Lajmet

Scholz: Duhet përshpejtuar dëbimi i migrantëve që u është refuzuar azili

Scholz i ka bërë këto komente në një intervistë për Der Spiegel.

Published

on

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka thënë se Gjermania duhet të nisë dëbimin “në shkallë të madhe” të migrantëve, që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në këtë shtet. Ai është duke e komentuar këtë temë secilën herë e më shumë, prej kur koalicioni i tij qeveritar ka performuar dobët në zgjedhjet e dy landeve, më herët gjatë vitit.

Scholz i ka bërë këto komente në një intervistë për Der Spiegel, pas thirrjeve të opozitës që kancelari i qendrës së majtë ta formojë një koalicion qeveritar me konservatorët për t’u marrë me çështje të migrimit.

Scholz ka dhënë shenja për një iniciativë personale që të merret më këtë çështje, pasi konservatorët dhe partia e të djathtës ekstreme Alternativa për Gjermaninë kanë shënuar rritje të konsiderueshme në zgjedhje.

Javën e kaluar, Scholz e ka prezantuar legjislacionin për ta lehtësuar procesin e dëbimit të migrantëve që u është refuzuar azili. Ai i ka zhvilluar edhe disa takime me guvernatorët shtetërorë rreth mënyrave se si mund të luftohet numri i migrantëve.

Të hënën, Qeveria gjermane e ka njoftuar Komisionin Evropian për kontrolle të përkohshme kufitare në kufi me Poloninë, Republikën Çeke dhe Zvicrën.

Qendrat për migrantë dhe refugjatë janë mbushur në muajt e fundit, pas rritjes së numrit të migrantëve, sidomos prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë.

Në intervistën e së premtes, Scholz ka përsëritur se “shumë po vijnë”.

“Ne duhet t’i dëbojmë në shkallë të madhe ata që nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në Gjermani”, është cituar të ketë thënë ai, duke shtuar se dëbimi duhet të ndodhë “shpejt”.

Shtetet e BE-së janë pajtuar javën e kaluar për një draft final të rregullave si ta menaxhojnë migrimin e parregullt dhe procedurat për azil.

Kur të nisë së zbatuari, kjo marrëveshje e re për migrimin dhe azilin, do të lehtësojë presionin në shtetet e BE-së që përballen më së shumti me migrantë, sikurse Italia dhe Greqia, pasi disa migrantë do të mund të barten në vendet tjera të bllokut.

Vendi

Justina Shiroka-Pula zgjidhet presidente e Kosovës

Published

on

Justina Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e Republikës së Kosovës.

Në votimin e zhvilluar në Kuvendin e Kosovës, për Shiroka-Pulën kanë votuar 81 deputetë, ndërsa dy fletëvotime janë shpallur të pavlefshme. Një votë i është dhënë deputetes Eliza Hoxha.

Pas zgjedhjes në këtë pozitë, presidentja e re ka mbajtur fjalimin e saj para deputetëve të Kuvendit, duke thënë se e pranon detyrën me nder dhe përgjegjësi.

“Sot e pranoj me nder të madh dhe me përgjegjësi të plotë detyrën e presidentes së Republikës së Kosovës. Ky mandat nuk i përket vetëm një personi; ai i përket qytetarëve tanë, institucioneve tona dhe shtetit për të cilin shumë breza sakrifikuan”, tha Shiroka-Pula.

Ajo u zotua se do të jetë presidente e të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë politike, etnike apo shoqërore.

“Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve, do të dal pa dallim politik, etnik apo shoqëror. Do të punoj për unitet, drejtësi, zhvillim dhe përforcimin e institucioneve tona”, u shpreh ajo.

Në fjalimin e saj, Shiroka-Pula theksoi edhe orientimin euroatlantik të Kosovës dhe rëndësinë e marrëdhënieve me aleatët.

“Do ta mbroj Kushtetutën, interesin e Republikës dhe dinjitetin e qytetarëve tanë. Besoj në Kosovën, besoj në njerëzit e saj dhe besoj se së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për brezat që vijnë”, tha presidentja e re./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Justina Shiroka-Pula zgjidhet presidente e Kosovës

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Justina Shiroka-Pulën presidente të re të vendit me 81 vota pro, duke i dhënë fund një sage politike dyvjeçare. Zgjedhja e saj u bë në minutat e fundit të datës 6 tetor, afati i fundit kushtetues për të shmangur zgjedhjet e reja parlamentare.
Procesi u zhvillua në një atmosferë me tensione dhe protesta jashtë Kuvendit për ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale.

Pak pas mesnatës, presidentja e re mbërriti në Kuvend, ku u prit me duartrokitje e lule, dha betimin zyrtar dhe përmbylli seancën me intonimin e himnit shtetëror./E.A/

Continue Reading

Vendi

Kurti propozon për presidente ish-ministren e PDK-së, Justina Shiroka-Pulën

Published

on

By

Në orët e fundit para përfundimit të afatit kushtetues për zgjedhjen e kryetarit të shtetit, Kryeministri Albin Kurti ka bërë një lëvizje të re drejt PDK-së.

Kurti ka deklaruar se është i gatshëm të votojë ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara – një kërkesë kjo e kahershme e PDK-së.  

Përmes kësaj oferte, Kurti i ka bërë thirrje PDK-së që të hyjë në seancë, duke propozuar si kandidate për presidente ish-deputeten dhe ish-ministren nga radhët e PDK-së, Justina Shiroka-Pula.  

Ky propozim vjen pasi kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, refuzoi emrat e propozuar më parë, si Feride Rushiti dhe Glauk Konjufca. Kurti iu drejtua opozitës me thirrjen për bashkëpunim në Kuvend për të votuar së pari ligjin e kërkuar dhe më pas kandidaturën e Shiroka-Pulës për të shmangur zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Continue Reading

Lajmet

Rritet numri i protestuesve, protesta vazhdon në sheshin “Skënderbeu”

Published

on

By

Është shtuar numri i qytetarëve që po marrin pjesë në protestën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë në shesh, ndërsa protesta po vijon përpara institucioneve të vendit.

Protesta e sotme është thirrur lidhur me kërkesat për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe zhvillimet rreth Gjykatës Speciale në Hagë.

Continue Reading

Të kërkuara