Sot në Kosovë pritet të zhvillohen një sërë aktivitetesh dhe ngjarjesh të rëndësishme institucionale dhe publike.
Në Zubin Potok, Policia e Kosovës ka vendosur gurthemelin për ndërtimin e stacionit të ri policor, një investim që synon të rrisë sigurinë në këtë komunë dhe të forcojë praninë policore. Në këtë ceremoni morën pjesë ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të PK-së.
Në qytetin e Gjilanit, kryetari i komunës Alban Hyseni ka vendosur gurthemelin për ndërtimin e Shkollës së Mesme të Mjekësisë, një projekt që pritet të përmirësojë infrastrukturën arsimore dhe të ofrojë kushte më të mira për nxënësit në fushën e mjekësisë.
Ndërkohë, në Prishtinë, Institucioni i Avokatit të Popullit do të mbajë një tryezë të rrumbullakët me temë “Liria e mediave dhe siguria e gazetarëve”, ku do të diskutohen sfidat që ballafaqohen profesionistët e medias dhe nevoja për garantimin e një ambienti të sigurt për punën e tyre.
Në Kuvendin e Kosovës do të zhvillohet seanca konstituive, ku partitë politike pritet të diskutojnë për zhbllokimin e procesit të konstituimit të përbërjes së re parlamentare.
Po ashtu, në mbrëmje, në kompleksin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë do të organiziohet një pritje solemne nga e Ngarkuara me Punë e SHBA-së, znj. Anu Prattipati, për të shënuar 249-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.