Lajmet

SBAShK-u nuk tërhiqet – nxënësit mos të shkojnë në shkollë, greva vazhdon

Jasharaj ka thënë se po të kishte mirëkuptim nga ana e Qeverisë, do të fillonin me vitin e ri shkollor.

Published

on

Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), ka bërë të ditur se mësimi në shkollat në vend nuk do të fillojë të enjten, ngase grevat e tyre do të vazhdojë.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se po të kishte mirëkuptim nga ana e Qeverisë, do të fillonin me vitin e ri shkollor. Por sipas tij, të gjitha mundësitë janë harxhuar dhe me këtë rast punëtorët e arsimit do të jenë në grevë. Ai kërkoi nga prindërit dhe nxënësit mirëkuptim, duke shtuar se nuk kishin zgjidhje tjetër.

Madje ai ka thënë se nxënësit nuk duhet të shkojnë në shkollë, ngase mësimi nuk do të mbahet edhe përkundër deklarimeve të ministrisë.

“Fatkeqësisht duhet t’i drejtohem prindërve dhe nxënësve për mirëkuptim, s’ishte vullnet i yni, por s’kishim zgjidhje tjetër. Për hir të sigurisë së nxënësve, angazhimet e tyre t’i orientojnë nga qeveria për dialog dhe lus prindërit që të mos enden rrugëve të shkojnë në shkollë kot. Greva do të zgjasë më pak nëse qeveria ulet dhe fillon realizimin e kërkesave tona”.

“Nesër është dita e 6 apo e 7 e grevës, greva do të vazhdojë derisa qeveria nuk i realizon kërkesat tona. Ka ende kohë të ulet me sindikatat, i lusim prindërit që ata të provojnë të gjejnë mundësi që të na ofrojnë dialog të sinqertë me qeverinë. Për hir të sigurisë së nxënësve, nxënësit të mbesin në shtëpi. Në qoftë se kemi informacion nga shkollat se dikush do të tentojë të ushtrojë presion ndaj grevistëve, do ta informojnë policinë sepse grevistët janë në vendet e tyre të punës, në shtëpinë e tyre, dhe me ligj janë të mbrojtur”.

“Nxënësit s’kanë çka të vijnë në shkollë pasi mësimdhënësit janë në grevë të cilën nuk e deshën por s’patën zgjidhje tjetër. Grevën nuk po e bëjnë individët, është vullnet i shprehur nga punëtorët e arsimit, por edhe punëtorëve të tjerë”, tha Jasharaj.

Lajmet

Vdekje e dyshimtë në Prizren, gjendet pa shenja jete një shtetas i Shqipërisë

Published

on

By

Në Prizren është raportuar një rast i vdekjes së dyshimtë, ku një burrë shtetas i Shqipërisë është gjetur pa shenja jete.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur në orët e parë të mëngjesit të datës 1 nëntor, rreth orës 01:20.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe ekipi mjekësor, ku nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e viktimës.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet nga organet e rendit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Raportohet një person i zhdukur në Ferizaj

Published

on

By

Në Ferizaj është raportuar zhdukja e një personi, i cili është larguar nga strehimorja ku po qëndronte.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 1 nëntor rreth orës 08:00.

Lidhur me rastin, në konsultim me prokurorin është iniciuar shënimi zyrtar dhe hetimet po vazhdojnë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Pesë rastet të dhunës në familje brenda 24 orëve

Published

on

By

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë regjistruar pesë raste të dhunës në familje dhe kanosjes në disa qytete të ndryshme të vendit.

Në Prishtinë është raportuar se një viktimë grua është kanosur verbalisht nga një i dyshuar burrë, i cili tashmë ndodhet në kërkim policor.

Në Lipjan, pas një mosmarrëveshjeje, një viktimë grua është sulmuar nga një i dyshuar mashkull, i cili me vendim të prokurorit është liruar pasi ka pranuar tretman mjekësor.

Po ashtu në Prishtinë është regjistruar edhe një rast tjetër i dhunës në familje ndaj një viktime grua, ku pas intervistimit të palëve, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Në Viti është arrestuar një person pasi ka ushtruar dhunë psikike ndaj dy personave. I dyshuari, me rekomandim të specialistit dhe vendim të prokurorit, është dërguar për trajtim mjekësor nën mbikëqyrje të policisë.

Ndërsa në Klinë, njësitë policore kanë arrestuar dhe dërguar në mbajtje një të dyshuar burrë për veprat penale kanosje dhe dhunë në familje ndaj një viktime burrë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet i dyshuari në Podujevë për vrasje në tentativë

Published

on

By

Në Podujevë është arrestuar një person si i dyshuar për veprën penale – vrasje në tentativë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari kishte shtënë me armë zjarri, por i njëjti nuk kishte qëlluar, ndërsa në vendin e ngjarjes organet e rendit kanë gjetur një gëzhojë.

Ndërsa pas mbledhjes së provave materiale, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, deri sa janë kryer edhe kontrolle në shtëpinë e të dyshuarit, por që nuk është gjetur diçka e dyshuar. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara