashtëm, dy zëvendësministra të jashtëm, nëntë ministra të tjerë në vende të tjera, një shef shtabi, dy kryeministra dhe tre kryeparlamentar, transmeton Klankosova.tv.

Vendi

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 12 vendpunishte në pesë komuna

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Punës (IQP) ka ndërprerë punimet në 12 vendpunishte në komunat Skenderaj, Mitrovicë, Vushtrri, Prizren dhe Ferizaj, pas kontrolleve të kryera për zbatimin e legjislacionit të punës dhe sigurisë në punë.

Gjatë inspektimeve, zyrtarët konstatuan shkelje të rënda ligjore që vinin në rrezik të drejtpërdrejtë jetën dhe shëndetin e punëtorëve. Për këtë arsye, punimet janë bllokuar deri në eliminimin e plotë të parregullsive dhe plotësimin e standardeve të sigurisë.

Sipas njoftimit, ky aksion synon parandalimin e aksidenteve në punë, ndërsa rifillimi i punimeve do të lejohet vetëm pas verifikimit të ri nga inspektorët. Inspektorati paralajmëroi se kontrollet do të vazhdojnë me intensitet të lartë në të gjithë vendin./E.A/

Continue Reading

Lajmet

Plagoset një grua nga plumbi qorr në Lipjan, dërgohet në QKUK

Published

on

By

Një grua është plagosur nga një plumb qorr mbrëmjen e së enjtes në Lipjan.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, ku e dëmtuara është qëlluar në trup.

Për shkak të lëndimeve të marra, ajo është dërguar menjëherë për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Policia e ka cilësuar rastin si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Të shtëna me armë para një lokali në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të përdorimit të armës, i cili ka ndodhur mesnatën e së enjtes në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, një grua ka njoftuar se një burrë i panjohur ka shtënë tre herë me armë zjarri në ajër përballë lokalit të saj dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Njësitet policore kanë dalë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja. Rasti po hetohet nga organet e rendit./E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Lipjan: Mashtroi një familje me bileta aeroplani

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Lipjan, i cili dyshohet për veprën penale “Mashtrimi i konsumatorëve”.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, i arrestuari i kishte marrë një shumë parash një familjeje, duke u premtuar rrejshëm se do t’u siguronte bileta udhëtimi me aeroplan.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedua të mëtejshme ligjore./E.A/

Continue Reading

Të kërkuara