Lajmet

​Së shpejti nis renovimi i Muzeut Kombëtar të Kosovës

Published

on

Dyert e Muzeut Kombëtar të Kosovës do të jenë të mbyllura për rreth një vit për vizitorët për shkak të renovimeve që do të fillojnë së shpejti, ndërkohë që aktivitetet dhe komunikimi me vizitorët do të vazhdojë në forma alternative.

Drejtoresha e Muzeut Kombëtar të Kosovës, Vjollca Aliu në një intervistë tregon se renovimet, të cilat përfshijnë depo, laboratorë, sallat ekspozuese, zyrat e punës dhe hapësira e oborrit, do të fillojnë në një të ardhme të afërt dhe kapin koston prej rreth 3 milionë eurosh.

“Tanimë, të gjitha procedurat kanë përfunduar, nënkupton nënshkrimin e kontratës për caktimin e organeve mbikëqyrëse menaxherëve të kontratës dhe udhëheqësve të drejtpërdrejt dhe pritet shumë shpejtë të fillojë renovimi i ndërtesës së muzeut. Ndërtesa i nënshtrohet në tërësi renovimit dhe kjo nënkupton prej hapësirave të depove, laboratorëve, sallave ekspozuese dhe normalisht hapësirave të punës, zyrave ku qëndron stafi profesional dhe hapësira e oborrit…  Secila pjesë e institucionit të muzeut e ka rëndësinë dhe peshën e vet. Nëse flasim për hapësirat e depove dhe laboratorëve mendoj që është esenciale për faktin që aty trajtohen dhe aty bëhet kujdesi ndaj fondit muzeor, tepër e rëndësishme…Kostoja, kontrata e nënshkruar është afërsisht tre milionë, është publike. Kurse sa i përket kohëzgjatjes është 10 muaj për fillim dhe përfundim të punimeve”, tha Aliu.

Megjithëse muzeu do të jetë i pa qasshëm për vizitorët gjatë rinovimit, Aliu thotë se janë duke shqyrtuar mundësitë për të mbajtur komunikimin me të interesuarit.

“Ne jemi duke e shqyrtuar mundësinë për të parë se cila do të jetë mënyra dhe forma e komunikimit me publikun, në momentin që institucioni i muzeut do të mbyllet dhe nuk do të jetë i qasshëm për vizitorët. Cilat do të jenë ato aktivitete tash nuk mund të them diçka, sepse ende nuk janë finalizuar dhe kërkojnë një procedurë të shqyrtimit dhe miratimit me këshillin drejtues të muzeut dhe me Ministrinë e Kulturës. Besoj që do të ketë diçka”, tha Aliu.

Aliu ka theksuar nevojën për rritjen e numrit të stafit në Muzeun Kombëtar të Kosovës.

“Mendoj se institucioni i muzeut ka nevojë për staf. Kjo është adresuar edhe në rregulloren që muzeu e ka përmbyllur dhe e ka dorëzuar në ministri sa i përket organizmit të brendshëm dhe sistematizimit të vendeve të punës. Është një numër i punëtorëve profesional, tekniku po ashtu edhe staf mbështetës që arrin në shifrën 100 punëtorë. Ndoshta mund të duket shumë, por në anën tjetër nuk mund të them që ky numër i punëtorëve duhet të plotësohen tani. Mendoj që në një periudhë tre deri në pesë vjet në një planifikim afatmesëm, ky numër duhet të plotësohet”, tha Aliu.

Drejtoresha e Muzeut Kombëtar të Kosovës thotë se ka pasur rritje të numrit të vizitorëve në gjashtëmujorin e parë të këtij viti.

“Ka pasur rritje këtë vit në krahasim me periudhën dhe vitin e kaluar në tërësi. Ka pasur ndryshime edhe sa i përket vizitorëve. Vitin e kaluar kemi pasur një numër të jashtëzakonshëm të diasporës. Këtë vit, po ashtu, ka pasur vizitorë edhe nga diaspora, por shquhet për turistë ndërkombëtarë. Sa i përket vizitorëve, nëse flasim për periudhën janar-qershor, flasim për një numër afër 8 mijë vizitorë. Kemi pasur një mbyllje të përkohshme për të rikujtuar defektin që kemi pasur në sistemin e alarmit në sallat ekspozuese. Ajo mbyllje duket se ka rezultuar me një numër cilësor në kuptimin e statistikave. Muaji korrik dhe gusht, çdo ditë, përjashto të hënën, numri i vizitorëve ka qenë mbi 100 vizitorë gjatë ditës”, tha ai.

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara