Lajmet

SBAShK-u e dorëzon në Ministri Draft-Kontratën e re të arsimit

Published

on

Edhe pse kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (SBAShK) ka dorëzuar sot Draft Kontratën e re Kolektive të Arsimit, në arkivin e MASHTi-t, Rrahman Jashari nuk u prit nga ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci.

Jashari, ka theksuar se është e katërta herë që i dërgon shkresa Nagavcit, por ajo në njëfarë forme, po i anashkalon takimet me SBAShK-un, duke thënë se “ka shumë takime brenda dhe jashtë vendit”.

Sipas tij si arsye e këtij “inati” të saj me SBAShK-un është që nga greva e mbajtur në vitin 2022.

“Sot në arkivin e MASHTi-t, ne dorëzuam draft kontratën e re kolektive të arsimit të Kosovës. Kontratë e cila përfshinë sistemin arsimorë që nga çerdhja deri në universitet. Kemi përgatitë draftin nga komisionet gjetës. I kemi bërë katër shkresa zonjës Nagavci dhe kabinetit të saj që në një ceremoni çoftë edhe modeste solemne, po ia dorëzojmë me një ekzemplarë tek tekstet e kontratës, përgjigjet kanë qenë vazhdimisht na jepni një kohë sepse, Nagavci paska shumë angazhime brenda dhe jashtë Kosovës, që ne kur e themi në gjuhën tonë, “nuk deshi të na takojë që nga greva e këndej”, e as sot për ta dorëzuar një ekzemplarë të kontratës”, ka thënë Jashari.

Duke shpresuar që ky inat të kalojë, Jashari shton se kjo është në dorë të ministres Nagavci dhe nëse ajo thotë se ndonjë nenë nuk është i qëlluar, atëherë komisioni do ta heq një nen të tillë.

“Uroj që ky inat e ky qëndrim kundër sindikatave dhe kundër SBAShK-ut t’i tejkalojë Nagavci dhe bashkë ta formojë pjesën tjetër të komisionit… Kontrata që e dorëzuam sot nuk ka dallime të mëdha, janë ruajtur të gjitha benefitet që i ka pasur kontrata e kaluar, ngase edhe sipas konventave ndërkombëtare dhe ato gjëra që fitojnë njëherë nuk bën të mohohen, së paku jo nga ne, por kemi bërë edhe ndonjë shtesë eventuale dhe gjithë kjo kontratë, ky draft, e ka mundësinë, e ka misioni i Nagavcit ta debatojë, diskutojë, të ulet me komisionin tonë dhe nëse ata na bindin se ndonjë nen nuk është i qëlluar, normal që komisioni do të konsultohet me bazën dhe do ta heq një nen të tillë”, ka shtuar ai.

Sipas Jasharit, sjellja e ministres, nuk është e duhura sepse kjo kontratë është obligative edhe nga ana e MASHTi-t.

Kjo kontratë, parasheh rregulla strikte që duhet të përmbahen nga punëtorët dhe punëdhënësit.

Sipas tij, pa këtë kontratë secili mund të sillet sipas “tekave” të tyre dhe në këtë mënyrë arsimi del jashtë “binarëve”

“Nëse Nagavci, del haptas dhe thotë “jo” kësaj kontrate, atëherë, i mbetet anëtarësisë sonë, cilido që është vendimi dhe zëri i anëtarësisë sonë, si në të kaluarën dhe tani do ta realizojmë, por nuk është mirë në këtë kohë të fillojë viti shkollor, ne nuk bëmë grevë edhe pse kishim kërkesa të parealizuara dhe nuk është mirë që Nagavci të sillet kështu sidomos ndaj kontratës e cila është obligim nga një anë e MASHTi-t dhe SBAShK-ut. Parasheh edhe rregulla strikte që duhet të përmbahen edhe punëtorët edhe punëdhënësit. Pa këtë kontratë, secili mund të sillet sipas tekave, e pastaj arsimi na del jashtë binarëve dhe shumë më keq sesa kur kemi kontratë”, ka theksuar Jashari.

Sipas ligjit të punës, kontratat e sektorëve duhet çdo tre vite të ri- negociohen e të nënshkruhen.

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara