Lajmet

Sektori i Hotelerisë s’e pranon mbylljen as kthimin e TVSh-së prej 18%, bizneset në prag të falimentimit

Published

on

Kryetari i Odës së Hotelerisë së Kosovës, Hysen Sogojeva ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online se në rast të shtrëngimit të masave, si shkak i rritjes së rasteve me Covid-19, ky sektor nuk do të respektojë këtë vendim.

Sipas Sogojevës, mbyllja eventuale nuk do të ishte masë e duhur, por shkatërrim i biznesit kosovar. Ai ka kërkuar që asnjë masë mos të merret pa u konsultuar me njerëz profesionistë.

“Partitë politika kanë mbajtur fushata të pakontrolluara, absolut nuk i janë përmbajtur udhëzimeve të cilat vetë i kanë aprovuar. Në kuadër të kësaj, meqënëse bizneset hoteliere turistike ndodhen në një situatë mjaftë të vështirë po i paralajmërojmë që nëse merret ndonjë masë pa u konsultuar me neve ne nuk do ta respektojmë. Nuk e respektojmë për arsye se ata janë shkelësit e masave. Nuk është masa adekuate mbyllja, ajo është shkatërrim i biznesit. Ne kemi thënë edhe sa herë nuk është mirë të merren vendime ad-hoc pa u konsultuar me odat, pa u konsultuar me njerëz profesionist, me bazën se si është gjendja e bizneseve. Kemi mundur edhe të kalojmë më mirë e ta ruajmë shëndetin më mirë po të ishim konsultuar. Në kuadër të këtyre masave ne po e themi publikshit që lini njerëzit të punojnë, merrni masa ndaj atyre të cilët nuk respektojnë masat. Ne jemi nisur prej anëtarëve të odës, lirisht edhe anëtarëve tanë jo me dënua, por edhe me mbyllë, vetëm me ia dhënë mundësinë tjetrit të punojë, i cili respekton masat. Ne u kemi dorëzuar guidën, manualin tonë e kanë, mes tij është bërë një udhëzim i përbashkët, përmbajuni atyre udhëzimeve, absolut nuk do të vinim deri te rritja e rasteve dhe nuk kishim me e dërguar biznesin në falimentim”, ka shtuar ai.

Sogojeva edhe njëherë ka bërë të qartë se nuk pranojnë kthimin e normës prej 18% të TVSh-së pas pandemisë.

“I kemi 12 kërkesa dhe secila prej tyre është e realizueshme sepse ne nuk dalim jashtë rrjedhave normale që janë në Kosovë, ne nuk kërkojmë kërkesa astronomike. Por duke i studiuar gjërat duke i prekë bizneset, t’u i pa hallet e dertet ne si kryesi marrim vendime që kjo është e mirë për bizneset të realizohet. Për momentin e kemi 8 për qind TVSh-në, me përfundimin e pandemisë është thënë se do të kthehet si më herët, por ne nuk e lejojmë sepse në rajon e kanë edhe 6 për qind. Ne e kemi 8 kurse para saj ka qenë 18 për qind”, ka thënë ai.

Ndërsa përfaqësuesi i bizneseve të komunës së Kamenicës, Besim Agaj ka thënë për EO se shqetësimet e bizneseve nga kjo komunë janë mjaftë të mëdha.

“Shqetësimet e bizneseve në komunën tonë janë të mëdha. Siç duket Kamenica është e harruar që prej pasluftës. Nuk ka qenë asnjëherë ndonjë organizatë përveç që kemi pasur kontakte me Odën e Hotelierëve të Kosovës dhe e kemi ndjerë një mbështetje prej odës. Nuk kemi pasur ku me u ankuar, nuk kemi pasur qasje me asnjë komunitet, zyre apo vend tjetër. Hallet dhe dertet janë shumë të mëdha”, është shprehur ai.

Agaj ka treguar se nga 18 punëtorë sa ka pasur në biznesin e tij “Tavafi Grill House”, ai është detyruar të reduktojnë numrin në 11 për shkak të pandemisë.

“Mbyllja e parë me 9 orë punë, staf të reduktuar, nuk kemi mund të ia dalim të qeraja, pagesat e shumë gjëra që i kemi pësuar. Ne kemi qenë 18 punëtorë në fillim, u dashtë me ra në 11 numri, pak me balancuar, me ata që kanë qenë më të nevojshëm e që i kanë pasur kushtet më të rënda” ka thënë ai.

Sipas Agajt, bizneset nuk kanë si të zbatojnë masat nëse shteti nuk u përgjigjet në asnjë formë kërkesave të tyre.

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Milaim Berisha, publikon studim shkencor në revistën “Journal of Human Sport and Exercise”

Published

on

By

Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.

Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.

Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.

Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet, por historia nuk rishkruhet

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të enjten gjatë vizitës në Prishtinë se aktgjykimi dënues i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet, duke nërvizuar njëkohësisht se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Gjatë konferencës për media pas takimeve me udhëheqësit e shtetit, shefja e ekzekutivit evropian u shpreh se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mor nga një institucion i pavarur gjyqësor.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara