Lajmet

“S’e pranova ndarjen, trupin e futa në valixhe”, dëshmia e 23-vjeçarit filipinas që vrau studenten shqiptare

Published

on

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin shqiptar dhe atë italian, pasi 23-vjeçari filipinas, Mark Samson, ka pranuar para autoriteteve se ka vrarë ish-të dashurën e tij, 22-vjeçaren shqiptare, Ilaria Sula.

Sipas dëshmisë së tij, ai nuk mund të pranonte ndarjen dhe për këtë arsye kreu aktin makabër.

Si ndodhi krimi?

Sipas hetimeve, vrasja ka ndodhur në banesën e Samsonit në Via Homs, Romë, ndërkohë që prindërit e tij ndodheshin në të njëjtën shtëpi, por nuk janë të përfshirë në hetim. Pas krimit, ai ka vendosur trupin e Ilarisë në një valixhe dhe e ka transportuar rreth 40 kilometra larg kryeqytetit, ku e ka fshehur pranë një përroi në një zonë pyjore.

Mëngjesin e sotëm, pasi u ndalua nga policia, ai pranoi krimin dhe i çoi hetuesit në vendin ku kishte fshehur trupin. Ai gjithashtu pohoi se e kishte goditur Ilarian me thikë disa herë dhe më pas e kishte futur në makinë për ta larguar nga shtëpia.

Samson ka rrëfyer se, për të humbur gjurmët, hodhi thikën në një kosh plehrash dhe celularin e viktimës në një pus në zonën e Montesacro, por deri tani këto sende nuk janë gjetur.

Pas ngjarjes, ai vazhdoi të përdorte celularin e Ilarisë për të fshirë rrjetet sociale dhe për t’u shkruar miqve të saj, duke tentuar të fshehë zhdukjen. Madje, ai shkoi në shtëpinë e një shoqeje të viktimës, duke u shfaqur i shqetësuar për zhdukjen e saj.

Gjatë marrjes në pyetje, ai refuzoi të jepte shpjegime të mëtejshme mbi detajet e krimit dhe arsyet e tij, por u shpreh: “Më vjen keq për atë që bëra.” Samson përballet me akuzat për “vrasje me dashje” dhe “fshehje të një kufome.”

Reagimi i familjes dhe hetimet e mëtejshme

Vrasja e 22-vjeçares ka shkaktuar dhimbje të thellë te familja e saj. Vëllai i Ilarias, Leon, ka mbërritur në Romë së bashku me familjen dhe është shprehur i tronditur:

“Nuk mund ta kuptojmë pse e bëri. Vetëm ai e di. Ilaria s’më tregonte për problemet, tani dyshoj që mesazhet e fundit nuk ishin nga ajo.”

Autoritetet po hetojnë për rolin e prindërve të Samsonit, të cilët ndodheshin në banesë gjatë krimit. Sipas ligjit italian, ata nuk mund të hetohen për ndihmë ndaj djalit nëse nuk ka prova të drejtpërdrejta për bashkëpunim në vrasje.

Ilaria Sula, e cila studionte Statistika në Universitetin Sapienza, ishte zhdukur që prej mbrëmjes së 25 marsit. Shokët e saj të dhomës, që banonin me të në zonën e San Lorenzos, thanë se u largua nga shtëpia pa dhënë asnjë shpjegim dhe nuk u kthye më.

Rektorja e Universitetit, Antonella Polimeni, e quajti ngjarjen “mizore dhe brutale”, duke theksuar se komuniteti akademik është tronditur nga humbja e Ilarisë. Hetimet për këtë ngjarje tragjike vazhdojnë, ndërsa pritet që Samson të dalë përpara gjykatës për t’u përballur me akuzat e rënda që i ngarkohen, raportojnë mediat italiane, njofton Telegrafi.

Vendi

Studentja e UBT-së shpallet fituese e vendit të dytë në Konkursin Ndërkombëtar “Riciklo – Kreativ 2026”

Published

on

By

Studentja e Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT), Erika Hoti, është shpallur fituese e vendit të dytë në edicionin e sivjetshëm të Konkursit Ndërkombëtar Studentor “Riciklo – Kreativ 2026”.

Ky konkurs rajonal, që bëri bashkë studentë të arkitekturës nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, vlerësoi projektet më të mira që ndërthurin kreativitetin, qëndrueshmërinë mjedisore dhe vizionin arkitektonik.

Suksesi i studentes së UBT-së u arrit pas vlerësimit të kujdesshëm nga një juri profesionale ndërkombëtare, nën mbështetjen e Fondacionit Mane, TEG dhe programit B4Students, duke dëshmuar edhe një herë potencialin e lartë të studentëve të këtij institucioni në skenën mbarëshqiptare dhe rajonale.

Continue Reading

lajme

United Hospital avancon kujdesin për shëndetin e fëmijëve me shërbime të specializuara të kirurgjisë dhe urologjisë pediatrike

Published

on

By

Shëndeti i fëmijëve kërkon përkushtim të veçantë, vlerësim të kujdesshëm mjekësor dhe trajtim të përshtatur për çdo moshë. United Hospital ofron shërbime të specializuara në kirurgjinë dhe urologjinë pediatrike, duke u fokusuar në diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve shëndetësore që mund të ndikojnë në mirëqenien dhe cilësinë e jetës së fëmijëve.

Një nga fushat e trajtimit përfshin vlerësimin e problemeve të rënda të zorrëve dhe konstipacionit kronik, veçanërisht kur simptomat vazhdojnë pavarësisht trajtimit të zakonshëm. Në rastet e përzgjedhura, procedurat diagnostikuese dhe ndërhyrjet e specializuara mund të ndihmojnë në identifikimin e shkakut të problemit dhe përcaktimin e trajtimit më të përshtatshëm. Kur dyshohet për sëmundje të lindura të zorrës, analizat histopatologjike mund të jenë të nevojshme për konfirmimin e diagnozës, ndërsa trajtimi përcaktohet nga ekipi mjekësor në bazë të gjendjes individuale të fëmijës.

Për ta bërë kujdesin shëndetësor më të qasshëm për prindërit, United Hospital ofron vizita specialistike në kirurgji dhe urologji pediatrike edhe të shtunave, nga ora 10:00 deri në 16:00, me një ekip profesionistësh të përkushtuar ndaj shëndetit të pacientëve të vegjël.

Prindërit që vërejnë te fëmijët e tyre konstipacion të vazhdueshëm, dhimbje të përsëritura të barkut, fryrje apo shqetësime të tjera duhet të kërkojnë vlerësim mjekësor, në mënyrë që shkaku të identifikohet dhe trajtimi të planifikohet në kohë.

United Hospital – kujdes profesional, vëmendje e veçantë dhe përkushtim për shëndetin e fëmijëve.

📅 Terminet: Çdo të shtunë, 10:00–16:00

📞 Kontakti: 038 60 70 70 / 046 60 70 70

📍 Lokacioni: M2, Prishtinë–Ferizaj, km 7, Prishtinë, Kosovë

Për informata mbi përshtatshmërinë e procedurave për fëmijën tuaj, konsultohuni me specialistët e kirurgjisë pediatrike./rajonipress/

 

Continue Reading

lajme

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në polici

Published

on

By

Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit.

Sipas policisë, një burrë rreth 30-vjeçar është gjetur i vrarë brenda një veture, ndërsa një grua e së njëjtës moshë është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit. Dyshohet se edhe ajo është qëlluar me armë zjarri nga i njëjti person.

Një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe, pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Gjilanit, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm.

Sipas informatave të policisë, i dyshuari dhe viktimat dyshohet se kanë pasur lidhje familjare.

I dyshuari është vetëdorëzuar në polici, ndërsa gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet se është përdorur në rast.

Ngjarja është raportuar rreth orës 14:25 të së premtes. Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivin e kësaj ngjarjeje, i cili ende nuk dihet.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Dy persona të vdekur dhe një i plagosur në Gjilan

Published

on

By

Një rast i rëndë është raportuar në Gjilan, ku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Sipas drejtorit të QKMF-së në Gjilan, Basri Kamberi, personat që janë gjetur pa shenja jete janë një burrë dhe një grua, raporton Ekonomia Online.

Continue Reading

Të kërkuara