Lajmet

SBAShK-u proteston më 4 dhjetor, paralajmërohet grevë në janar nëse s’reflekton Qeveria

Jasharaj tha se Qeveria po i shton tensionet me deklarata se Ligji për Paga po punohet.

Published

on

Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) do të protestojë me 4 dhjetor për shkak të mosmiratimit të Ligjit të Pagave.

Kjo u bë e ditur pas mbledhjes së jashtëzakonshme që SBAShK mbajti me kryetarët e nivelit komunal dhe të universiteteve.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj ka njoftuar se nëse Qeveria nuk reflekton do të merren edhe masa të tjera sindikale duke mospërjashtuar edhe grevën në janar.

“Ju lus që të bisedoni me prindërit që të jenë me 4 dhjetor me ne, me shpresën se qeveria do të reflektojë, dhe konsideroj se 4 dhjetori do të jetë alarmi i fundit për Qeverinë. Opsioni i parë pas 4 dhjetorit do të jetë një protestë më masive, nëse s’ka reflektime atëherë iu njoftoj që të bëheni gati për veprimet e tjera sindikale në muajin janar. Po na solli në të njëjtën pozitë orët e humbura në grevë nuk do të zëvendësohen”, tha Jasharaj.

Jasharaj tha se Qeveria po i shton tensionet me deklarata se Ligji për Paga po punohet, ndërsa të pranishëm nuk janë sindikatat përfshirë edhe SBAShK-un.

“Kanë kërkuar nga ne dhe ne e kemi bërë detyrën tonë që të kemi takime sepse ka zëra dhe deklarime se Ligji për Paga është duke u përmirësuar por që SBAShK s’ka qenë e pranishme. Ne kemi kërkuar takim me ministrin Kurti dhe ministrin Murati që të takohen me sindikatat. Duke e parë se po mungon vullneti i Qeverisë për të reflektuar ndaj kërkesës sonë për takime dhe për të biseduar për Ligjin për Paga dhe për Kontratën Kolektive ne ju kemi thirrur që edhe ju sot ta sjellin zërin tuaj. Mendoj se duhet ta respektojmë zërin e punëtorëve të arsimit, pasi që Qeveria po hesht dhe nuk po ka dialog”, deklaroi ai.

Edhe Ymer Ymeri nga SBAShK-u, po kërkon që Qeveria të reflektojë ndaj kërkesave të tyre.

“Ne do t’i shtjerrim të gjitha mundësitë tona me dialog, Qeveria pas përfundimit të zgjedhjeve lokale të bisedojë me sindikatat, që pas datës 4 me një pauzë dyjavëshe që s’ka rezultate, ta vazhdojmë pas dy javë një formë tjetër të protestës”, shtoi ai.

Përfaqësuesi i Sindikatës nga komuna e Gjakovës, Salih Maliqi tha se i kanë dhënë kohë të mjaftueshme Qeverisë për të reflektuar.

Vendi

UBT organizon Konferencën më të madhe shkencore për Mjekësinë Sportive, me pjesëmarrjen e profesionistëve botërorë

Published

on

By

UBT do të mirëpresë më 21 tetor, Konferencën e Dytë Ndërkombëtare për Mjekësinë Sportive – ICSM 2026, e cila do të bëjë bashkë profesionistë shëndetësorë, hulumtues, akademikë dhe ekspertë të sportit për të diskutuar zhvillimet e reja në mjekësinë sportive, inovacionin dhe qëndrueshmërinë në praktikën klinike dhe sportive.

Konferenca, e organizuar nga Instituti për Mjekësi Sportive i UBT-së, në bashkëpunim me International Federation of Sports Medicine (FIMS), SHAPE Project – Sport, Health, and the People dhe Kosovo Association of Sports and Exercise Medicine (KASEM), në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, do të zhvillohet nën temën “Innovation and Resilience in Sport Medicine”, duke krijuar një platformë për shkëmbimin e njohurive shkencore, përvojave profesionale dhe praktikave bashkëkohore në këtë fushë.

Në kuadër të konferencës do të trajtohen tema me rëndësi për zhvillimin e mjekësisë sportive, përfshirë shëndetin funksional, radiologjinë, ortopedinë, teknologjitë e veshshme (wearable technologies), inteligjencën artificiale dhe mundësitë që sjell inovacioni teknologjik në përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe performancës sportive.

Konferenca synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet komunitetit akademik, profesionistëve shëndetësorë dhe sektorit sportiv, duke nxitur diskutimin mbi qasjet e reja shkencore dhe zbatimin e tyre në praktikë.

Konferenca është e akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK), në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP).

Për më shumë informata rreth programit, të interesuarit mund të vizitojnë: LINKU.

Continue Reading

Vendi

Skenderaj: Qëlloi qenin me armë, policia ia sekuestron armën

Published

on

By

Një person është shoqëruar në polici pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të qenit të një bashkëqytetari në Skenderaj. Ngjarja ka ndodhur të dielën, më 18 tetor, rreth orës 10:20.

Pas raportimit të rastit, Policia e Kosovës, në konsultim me prokurorin e shtetit, ka ushtruar kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku ka gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë dhe më pas, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. Rasti po hetohet nën dyshimin për veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /E.A/

Continue Reading

lajme

Gjenden mbi 140 fishekë të vjetër në një fushë në Gjakovë

Published

on

By

Gjatë ditës së djeshme, në një fushë të hapur në Gjakovë janë hasur disa municione të vjetra.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, pas marrjes së informacionit, njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 144 fishekë.

Lidhur me rastin janë iniciuar hetimet dhe autoritetet po kryejnë procedurat e nevojshme. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Zhduket një person në Gjakovë

Published

on

By

Një burrë është rapotuar i zhdukur në Gjakovë pasi është larguar nga shtëpia e tij dhe nuk dihet më asgjë për vendndodhjen e tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 13 tetor, rreth orës 07:00 të mëngjesit.

Familjarët kanë njoftuar autoritetet për largimin e tij nga shtëpia.

Policia e Kosovës bën me dije se rasti tashmë ka kaluar në procedurë hetimore dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për gjetjen e tij. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara