Kronika e zezë

Sekuestrohen armë dhe fishekë në disa lokacione

Published

on

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ka sekuestruar armë dhe fishekë në disa lokacione në Obiliq, Graqanicë dhe Lipjan. Policia ka arritur të sekuestrojë dy pistoleta, dy pushka të gjuetisë dhe 12 fishekë.

Rastet sipas raportit të policisë:

• Fsh. Mazgit, Obiliq, 22.06.2021-15:50. Gjatë kontrollimit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të dyshuarit mashkull kosovar i janë gjetur dhe sekuestruar, një pistoletë me 6 copë fishekë dhe një pushkë gjuetie me leje të skaduar. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurort pas intervistimit lirohet në procedurë të rregullt.

• Graqanicë, 22.06.2021-17:30. Është raportuar se gjatë kontrollit në automjetin e të dyshuarit mashkull kosovar i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me gjashtë copë fishekë. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti kalon në procedurë të rregullt.

• Resinovc, Lipjan, 22.06.2021-15:45. Gjatë kontrollimit në shtëpinë e të dyshuarit mashkull kosovar i është gjetur dhe sekuestruar, një pushkë gjuetie. I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Aktualitet

​Arrestohet një person i kërkuar me 6 urdhëresa gjykate në Prishtinë

Published

on

Policia e Kosovës njofton se sot është arrestuar një person shtetas i Kosovës, i kërkuar me gjashtë urdhëresa gjykate.

Sipas policisë, R.G, 30 vjeçar, shtetas i Kosovës, i kërkuar ishte me gjashtë (6) urdhër arreste nga Gjykata dhe tri (3) kërkime policore për veprat penale “Tentim vrasje e rëndë, Grabitje, Kanosje, Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, Lëndim i rëndë trupor”.

I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale. Në kontekstin e kësaj në një operacion të befasishëm që ndërmorën njësitë e stacionit policor Qendra dhe Njësia e Reagimit të Shpejt është arritur arrestimi i personit”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Aktualitet

Pas aksidentit, dërgohet një person pa shenja jete në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës

Published

on

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se sot ka pranuar një person pa shenja të aksidentuar në Emergjencën e Spitalit.

Sipas njoftimit zyrtar ende nuk dihet për detaje tjera rreth aksidentit.

“Sot, në mëngjes, në Emergjencën e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë është sjellë një person i aksidentuar pa shenja jete. Spitali i Përgjithshëm në Pejë shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e të ndjerit”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Aktualitet

​Vdes një person në vetaksident në Jabllanicë të Gjakovës

Published

on

Një person ka humbur jetën tragjikisht në një vetaksident të ndodhur në Jabllanicë të Gjakovës.

Sheremet Elezaj, zëdhënës i policisë rajonale për Gjakovë, ka konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 15:50.

“Policia i është përgjigjur rastit, ku ngasësi i një automjeti dyshohet të ketë humbur kontrollin mbi automjetin dhe është vetaksidentuar. Për pasojë ngasësi, mashkull i moshës madhore, ka humbur jetën, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor”, tha Elezaj.

Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor.

Continue Reading

Aktualitet

Ryshfet me patentë-shoferë, ndalohen dy persona zyrtar

Published

on

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda- Njësiti kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit ka ndaluar me vendim të Prokurorit dy persona për shkak të veprave penale marrja e ryshfetit dhe keqpërdorimi i detyrës apo autoritetit zyrtar.

Personat e ndaluar janë zyrtarë publikë, të cilët dyshohet se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, nga i dëmtuari kanë kërkuar dhe pranuar një shumë të caktuar të të hollave, në atë mënyrë që i dëmtuari ta kalojë testin teorik për patentë shofer, me çka pas dhënies së shumës të caktuar të parave në formë të ryshfetit, i njëjti e ka kaluar testin teorik.

Ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa brenda afateve ligjore Prokurori i Shtetit do të ndërmerr veprimet e nevojshme procedurale.

Continue Reading

Të kërkuara