Lajmet

Scholz mbërrin në Prishtinë

Kosova është destiancioni i parë i vizitës së Scholz në rajon, pasdite do të udhëtojë drejt Beogradit.

Published

on

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka mbërritur në Aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë. Aeroplani me të cilën udhëton ka ateruar në orën 09:45. Ashtu siç ishte planifikuar edhe sipas agjendës.

Ka qenë vet kryeministri Albin Kurti që ka mirëpritur kancelarin gjerman së bashku edhe me amabsadorin e Gjermanisë në vendin tonë, Jorn Rohde.

Kurti dhe Shcolz do të kenë edhe një takim në ndërtesën e Qeverisë në ora 10:45 ndërsa pas takimi është paralajmëruar edhe një konferencë për media.

Vet Kurti, gjatë ditës së djeshme, duke komentuar vizitën e kancelarit Scholz në Kosovë, dhe tha se pret një fillim të ri dhe energjik të Procesit të Berlinit.

“Një fillim të ri dhe energjik të Procesit të Berlinit, ku jemi të gjithë të barabartë dhe ku përshpejtohet anëtarësimi i të gjitha vendeve, duke u bazuar në respektimin e sundimit të ligjit, demokratizmit, luftimit të korrupsionit dhe ballafaqimit me të kaluarën, meqenëse kemi në Serbi një pushtet që mohon masakrën e Reçakut dhe nuk ka bërë asgjë në raport me kriminelët e luftës, të cilët vazhdojnë atje të jenë të lirë dhe pamenduar, përveç të pandëshkuar”, tha Kurti.

Kosova është destiancioni i parë i vizitës së Scholz në rajon, pasdite do të udhëtojë drejt Beogradit. 

Lajmet

REL: SHBA mirëpret marrëveshjen për Ligjin për të huajt, përmend nevojën e konsultimit me komunitetin serb

Published

on

By

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë i ka thënë Radios Evropa e Lirë se mirëpret marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian për zbatimin e Ligjit për të huajt dhe ka theksuar që çdo ndryshim që prek komunitetin serb në Kosovë duhet të bëhet në konsultim me pjesëtarët e tij.

“E përgëzojmë angazhimin e palëve në këtë çështje për të arritur zgjidhje të pranueshme për të dyja palët”, ka thënë një zëdhënës i Ambasadës në përgjigjen me shkrim për Radion Evropa e Lirë.

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur më 14 mars se do të ofrojë leje të përkohshme qëndrimi dhe do t’i njohë letërnjoftimet e pjesëtarëve të komunitetit serb që nuk janë të pajisur me dokumente të Kosovës siç e parasheh Ligji për të huajt dhe për automjetet, që ka nisur të zbatohet nga 15 marsi.

Vendimi është bërë publik pas një takimi të zhvilluar mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Ligjet për të huajt dhe për automjete nisën të zbatohen pjesërisht më 15 janar, fillimisht përmes një fushate informuese për procedurat dhe rregullat e zbatimit të tyre, ndërkaq nga 15 marsi kanë hyrë në fuqi plotësisht.

Ligji u kërkon të gjithë banorëve që nuk kanë dokumente të Kosovës të pajisen me leje qëndrimi, ndërsa automjetet me targa të huaja nuk do të mund të qarkullojnë në Kosovë më gjatë se tre muaj, ose vetëm në bazë të autorizimit.

Hyrja në fuqi e vendimit nuk do t’i prekë serbët e Kosovës për periudhë 12-mujore.

Kryeministri Kurti ka thënë se është pajtuar për të mundësuar leje të përkohshme qëndrimi për punonjësit shëndetësorë dhe ata të arsimit, në mënyrë që serbëve lokalë të mos u mungojnë shërbimet bazike derisa Kosova t’i shkrijë ato plotësisht brenda sistemit të vet.

Këto lehtësira janë mirëpritur nga BE-ja, Mbretëria e Bashkuar dhe nga Serbia. /REL/

 

 

Continue Reading

Lajmet

Me 79 vota pro, Kuvendi i Shqipërisë shpall Iranin shtet sponsor të terrorizmit

Published

on

By

Kuvendi i Shqipërisë ka votuar këtë të martë me 79 vota shpalljen e Iranit shtet sponsor të terrorizmit.

Gjatë votimit pati një abstenim të cilin e votoi Redi Muçi. Nuk pati asnjë votë kundër ndërsa opozita nuk mori pjesë në seancë pas vendimit për bojkot.

Votimi:

79 vota pro

1 abstenim- Redi Muçi

0 kundër

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla gjatë fjalës së tij në seancë u shpreh se terrorizmi nuk është vetëm akt dhune por minim i rendit demokratik.

Ai theksoi se Shqipëria mbetet një shtet i lëkundur në këtë luftë dhe anën e shtetit të së drejtës. Balla rikujtoi edhe sulmin kibernetik ndaj Kuvendit të Shqipërisë duke e cilësuar akt armiqësor. Ndër të tjera, Balla theksoi se synojnë të dënojnë çdo formë të mbështetjes së agresionit.

Ai gjithashtu u kërkoi kolegëve të votojnë që ta shpallin Gardën Revolucionare të Iranit, organizatë terroriste. Pas votimit seanca plenare përfundoi. /Euronews/

Continue Reading

Lajmet

Kallas: BE-ja kërkon zgjidhje diplomatike për Ngushticën e Hormuzit

Published

on

By

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, deklaroi të martën se duhen gjetur rrugë diplomatike për të mbajtur të hapur Ngushticën e Hormuzit, teksa Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u bën thirrje aleatëve të dërgojnë anije luftarake atje për të siguruar tranzitin mes luftës në Iran.

“Askush nuk është i gatshëm t’i vërë njerëzit e vet në rrezik në Ngushticën e Hormuzit. Ne duhet të gjejmë mënyra diplomatike për ta mbajtur këtë (ngushticë) të hapur, në mënyrë që të mos kemi krizë ushqimore, krizë të plehrave artificialë, si dhe krizë energjetike,” tha Kallas në një intervistë për Reuters.

Continue Reading

Lajmet

Bagdad: Sulm intensiv me dronë ndaj Ambasadës së SHBA-së

Published

on

By

Raketa dhe të paktën pesë dronë janë lëshuar drejt ambasadës së SHBA-së në Bagdad herët të martën nga zona të ndryshme rreth qytetit. Burimet irakiane të sigurisë e kanë përshkruar këtë sulm si më intensivin që nga fillimi i luftës së SHBA-së dhe Izraelit me Iranin.

Një dëshmitar i agjencisë Reuters pa të paktën tre dronë që lëviznin në drejtim të ambasadës. Sistemi i mbrojtjes ajrore C-RAM arriti të rrëzonte dy prej tyre, ndërsa një i tretë goditi brenda rrethimit të ambasadës, ku u panë flakë dhe tym.

Telefonat celularë të ambasadës amerikane ishin të fikur kur Reuters tentoi të kërkonte një koment. Milicitë e mbështetura nga Irani kanë sulmuar interesat amerikane në Irak si hakmarrje për luftën që filloi më 28 shkurt.

Të hënën, grupi i lidhur me Iranin, Kataib Hezbollah, njoftoi vdekjen e komandantit të tij të lartë dhe zëdhënësit. Ndërkohë, Forcat e Mobilizimit Popullor deklaruan se sulmet ajrore vranë të paktën tetë luftëtarë të tyre në qytetin irakian Al-Qaim, pranë kufirit me Sirinë.

Forcat irakiane të sigurisë janë vendosur në pjesë të ndryshme të kryeqytetit dhe kanë mbyllur “Zonën e Gjelbër” të fortifikuar të Bagdadit, ku ndodhen ndërtesat qeveritare dhe misionet diplomatike, përfshirë ambasadën e SHBA-së. /Reuters/

 

Continue Reading

Të kërkuara