Aktualitet

Sberbank i Rusisë padit Glencore për furnizimet me naftë

Kjo për rreth 117 milionë euro.

Published

on

Huadhënësi më i madh rus, Sberbank, po padit tregtarin global të mallrave Glencore për rreth 117 milionë euro për furnizimet e papaguara të naftës, sipas një raporti të Reuters.

Reuters citoi bazën e të dhënave të Gjykatës së Arbitrazhit të Moskës që tregonte se Sberbank po kërkonte të rikuperonte borxhin dhe gjobat nga Glencore Energy UK Ltd mbi dy marrëveshje, me vlerë afërsisht 58 milionë euro secila.

Njëra lidhej me furnizimet e përzierjes së naftës në kufirin e Ukrainës dhe Hungarisë në mars, dhe tjetra me furnizimet në kufirin e Ukrainës dhe Sllovakisë – në të njëjtin muaj.

Seancat dëgjimore janë planifikuar të fillojnë në Moskë më 6 dhjetor./UBTNews/

Aktualitet

Suspendimi i katër zyrtarëve policorë, Shala: Masë nga një presion politik

Published

on

Të martën është raportuar se janë suspenduar katër policë të Njësisë Speciale, pikërisht të Njësisë për Reagim të Shpejtë, Sami Hoti, Sedat Ramadani, Alert Kuqi dhe Artan Krasniqi.

Sipas raportimeve, suspendimi i tyre u bë pasi policët kishin bërë shaka mes kolegësh me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Dimal Bashën.

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, kritikoi vendimin duke thënë se ai është rezultat i interferimeve politike dhe rrezikon të dëmtojë imazhin e Policisë së Kosovës.

“Tani është e qartë që interferimi politik padyshim ka ndikuar te pjesa e kontrollit të brendshëm të policisë së Kosovës, edhe pse suspendimi nuk ka ardhur si rezultat apo i ndonjë kërkese të IPK-së, por ka ardhur sipas të gjitha gjasave nga një presion i jashtëm politik dhe që mekanizmi i brendshëm policor i kontrollit nuk do të duhej fare të bie pre e këtij provokimi, pavarësisht asaj që ne nuk e dimë në fakt se çfarë shakaje dhe çfarë karakteri shakaje ka qenë ajo me të cilën është bërë dhe se si është bërë.
Por, sipas të gjitha gjasave zyrtarët policorë do të rikthehen në detyrë dhe me këtë gjë po humbet figura institucionale e policisë së Kosovës nga interferimet e caktuara, sepse këto grupet e mbyllura padyshim në vetvete ngërthejnë një element krucial. Pra, elementi i asaj që skena politike ka tentuar të devalvojë strukturën policore dhe ndoshta ndonjë koment apo mendim i ndonjë zyrtari policor është parë në formatin e një kërcënimi apo një prishje të imazhit, që në fakt nuk korrespondon me realitetin e fjalës”, tha Shala.

Sipas tij, veprime të tilla mund të demoralizojnë stafin policor dhe të ndikojnë në funksionimin e strukturave të sigurisë.

“Fakti që shumica e zyrtarëve policorë tanimë edhe me pjesën e përcaktimit të pagës, pjesën e përcaktimit të rrezikshmërisë dhe baraspeshimi në aspekte të ndryshme administrative ka krijuar një pakënaqësi të madhe, interferimet dhe marrja e masave, të themi administrative, të ndikuara dhe të motivuara politikisht mund të ndikojnë drejtpërdrejt në mbarëvajtjen e procesit, sepse ne kemi një element krucial. Elementi i asaj që nuk po kemi mundësi ta mbulojmë pjesën e nevojave tona me zyrtarë të rinj policorë për arsye që po janë të njohur me problematikën brenda strukturave policore, sepse problemet brenda policisë së Kosovës janë shumë më të thella dhe shumë më të rënda se ndoshta janë në shqyrtim të parë, për arsye që janë të mbingarkuar, kanë një mospërkrahje institucionale. Por, nevojat e tyre dhe të gjitha këto reflektojnë në një veprim ndoshta të motivuar, që sipas të gjitha gjasave politikisht, për suspendimin e zyrtarëve policorë”, tha Shala.

Shala shtoi se deri tani ky mekanizëm ka funksionuar në mënyrë të pavarur dhe pa ndikime politike, duke ruajtur imazhin dhe llogaridhënien brenda Policisë së Kosovës.

“Policia e Kosovës ka kontrollin e brendshëm dhe kontrollin e jashtëm. Pra, në kuadër të kontrollit të brendshëm hyjnë të gjitha masat disiplinore që vijnë nga ana e zyrtarëve policorë dhe që ndërmerren. Pra, në kuadër të kësaj kemi veprime të caktuara hetimore preliminare dhe në rast se ka elemente kriminale apo të veprës penale, më pas delegohen te mekanizmi i jashtëm që është IPK-ja. Deri në këtë masë, kontrolli i brendshëm deri më tani ka qenë në masën më të madhe të pandikuar politikisht për marrjen e veprimeve të caktuara për ta ruajtur imazhin e policisë së Kosovës dhe për të garantuar llogaridhënie brenda mekanizmit përkatës, por në fakt tanimë nga ndryshimet e këtyre viteve që kemi lënë pas, vërehet një tendencë e nivelit politik të interferojë brenda kontrollit të brendshëm policor”, tha Shala./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

Parandalohet kontrabanda në Qendrën Korrektuese të Dubravës

Published

on

Në Qendrën Korrektuese të Dubravës është zhvilluar një bastisje e qëllimshme nga Departamenti i Sigurisë, në bashkëpunim edhe me njësinë K9.

Gjatë këtij operacioni është parandaluar tentativa e disa të dënuarve, të cilët, duke shfrytëzuar programin e punësimit jashtë institucionit, kanë tentuar të fusin në mënyrë të kontrabanduar substanca të dyshuara narkotike, telefona, dhe suplemente të ndryshme brenda institucionit.

“Materialet e dyshuara janë konfiskuar, ndërsa për rastin është njoftuar Policia e Kosovës për ndërmarrjen e procedurave të mëtejme ligjore”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të dënuarit e dyshuar humbin privilegjin e mundësuar nga rendi shtëpiak dhe ndaj tyre do të iniciohen procedura penale./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

Osmani në bisedë telefonike me Hanrahan: U përqendrova në rëndësinë e ruajtjes së aleancës me SHBA

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar bisedë telefonike me diplomatin amerikan, Brendan Hanrahan.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Osmani tha se me diplomatin amerikan bisedoi për rëndësinë e ruajtjes së aleancës së fortë me SHBA si partner strategjik.

“Sot pata një telefonatë me Zyrtarin e Lartë të Byrosë,Brandon Hanrahan, gjatë së cilës u përqendrova në rëndësinë e ruajtjes së aleancës sonë të fortë dhe sigurimit të koordinimit të ngushtë me partnerin tonë kyç. Aleanca e fortë me SHBA-në ka qenë gjithmonë në dobi të popullit tonë, sigurisë kombëtare, stabilitetit rajonal dhe integrimit euroatlantik. Si Presidente e vendit tim, do të angazhohem me administratën e Presidentit Trump për të ruajtur dhe mbrojtur aleancën tonë bazuar në besim dhe bashkëpunim të ndërsjellë”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që ditë më parë SHBA pezulloi Dialogun Strategjik me Kosovën për veprimet e Qeverisë aktuale në detyrë./S.K/KP/

Continue Reading

Aktualitet

Begaj takon kryeministrin hungarez, Orban

Published

on

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Hungari, ku është pritur nga Kryeministri hungarez, Viktor Orban.

Takimi pati në vëmendje diskutime të rëndësishme mbi thellimin e bashkëpunimit dypalësh, duke u fokusuar në integrimin e Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, si dhe në forcimin e sigurisë së përbashkët.

Presidenti Begaj vlerësoi lart mbështetjen e fortë të Hungarisë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, duke nënvizuar rolin kyç të këtij vendi gjatë Presidencës së Këshillit të BE-së në vitin 2024 për avancimin e negociatave.

Të dy liderët theksuan se integrimi i rajonit në Union rrit më tej sigurinë e përgjithshme.

“Ishte kënaqësi të takohesha me kryeministrin Viktor Orban. Shpreha vlerësimin për mbështetjen e Hungarisë për anëtarësimin e Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor në BE -një integrim që forcon sigurinë tonë të përbashkët. Ne riafirmuam gatishmërinë tonë të ndërsjellë për të thelluar bashkëpunimin politik, ekonomik dhe kulturor.”, shkruajti Presidenti në rrjetin social X.

Bashkëpunim ekonomik dhe investime

Diskutimet u fokusuan gjithashtu në intensifikimin e dialogut politik mes dy vendeve anëtare të NATO-s.

Për sa i përket bashkëpunimit ekonomik, u theksua suksesi i investimeve të rëndësishme hungareze në sektorin bankar, telekomunikacionin dhe transportin ajror në Shqipëri.

Presidenti Begaj ftoi sipërmarrësit hungarezë të ndjekin shembullin e kompanive të suksesshme që tashmë operojnë në vend, duke inkurajuar gjithashtu mbështetjen hungareze për lehtësimin dhe promovimin e aksesit të produkteve shqiptare në tregun hungarez.

Rritja e turizmit dhe bashkëpunim në fusha të tjera

Në takim u diskutua edhe për rritjen e ndjeshme të numrit të vizitorëve hungarezë në Shqipëri.

U vlerësuan pozitivisht hapat e ndërmarra nga qeveritë e të dy vendeve në fusha të tjera si drejtësia, bujqësia, arsimi, kultura dhe edukimi.

Presidenti Begaj shprehu mirënjohje për Kryeministrin Orban për bursat e dhëna studentëve shqiptarë./S.K/KP/Rtsh.al/

Continue Reading

Të kërkuara