Lajmet

SBAShK-u shtesat prej 100 € i konsideron meritore, paralajmëron masa para fillimit të mësimit

Published

on

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka kërkuar mjete shtesë prej 100 euro në paga për gjithë të punësuarit në sektorin e arsimit për muajt tetor, nëntor dhe dhjetor, nga Qeveria Hoti.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jashari në një intervistë për Ekonomia Online, tha se këto mjete po i kërkojnë në mënyrë që të ndihmohen mësimdhënësit dhe punëtorët tjerë tekniko-ndihmës.

Madje ai tha se para fillimit të gjysmëvjetorit të dytë, do të ketë një mbledhje tjetër të Këshillit drejtues, i cili do të dalë me një vendim eventual nëse nuk paguhen mësimdhënësit.

“Kemi kërkuar një shtesë në paga. Kemi kërkuar që në pagat ekzistuese Qeveria Hoti të intervenojë dhe të kemi një shtesë prej 100 euro për të gjithë të punësuarit në sektorin e arsimit. Ne besojmë që Qeveria do të intervenojë, ngase që nga fillimi është thënë që në kemi përkrahur kryeministrin Hoti se po iu ndihmohet shëndetësisë dhe Policisë, dhe ka qenë e drejtë kjo ndihmë sepse ata kanë pasur orar më të gjatë të punës. Dhe me të filluar viti shkollor u pa se edhe mësimdhënësit dhe punëtorët tjerë tekniko-ndihmës bashkë me nxënësit u përballën me një front tjetër me Covidin dhe shifrat janë alarmante dhe ne kemi bërë një kërkesë shumë të arsyeshme. Ne para fillimit të gjysmëvjetorit të dytë do ta kemi një mbledhje tjetër të Këshillit drejtues, i cili do të sjellë një vendim eventual. Uroj që Qeveria Hoti të ndajë këto mjete ngase mësimdhënësit e meritojnë këtë gjë, sepse janë duke punuar me norma shtesë dhe janë të rrezikuar”, deklaroi ai.

Me vendim të Qeverisë, gjysmëvjetori i parë ka përfunduar më herët për shkak të pandemisë, kurse do të fillojë me 18 janar.

Lajmet

Kryeministri Rama përsërit ftesën për dialog në ditën e 18-të të protestave

Published

on

By

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ripërsëritur sot ftesën e tij drejtuar protestuesve për të hyrë në dialog. Në ditën e 18-të të tubimeve para godinës së Kryeministrisë, ai ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shfaqet tryeza e betonit e vendosur për përfaqësuesit e protestës.

Pavarësisht një rënieje në numrin e pjesëmarrësve gjatë ditëve të fundit, tubimet po vazhdojnë me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit. Nga ana e tij, Rama ka bërë të ditur se mbetet i hapur për të diskutuar kërkesat, por deri më tani nuk ka ndonjë përgjigje zyrtare nga organizatorët e protestës. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet në Prishtinë i dënuari për keqpërdorim të besimit

Published

on

By

Njësitë e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë kanë arrestuar një 36-vjeçar të kërkuar nga drejtësia.

Personi me inicialet V. R. kërkohej për veprën penale “Keqpërdorim i besimit”, për të cilën është dënuar me një vit burgim.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, i arrestuari është dërguar menjëherë në vuajtje të dënimit në përputhje me vendimin e gjykatës. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare aktori i njohur britanik Sir Patrick Stewart

Published

on

By

Aktori i njohur britanik Sir Patrick Stewart, i shquar për rolet e tij ikonike si Kapiten Jean-Luc Picard në “Star Trek” dhe Profesor Charles Xavier në sagën “X-Men”, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare në shtëpinë e tij në Los Angeles. Njoftimi u bë i ditur përmes llogarisë së tij zyrtare në Instagram, ku u konfirmua se ai u ndaj nga jeta të mërkurën, më 28 tetor, pas një beteje të shkurtër me sëmundjen e Alzheimerit dhe demencën me trupat Lewy.

Në deklaratën zyrtare thuhet se Stewart u ndaj nga jeta i rrethuar nga bashkëshortja e tij, Sunny, si dhe familjarët e miqtë e ngushtë. Përveç karrierës së tij të bujshme në kinematografi dhe televizion, ai u vlerësua lart si një nga aktorët më të mëdhenj të skenës teatrale, fitues i dy çmimeve “Laurence Olivier” dhe një çmimi “Grammy”, ndërsa në vitin 2010 u dekorua me titullin “Kalorës” nga Mbretëresha Elizabeth II.

Karriera e tij e pasur përfshin dekada pune në teatër dhe film, ndërsa roli i tij i fundit i xhiruar do të shfaqet në filmin “Avengers: Doomsday”. Ndarja e tij nga jeta ka nxitur reagime të shumta dhe ngushëllime nga koleget, industria e artit dhe adhuruesit e tij në mbarë botën. /The Guardian/

 

Continue Reading

Lajmet

Liverpooli refuzon ofertën e Bayernit prej 60 milionë funtesh për Rio Ngumohan

Published

on

By

Liverpooli ka shprehur vendosmëri të plotë për të mos lejuar largimin e talentit të tij, Rio Ngumoha, pavarësisht interesimit të madh nga Bayern Munichu. Sipas raportimeve nga gazetari i The Telegraph, Sam Dean, gjiganti gjerman ishte i gatshëm të ofronte rreth 60 milionë funte për shërbimet e futbollistit.

Klubi anglez ka refuzuar çdo mundësi për hapjen e negociatave, duke e konsideruar Ngumohan si një pjesë kyçe të projektit të tij afatgjatë. Paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha evropiane, por Liverpooli po punon për t’i blinduar shërbimet e tij.

Aktualisht, përfaqësuesit e lojtarit janë në bisedime me drejtuesit e klubit nga “Anfield” për nënshkrimin e një kontrate të re. Kjo marrëveshje do të pasqyronte statusin e tij në rritje dhe do t’i mbyllte përfundimisht dyert për interesimin nga skuadrat e tjera.

/D.L/

Continue Reading

Të kërkuara