

Bota
Scholzi humbet votëbesimin, hapet rruga për zgjedhje të reja në Gjermani
Published
8 months agoon
By
UBTnewsKancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, e ka humbur votëbesimin në Parlamentin e vendit të hënën, me çfarë i ka hapur vendit rrugën për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në fund të shkurtit.
Scholzi e fitoi besimin e 207 ligjvënësve në Bundestag, por 394 të tjerë votuan kundër tij, ndërsa 116 abstenuan.
Atij i nevojitej një shumicë prej 367 votash për ta fituar votëbesimin.
Scholzi udhëheq një qeveri pakicë, pasi koalicioni i tij qeverisës trepartiak dështoi më 6 nëntor, për shkak të mosmarrëveshjeve për mënyrën se si ta ringjallin ekonominë e ngecur të vendit.
Liderët e disa partive të mëdha u pajtuan që zgjedhjet parlamentare të mbahen më 23 shkurt, shtatë muaj më herët se koha e zgjedhjeve të rregullta.
Votëbesimi ishte i nevojshëm sepse Kushtetuta e Gjermanisë nuk e lejon Parlamentin të shpërbehet vetvetiu.
Tani i takon presidentit Frank-Walter Steinmeier të vendosë për shpërbërjen apo jo të Bundestagut dhe për të thirrur zgjedhje të reja.
Ai ka 21 ditë kohë për ta marrë atë vendim, dhe sapo të shpërbëhet Parlamenti, zgjedhjet duhet të mbahen brenda 60 ditëve.
Sondazhet tregojnë se partia e Scholzit është mbrapa partisë kryesore opozitare, blloku i Unionit i Friedrich Merzit. Nënpresidenti Robert Habeck, të Gjelbërit e të cilit ngelin edhe më mbrapa, do të garojë për kancelar gjithashtu.
Partia e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë, e cila po shënon rritje në sondazhe, e ka nominuar Alice Weidelin për kancelare, por ajo nuk ka gjasa për këtë post sepse partitë e tjera nuk duan të bashkëpunojnë me këtë parti.
Bota
Zelensky: Kemi siguruar armë amerikane me vlerë 1.5 miliardë dollarë
Published
9 hours agoon
August 14, 2025By
UBTnews
Ukraina ka siguruar armë amerikane me vlerë 1.5 miliardë dollarë të blera nga aleatët evropianë, shkroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në rrjetin social X.
Udhëheqësi ukrainas tha se Lista e Kërkesave të Përparësuara të NATO-s për Ukrainën, e cila u lejon aleatëve të blejnë armë të prodhuara në SHBA për Ukrainën, “po sjell tashmë rezultate të prekshme”, raporton KosovaPress.
“Që nga sot, ne tashmë kemi 1.5 miliardë dollarë të premtuar. Përmes iniciativës së Listës së Kërkesave të Përparësuara të NATO-s për Ukrainën, anëtarët e NATO-s mund të bashkëpunojnë për të blerë armë të prodhuara në SHBA për Ukrainën”, shkroi ai.
Zelensky sot ka qëndruar për vizitë në Londër, ku është takuar me kryeministrin britanik Keir Starmer, me të cilin ka biseduar mbi luftën në Ukrainë – përpara një samiti midis Donald Trump dhe Vladimir Putin në Alaska të premten.
Zelensky dhe Starmer nuk iu përgjigjën pyetjeve të medias. Negociatat midis Trump dhe Putin nesër mund të kenë një ndikim të madh në Ukrainë dhe Evropë. As Starmer dhe as Zelensky nuk do të jenë rreth tryezës.
Bota
Shtëpia e Bardhë konfirmon konferencën e përbashkët për shtyp Trump-Putin
Published
10 hours agoon
August 14, 2025By
UBTnews
Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe homologu i tij rus Vladimir Putin do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp pas takimit në Alaska, i planifikuar për nesër, konfirmoi Shtëpia e Bardhë.
Konfirmimi vjen pasi Kremlini njoftoi më parë të njëjtin plan, raporton CNN.
Kur u pyet për konferencën, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Caroline Leavitt u përgjigj shkurt se ishte plani.
“Nesër në mëngjes, herët në mëngjes, Trump do të largohet nga Shtëpia e Bardhë dhe do të shkojë në bazën tonë të përbashkët ushtarake në Anchorage, Alaska, ku do të marrë pjesë në një takim kokë më kokë me presidentin Putin, i ndjekur nga një drekë dypalëshe me delegacionet përkatëse nga të dy vendet, dhe më pas një konferencë për shtyp,” tha Leavitt për Fox News.
Leavitt konfirmoi gjithashtu se gazetarët do të kenë mundësinë t’u bëjnë pyetje të dy presidentëve. Ajo shtoi se takimi do të jetë një mundësi për Trump “të ulet dhe ta shikojë presidentin rus në sy dhe të shohë se çfarë përparimi mund të bëhet për të çuar gjërat përpara dhe për t’i dhënë fund kësaj lufte brutale dhe për të sjellë paqe”.
Bota
Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë 84 të burgosur lufte nga secila palë
Published
10 hours agoon
August 14, 2025By
UBTnews
Ukraina dhe Rusia njoftuan një shkëmbim tjetër të të burgosurve të enjten, me 84 ushtarakë që u kthyen nga secila palë.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha në një deklaratë se ushtarakët rusë të liruar ndodhen aktualisht në Bjellorusi dhe më pas do të transportohen në Federatën Ruse për trajtim dhe rehabilitim në institucionet mjekësore, raporton Anadollu.
Në një deklaratë të veçantë, Vladimir Medinsky, kreu i delegacionit rus në bisedimet me Ukrainën, pohoi se nga 1 mijë ushtarë ukrainas të kapur që i kishin bërë thirrje presidentit Volodymyr Zelenskyy për t’u përfshirë në listën e shkëmbimit, Ukraina pranoi vetëm dy individë – Boychuk Alexander Vyacheslavovich dhe Fedorenko Vladimir Viktorovich.
Presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky konfirmoi shkëmbimin, duke vënë në dukje se si personeli ushtarak ashtu edhe civilët ishin pjesë e shkëmbimit.
Ai falënderoi të gjithë ata që u përfshinë në organizimin e tij, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Faleminderit ekipit tonë – të gjithëve në Shtabin e Koordinimit, Drejtorinë Kryesore të Inteligjencës (GUR), Zyrën e Presidentit dhe shërbimet speciale që punojnë për të sjellë njerëzit tanë në shtëpi. Faleminderit Emiratet e Bashkuara Arabe për ndihmën në këtë shkëmbim“, tha ai.
Zelenskyy deklaroi gjithashtu se do të ketë më shumë shkëmbime.
Bota
Organizatat akuzojnë Izraelin se po e përdorë ndihmën humanitare si armë në Gazë
Published
15 hours agoon
August 14, 2025By
UBTnews
Më shumë se 100 organizata jo qeveritare ndërkombëtare kanë akuzuar Izraelin se po e përdor ndihmën humanitare si armë në Gazë, duke thënë se shumica e agjencive kryesore nuk kanë qenë në gjendje të dërgojnë asnjë kamion me furnizime që nga fillimi i marsit, shkruan The Guardian.
Pavarësisht pretendimeve të autoriteteve izraelite se nuk ka kufizime për hyrjen e ndihmës humanitare në territor, grupet thonë se dhjetëra kërkesa për të sjellë ushqim, ilaçe, ujë dhe pajisje strehimi janë refuzuar me arsyetimin se organizatat “nuk janë të autorizuara për të shpërndarë ndihma”. Vetëm në korrik, sipas deklaratës, janë refuzuar mbi 60 kërkesa.
Ky bllokim ka lënë miliona dollarë vlerë mallrash të bllokuara në magazina në Jordani dhe Egjipt, ndërsa spitalet po mbeten pa furnizime bazë dhe civilët po vdesin nga uria dhe sëmundje të parandalueshme. Shumë nga organizatat e prekura thonë se kanë punuar në Gazë për dekada.
Grupet e lidhin pengesën me rregulla të reja regjistrimi të prezantuara në mars, të cilat i lejojnë autoritetet izraelite të refuzojnë aplikimet bazuar në kritere të paqarta, si për shembull. “delegjitimimi” i shtetit. Agjencitë thonë se ky proces po përdoret për të kontrolluar organizatat e pavarura dhe për të censuruar raportimin humanitar.
“Që nga vendosja e bllokadës së plotë më 2 mars, CARE nuk ka mundur të dërgojë asnjë nga furnizimet tona të parapozicionuara me vlerë 1.5 milionë dollarë në Gaza”, tha Jolien Veldwijk, drejtoreshë e vendit për CARE. Oxfam tha se ka mbi 2.5 milionë dollarë mallra të bllokuara për hyrje.
Nënshkruesit u bënë thirrje qeverive dhe donatorëve që të ushtrojnë presion mbi Izraelin për t’i dhënë fund kufizimeve, të kërkojnë hapjen e të gjitha pikave tokësore të kalimit dhe të sigurojnë që agjencitë të mund të veprojnë pa kompromentuar pavarësinë apo sigurinë e stafit.

Jashari: Tare më premtoi për të më sjellë te Milani, ëndrra mu bë realitet

Pse duhet të pish çaj jeshil çdo natë para gjumit?

Drejtori sportiv i Bayernit kritikon: Klubi mund të marrë çdo yll nëse paguan çmimin

Ndryshimet klimatike po përkeqësojnë ashpërsinë e zjarreve në të gjithë Evropën

Zelensky: Kemi siguruar armë amerikane me vlerë 1.5 miliardë dollarë

Policia në Prizren shqipton gjoba deri në 500 euro për drejtuesit e automjeteve me zhurmues të veçante

Jessie J flet pas operimit: Flokët po më bien si të çmendura!

UBT – Lider në nxjerrjen e kuadrove profesionale në Shkencat e Ushqimit dhe Bioteknologji: Pesë studente punësohen në SACH Corporation

Studentja e Farmacisë, Vlera Lipa – Një histori suksesi që nis në UBT dhe vazhdon me shërbim cilësor shëndetësor
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT organizoi Akademi Përkujtimore në nder të Prof. Dr. Naser Kamberit