Kuriozitete

Sekreti i çuditshëm i lumturisë në Butan: Mendo për vdekjen 5 minuta në ditë!

Publikuar

Nga Eric Weiner, BBC

Në një vizitë në Thimphu, në kryeqytetin e Butanit, e gjeta veten të ulur përballë një burri të quajtur Karma Ura. Ndoshta prej faktit që quhej Karma, apo ajri, ose udhëtimi. Por vendosa t’i rrëfej atij diçka shumë personale. Jo shumë kohë më parë, përjetova disa simptoma shqetësuese: gulçim, marramendje, mpirje tek duart dhe këmbët. Në fillim, pata frikë nga ndonjë atak në zemër, ose se po çmendesha. Ndoshta të dyja. Kështu që shkova tek mjeku, i cili më tha të bëja sërë testesh dhe gjeti …
-“Asgjë”, tha Ura. Edhe para se unë të përfundoja fjalinë time, ai e dinte se frika ime ishte e pabazë. Unë nuk isha duke vdekur, të paktën jo aq shpejt sa unë druhesha. Kisha një krizë paniku. Ajo që unë doja të dija ishte: pse tani kur jeta ime ishte duke shkuar mirë dhe çfarë mund të bëja për këtë?
“Ju duhet të mendoni për vdekjen pesë minuta çdo ditë,”- m’u përgjigj Ura. “Kjo do të të shërojë”.
“Si?”, i thashë unë i shtangur.
“Është kjo gjë, kjo frikë nga vdekja para se ne kemi arritur atë që duam apo pa parë fëmijët tanë të rriten. Kjo është ajo që po të shqetëson”.
“Por, pse duhet që të mendoj për diçka kaq të dëshpëruar?”, i thashë.
“Njerëzit e pasur në Perëndim, nuk kanë prekur ndonjëherë trupat e të vdekurve, plagë të freskëta, gjëra të kalbura. Ky është një problem. Kjo është gjendja e njeriut. Ne duhet të jemi të gatshëm për momentin kur do të pushojmë së ekzistuari”.

Vendet, si njerëzit, kanë një mënyrë për të na habitur me kusht që ne jemi të hapur për mundësinë e të papriturës. Mbretëria Himalayan është e njohur për politikat e saj për ” Gross National Happiness”. Është një vend ku supozohet se mbretëron kënaqësia dhe ku është mohuar depërtimi i dhimbjes. Butani është me të vërtetë një vend i veçantë (dhe Ura, drejtor i Qendrës për Studime të Butanit, një person i veçantë), por që veçantia është më me nuanca dhe, sinqerisht, me më pak diell se imazhi që projektojmë mbi ëndrrën Shangri-L.

Në fakt, duke më sugjeruar që të mendoja për vdekjen një herë në ditë, Ura po tregohej i “kursyer” me mua. Në kulturën Bhutanese, një njeri pritet që të mendojë për vdekjen pesë herë në ditë. A është fshehtazi ky një vend me errësirë dhe dëshpërim?
Jo domosdoshmërish. Disa studime të kohëve të fundit tregojnë se, duke menduar për vdekjen aq shpesh, Bhutanese mund ta kenë mirë për diçka. Në një studim të vitit 2007, psikologët Nathan DeWall dhe Roy Baumeister University of Kentucky i ndanë disa studentë në dy grupe. Një grupi iu tha të mendonte një vizitë të dhimbshme tek dentisti, ndërsa grupi tjetër ishte udhëzuar që të mendonte mbi vdekjen e tyre.

Në fund doli se grupi i dytë, që kishte menduar për vdekjen kishte shumë më shumë gjasa për të ndërtuar fjalë pozitive, të tilla si “gëzim”. Kjo çoi studiuesit në përfundimin se “vdekja në fakt është psikologjikisht e rrezikshme, por kur njerëzit mendojë për të, mesa duket sistemi automatik fillon për të kërkuar për mendimet e lumtura”.
Asnjë nga këto, jam i sigurt, se nuk habiste Ura-n, apo ndonjë Butanez tjetër. Ata e dinë se vdekja është një pjesë e jetës, pavarësisht nëse na pëlqen neve apo jo dhe, injorimi i kësaj të vërtete thelbësore, shkakton një kosto të rëndë psikologjike.

Veç faktit që ky qytet shpesh duket si i rrethuar nga shkaqet që shkaktojnë vdekjen, një arsye tjetër mbi këtë koncept lumturie është besimi budist i vendit, sidomos rimishërimi.
Nëse ti e di se do të vish në një jetë tjetër, ke më pak frikë nga përfundimi i jetës aktuale. Siç thonë budistët, nuk duhet ta kesh frikë vdekjen më shumë sesa kur mendon se do hedhësh rrobat e vjetra poshtë./Dritare.net

Kuriozitete

Si ndodhi klonimi i qengjit Dolly?

Shkenca e paraqiti Dollyn si arritjen të vitit.

Publikuar

nga

Shkencëtarët skocezë më 22 shkurt të vitit 1997, njoftuan klonimin e suksesshëm të një qengji, Dolly, me kontributin e tre deleve nëna, një me vezë , tjetra me ADN-në, dhe e treta kishte mbajtur në fetus embrionin e klonuar.

Shkenca e paraqiti Dollyn si arritjen të vitit. Dolly jetoi në Institutin Roslin në Edinburg, Skoci, madje lindi edhe gjashtë qengja.

Dolly u prek nga artriti dhe më 14 shkurt 2003 u vu në gjumë për vdekje për shkak të sëmundjes progresive të mushkërive. Klonimi i gjitarëve (grupim qeniesh ku bën pjesë edhe njeriu) është provuar tejet joefikas. Dolly ishte e vetmja mes 277 përpjekjeve që mbijetoi dhe arriti deri në atë moshë 6 vjeç, edhe pse në vitin 2014 shkencëtarët kinezë raportuan sukses në klonimin e derrave.

Shkencëtarët që klonuan Dollyn, shpallën në vitin 2007 se teknika e përdorur në rastin e Dollyt nuk mund të jetë e efektshme për klonimin e njeriut.

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Pesë fakte interesante rreth Diellit

Dielli ka një moshë mesatare, astronomët besojnë të jetë formuar 4.59 miliardë vjet më parë. Në pesë miliardë vjet do të hyjë në fazën e Gjigantit të Kuq.

Publikuar

nga

Dielli është afro 25 mijë vite dritë larg nga qendra e galaktikës tonë “Udha e Qumështit”.

Dielli ka një moshë mesatare, astronomët besojnë të jetë formuar 4.59 miliardë vjet më parë. Në pesë miliardë vjet do të hyjë në fazën e Gjigantit të Kuq.

Dielli prodhon një sasi enorme të energjisë për të nxehur sistemin tonë diellor. Çdo sekondë rreth 700 milionë ton të Hidrogjenit shndërrohen në Helium, me procesin kimik të Fusionit Nuklear.

Dielli përbëhet nga 72% hidrogjen dhe 26% helium, dhe disa elemente të tjera në gjurmë. Kjo masë e dendur përbën rreth 99% të tërë masës në sistemin tonë diellor.

Nëse dielli do të shuhej, brenda një jave temperatura e tokës do të bëhej -18  ̊C. Për një vjet do të bëhej -73  ̊C, ndërsa brenda disa milionë viteve do të stabilizohej në -240  ̊C./UBTNews/

 

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Një nga fenomenet më të mahnitshme të natyrës

Shkaku i kësaj shfaqje të pabesueshme është një proces kimik që ndodhë në ujë.

Publikuar

nga

“Vala luminoze” në Maldive është një nga fenomenet më të mahnitshme të natyrës. Oqeani shndritë me një hije të pastër kaltër dhe gjelbër. Ky fenomen i mahnitshëm njihet si “vala luminoze”.

Shkaku i kësaj shfaqje të pabesueshme është një proces kimik që ndodhë në ujë. Organizmat mikroskopikë, si planktoni dhe bakteret, shkaktojnë një reaksion kimik kur lëvizin në ujë. Këto organizma shkaktojnë një efekt bioluminescent, duke shkaktuar dritë në ujë kur janë të shqetësuar ose të përzier me ujin.

Për vizitorët që kanë fatin të shohin këtë shfaqje të mrekullueshme, ajo ofron një përvojë të pazakontë dhe të mahnitshme. Në këtë spektakël të natyrës, oqeani bëhet si një qiell me yje, duke e bërë atë një destinacion të veçantë për të eksploruar bukuritë dhe misteret e botës nën ujë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Sahara – shkretëtira më e madhe dhe e nxehtë në botë

Studimet thonë se është e vjetër mbi 4 milionë e 600 mijë vjet.

Publikuar

nga

Sahara një shkretëtirë unike në botë, si për nga madhësia e saj ashtu edhe për ekosistemin që është krijuar në të. Ajo llogaritet të jetë 9 milionë e 200 mijë kilometra katrorë, që nënkupton përafërsisht sa sipërfaqja e Kinës.

Shtrihet në dhjetë shtete Algjeri, Çadi, Egjipt, Libi, Mali, Mauritani, Marok, Nigeri, Sudan dhe Tunizi. Studimet thonë se është e vjetër mbi 4 milionë e 600 mijë vjet. Temperaturat shkojnë mbi 55  ̊c, madje në raste edhe më shumë.

Sahara është nje nga shkretëtirat më të thata në botë dhe ka një numër të ulët të rreshjeve vjetore. Rreshjet në këtë shkretëtirë gjithashtu janë të parregullta. Në disa pjesë të shkretëtires dhe kryesisht në pjesën e Libisë,Egjiptit dhe Sudanit ka dekada qe nuk jane parë me rreshje të shumta shiu dhe këto vende mbajnë rekord kryesor për sasinë më të ulët shiu në botë rreth 10 mm shi. Disa herë dhe për shkak të nxehtësise së madhe në shkretëtirë shiu avullon dhe para se të bjeri. Mesatarisht bie shi rreth 10 ose 15 ditë në vite por ka edhe vende në të cilat bie vetëm 5 ditë në vit./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara