Lajmet

Grenell reagon pas kritikave: Biden dhe Trump kanë të njëjtin qëndrim për Marrëveshjen e Washingtonit

Ky reagim i tij vjen pas kritikave se ai qëndroi në Kosovë e Serbi si Emisar i Trumpit.

Publikuar

Ish-i dërguari i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka thënë se presidentët Biden dhe Trump kanë të njëjtën politikë mbi Marrëveshjen Ekonomike të Washingtonit mes Kosovës dhe Serbisë.

Ky reagim i tij vjen pas kritikave se ai qëndroi në Kosovë e Serbi si Emisar i Trumpit, funksion të cilin nuk e ushtron më.

“Mark Hertling nuk e di se Biden dhe Trump kanë të njëjtë politikë në Marrëveshjet Ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë. Shtrohet pyetja, pse Mark mendon se për të avokuar politikën e ShBA-së është ilegale? Washingtoni e bën gjithçka një partiake”, ka shkruar Grenell.

Lajmet

Nesër varroset Gjyljeta Ukella, u vra nga burri i saj

Për varrimin kanë njoftuar familjarët e 42-vjeçares.

Publikuar

nga

Nesër i jepet lamtumira e fundit Gjyljeta Ukellës, e cila u vra nga bashkëshorti i saj Edmond Lajçi mëngjesin e së martës në Pejë.

Për varrimin kanë njoftuar familjarët e 42-vjeçares.

“Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi.” Do te na mungosh gjithmone , do te kujtojme me mall Gjyljeta ti shpirt i bardhe”, thuhet në njoftimin e Shpat Ukellës.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Lajçak kërkon nga Vuçiq progres në zbatimin e marrëveshjes me Kosovën

Diplomati sllovak ka theksuar se në takim kanë biseduar mbi procesin e dialogut dhe për takimin e ardhshëm që do të kenë kryenegociatorët.

Publikuar

nga

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Miroslav Lajçak, është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot në Mostar të Bosnje e Hercegovinës.

Diplomati sllovak ka theksuar se në takim kanë biseduar mbi procesin e dialogut dhe për takimin e ardhshëm që do të kenë kryenegociatorët.

“Në Mostar fola edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për hapat e ardhshëm në dialog dhe për takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve, si dhe zhvillimet rajonale. Theksova nevojën për progres urgjent në zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit”, shkroi Lajçak.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Haxhiu: Vrasësit të marrin dënimet maksimale dhe meritore

Haxhiu tha se këto vrasje janë “armiku ynë i brendshëm me rrezik të madh”.

Publikuar

nga

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë dhe sigurisë që të reagojnë sa më parë lidhur me vrasjen e grave në Kosovë. Haxhiu tha se këto vrasje janë “armiku ynë i brendshëm me rrezik të madh”.

Pas takimit me ministrin e Punëve të Brendshme, kryesuesit e këshillave, ushtruesin e detyrës së Kryeprokurorit dhe Drejtorin e Policisë së Kosovë, Haxhiu tha se që nga paslufta e deri më sot, 99 gra janë vrarë nga bashkëshortë e ish-bashkëshortë.

“Është brengosëse dhe tejet alarmante që e shohin dhunën si mjet të rëndomtë në tejkalimin e problemeve, të cilat tashmë shpesh herë po përfundojnë me fatalitet, pra me vrasjen e grave nga burrat e tyre apo nga ish-bashkëshortët. Ky fenomen është armiku ynë i brendshëm me rrezik të madh. Këto sjellje barbare dhe këto akte monstruoze, shkatërrojnë jo vetëm jetën e viktimave por edhe familjet e tyre por edhe të shoqërisë. Nga viti 1999 që prej atëherë ku me entuziazëm po prisnim ngritin e Kosovës pas çlirimit e deri më sot, Kosova shënon 99 gra të vrarë nga burrat”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka bërë thirrje që vrasësit të marrin dënimet që i meritojnë nga institucionet gjyqësore të vendit. Ajo mes tjerash bëri thirrje që të monitorohet gjuha e urrejtjes që po përdoret në rrjetet sociale, duke theksuar se kjo është nxitëse që të vazhdojnë krime të tilla.

“Fatkeqësisht është tejet serioze gjuha e urrejtjes që qytetarët i përdorin në rrjetet sociale. Njësoj kishin gjuhë të urrejtjes edhe para katër dite edhe sot kemi paragjykimeve të viktimave. Bej thirrje që sërish mund të kritikohem nga institucionet por bëj thirrje me kujdes të veçantë të monitorohet kjo gjuhe që po përdoren në rrjetet sociale. Ndaj këtyre fenomeneve nuk mund të jem spektator, andaj me urgjencë duhet të veprojmë”, u shpreh Haxhiu.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​OSBE: Gjykatat të sigurojnë drejtësi në dënimin e rasteve të armëmbajtjes pa leje

Raporti analizon të dhënat e mbledhura nga dhjetori 2020 deri në gusht 2023.

Publikuar

nga

Misioni i OSBE-së sot publikoi raportin më të fundit, të fokusuar mbi praktikat e dënimit në rastet që kanë të bëjnë me armëmbajtje pa leje. Raporti analizon të dhënat e mbledhura nga dhjetori 2020 deri në gusht 2023, si dhe vlerëson praktikat ndëshkuese të gjykatave lidhur me respektimin e standardeve të gjykimit të drejtë dhe ato ndërkombëtare, me fokus te dënimet e drejta dhe konsistente.

Analiza vë në dukje dy mangësi kryesore në lidhje me praktikat e dënimit në rastet e armëmbajtjes pa leje: vlerësimi joadekuat i rrethanave rënduese dhe lehtësuese; si dhe mungesa e konsistencës në aktgjykimet dënuese.

Në afro 25 për qind të rasteve të monitoruara, gjykatat në mënyrë të parregullt i kanë shqyrtuar si rënduese faktorë të përgjithshëm dhe rrethana jo individuale. Këtu përfshihet edhe mbajtja e paautorizuar e armëve që referohet si “lloj i veprës penale të kohëve të fundit” apo “më të shpeshta në Kosovë”.

Për më tepër, korniza ligjore e Kosovës nuk bën dallimin domethënës midis llojeve të armës si dhe shkallëve të rrezikshmërisë, gjë që çon në dallime të thella tek aktgjykimet dënuese nëpër gjykatat e Kosovës. Rrjedhimisht, 31 nga 33 raste rezultuan me gjoba me shuma të ngjashme (400 euro si më e shpeshta) për rastet që bënin fjalë për armë të ndryshme, që shkonin nga spreji lotsjellës e deri tek armët e zjarrit gjysmë automatike, të cilat paraqesin rrezikshmëri e seriozitet krejt tjetër.

“Në peshimin e dënimit, gjyqtarët kanë për detyrë të ruajnë konsistencën dhe drejtësinë e dënimeve, duke siguruar që dënimi të pasqyrojë rrethanat e rastit në fjalë. Ky është çelësi për një sistem drejtësie të drejtë dhe të paanshëm”, tha Michael Davenport, shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë.

Raporti përfundon me rekomandimet që i drejtohen palëve kryesore në sistemin gjyqësor të Kosovës, duke përfshirë trajnimet e përgatitura enkas për gjyqtarë dhe prokurorë, si dhe ndryshimet në kornizën legjislative dhe udhëzues.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara