Lajmet

SBAShK-u: Nesër shkollat nuk punojnë, punëtorët e arsimit në protestë

SBAShK-u kërkon nga Qeveria të reflektojë.

Published

on

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), ka njoftuar se ditën e nesërme e premte, nuk do të mbahet mësim për shkak se punëtorët e arsimit do të dalin në protestë.

Me anë të një komunikate dërguar mediave, SBAShK-u deklaron se nesër shkollat nuk punojnë dhe punëtorët e arsimit do të dalin në protestë.

Në këtë komunikatë theksohet se vendimi për protestë është marrë mbrëmë nga një takim i mbajtur me kryetarët e nivelit komunal sindikal dhe të Universiteteve.

Gjithashtu lutet Qeveria që të reflektojë, në të kundërtën SBAShK deklaron se do të shkojë drejt veprimeve edhe më radikale.

Lajmet

Qëndrimet e njëjta: Kuvendi nuk konstituohet as pas tentimit të 23-të

Published

on

By

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë dështuar të enjten – për herë të 23-të radhazi – ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.

Dështimi për ta bërë Kuvendin e ri ka zhytur vendin në një ngërç politik duke e lënë atë edhe pa qeveri të re, kur kanë kaluar më shumë se tre muaj nga mbajtja e zgjedhjeve.

Dështimet e njëpasnjëshme po ndodhin pavarësisht thirrjeve nga brenda dhe jashtë vendit për të lëvizur përpara me krijimin e institucioneve.

Të enjten, ligjbërësit refuzuan për të trembëdhjetën herë rresht ta formonin një komision për mbikëqyrjen e një votimi të fshehtë për kreun e ri të organit ligjvënës.

Çështja e votimit të fshehtë – që u propozua më 1 maj nga kryesuesi i seancës, Avni Dehari, pasi e propozuara e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk arriti në disa votime t’i merrte 61 votat e nevojshme për t’u konfirmuar në post – është dërguar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës nga partitë që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë.

Ato thonë se është jokushtetuese mënyra se si LVV-ja po tenton që kryeparlamentari të votohet përmes formës së fshehtë, dhe i kanë kërkuar Kushtetueses të marrë “një masë të përkohshme për ndalim të mbajtjes së seancave, derisa me prioritet ta trajtojë këtë lëndë dhe ta marrë një vendim”

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe refuzuan sërish, në vazhdimin e seancës konstituive, të dielën, ta propozonin një përfaqësues që do të siguronte mbarëvajtjen e votimit të fshehtë.

Seanca konstituive do të vazhdojë të shtunën e 31 majit.

Deri më tani, deputetët kanë kaluar vetëm dy pika të agjendës së seancës konstituive: raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe atë të betimit të deputetëve.

Por, procesi ka ngecur te pika e tretë: zgjedhja e kryeparlamentarit.

Haxhiu e LVV-së po konsiderohet si figurë përçarëse nga dy parti parlamentare: PDK-ja dhe AAK-ja.

Këto dy subjekte kanë kërkuar që LVV-ja të nxjerrë emër tjetër për kryeparlamentar. LDK-ja, ndërkaq, ka thënë se nuk ka vota për asnjë të propozuar të LVV-së për postin e kryeparlamentarit.

Propozimi për kryeparlamentar është e drejtë ekskluzive e fitueses së zgjedhjeve, LVV-së, e cila ngul këmbë se Haxhiu e meriton të zgjidhet dhe, ndonëse ka kërkuar marrëveshje politike me partitë e tjera, e ka përjashtuar mundësinë të sjellë kandidat tjetër pos saj./REL/

Continue Reading

Lajmet

Bizneset protestojnë kundër liberalizimit të tregut të energjisë, teksa Kurti kritikon Odën Ekonomike

Published

on

By

Derisa përfaqësues të bizneseve kanë bllokuar hyrjet në kryeqytet në shenjë proteste për liberalizimin e tregut të energjisë, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e ka kritikuar Odën Ekonomike të vendit duke thënë se ajo “nuk ka bërë asgjë” për t’i përgatitur ato për këtë proces.

Mëngjesin e së enjtes, ata filluan t’i bllokojnë hyrjet në Prishtinë në Veternik, te rrethi i flamurit, te qendra Dukagjini në rrugën drejt Fushë-Kosovës, në rrugën drejt Mitrovicës, si dhe në rrugën nga Podujeva, në lagjen e Vranjevcit. Bllokimi do të zgjasë nga ora 10:00 deri në orën 12:00.

Vendimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për liberalizimin e tregut të energjisë do të hyjë në fuqi më 1 qershor. Vendimi nënkupton se të gjitha bizneset e mëdha nuk do të furnizohen më me energji përmes tarifave të rregulluara, por duhet të gjejnë vetë furnizuesin e tyre në tregun e lirë. Nëse nuk arrijnë ta bëjnë këtë, ato kalojnë automatikisht në treg të hapur me çmime të parregulluara.

Ky vendim përfshin kompanitë me mbi 50 të punësuar ose me qarkullim vjetor mbi 10 milionë euro. Në Kosovë janë të regjistruara mbi 1.000 kompani të tilla që konsumojnë rreth 37% të energjisë së përgjithshme të shpenzuar./REL/

Continue Reading

Lajmet

Peci: Nuk i marrë seriozisht ato çka raportohen në media

Published

on

By

Bashkëkryetari në partinë “Guxo”, Faton Peci tha se nuk i merr seriozisht deklarimet në media, sa i përket raportimeve se sot mund të ndryshojë propozimi për kryeparlamentar. Ai tha se në seancën e sotme konstituive do të vazhdohet me procedurën e njëjtë për votimin e komisionit për votim të fshehtë.

Kështu u shpreh deputeti i cili në zgjedhjet e 9 shkurtit garoi në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, kur u pyet nga mediat se çfarë pritet në tentimin e 23-të për konstituim.

Ajo çka raportohet në media, unë nuk e marrë hiç as seriozisht as në të vërtetë, e para. Edhe e dyta, ne do të vazhdojmë me procedurën e njëjtë për votimin e komisionit që procesi i zgjidhjes së kryetarit të kuvendit ose kryetares të jetë me votën e fshehtë. Kështu që do të vazhdohet procedura e njëjtë. Fola për një çështje specifike, por në rast se i lexon 100 shkrime, prej tyre 99 janë të pavërteta, në momentin kur thoni që është folur ose është thënë në media, kjo për mua nuk do të thotë asgjë hiç”, tha ai.

Ndërkaq, theksoi se për pikat e rendit të ditës ka dakordim mes koalicionit, ndërkohë që u pyet se a ka votë “Guxo” për Fatmir Limajn.

Ne jemi partia Guxo, edhe jemi në koalicion me LVV-në, vendimet i marrim bashkërisht edhe me grup ose në seancën konstituive, edhe për pikat e rendit të ditës shkojmë me dakordim”, shtoi ai.

Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci foli edhe për bastisjet dhe intervistimin nga Prokuroria Speciale.

Unë mendoj që është në interes të Kosovës, më shumë se në interes të Kosovës në radhë të parë për mua është më interes që sa më parë të zgjidhet çdo detaj për pretendimet që i kanë mekanizmat e drejtësisë dhe unë jam i hapur dhe bashkëpunues edhe libër i hapur për krejt veprimet edhe për aq sa mua më ka takuar si ministër dhe me kaq besoj e përmbylli këtë temë çka është diskutuar”, përfundoi ai./kosovapress

Continue Reading

Lajmet

Kamionë, qytetarë e policë të shumtë në hyrje të Prishtinës, nis protesta e bizneseve

Published

on

By

Bizneset në Kosovë kanë nisur protestën e paralajmëruar kundër vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), i cili parasheh daljen e detyrueshme të ndërmarrjeve në tregun e lirë të energjisë.

Në pamjet shihen kamionë, qytetarë e policë të shumtë në hyrjen e Prishtinës nga Veterniku.

Protesta ka nisur në orën 10:00, ku përfaqësues të bizneseve kanë vendosur kamionët e tyre në hyrjet kryesore të kryeqytetit.

Në një njoftim nga bizneset, të mërkurën u tha se rrugët do të bllokohen nga automjetet e kompanive që do të preken nga vendimi për dalje në treg të lirë.

“ZRrE-ja e qeveria pranuan që çmimi i energjisë elektrike të rritet për 16.1%. Kjo më së shumëti pritet t’i godas bizneset. Atyre po u thuhet të dalin në ‘treg të lirë’, ku shpenzimet për ta pritet të jenë marramendëse. Pasoja që do t’a ndiejë qytetari, përveç faturës së rrymës, pritet të jetë shtrenjtimi i produkteve. Për këtë bizneset kanë vendosur të protestojnë. Dhe atë, hiç më pak se me mbyllje të rrugëve kryesore të Prishtinës. Rrugët do të bllokohen nga automjetet e kompanive që do të preken nga vendimi për dalje në treg të lire”, thuhet ndër të tjera në njoftim./EO/

Continue Reading

Të kërkuara