Aktualitet

Sarkozy shpallet fajtor për financim ilegal të fushatës – një vit arrest shtëpie

Ai nuk mori pjesë në dënimin e gjykatës në Paris.

Published

on

Ish-presidenti i Francës Nicolas Sarkozy u shpall fajtor sot për financimin e paligjshëm të fushatës për zgjedhjet presidenciale 2012 dhe u dënua me një vit arrest shtëpiak.

Sarkozy nuk mori pjesë në dënimin e gjykatës në Paris. Gjykata e lejoi atë të vuante dënimin në shtëpi, me një byzylyk për mbikëqyrje elektronike.

Sarkozy ka mohuar në mënyrë të vendosur se fushata e tij zgjedhore në 2012 për një mandat të dytë ishte organizuar në një shkallë shumë më të madhe sesa fushata e tij e suksesshme presidenciale e vitit 2007, financimi i së cilës nuk është vënë në dyshim.

Pas disa skandaleve, ligji francez nga viti 1990 kufizoi rreptësisht shpenzimet për fushatat politike.

Gjyqi u zhvillua më pak se tre muaj pasi Sarkozy u dënua për korrupsion dhe tregti me ndikim në një rast tjetër. Ai apeloi vendimin.

Sarkozy u tërhoq nga politika aktive në vitin 2017 dhe ai ka ende shumë ndikim prapa skenave, veçanërisht brenda Partisë Republikane përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm.

Lajmet

Kthehet në Kosovë ish-ushtari i UÇK-së që po mbahej në Serbi

Published

on

By

Pas disa muajsh qëndrimi në burgjet e Serbisë, sot është liruar dhe është kthyer në Kosovë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Mit’hat Llozhani. Lajmin e ka bërë të ditur avokati i tij, Arianit Koci, i cili e ka shoqëruar Llozhanin sapo ai ka kaluar kufirin.

Avokati Koci e ka cilësuar këtë si një mision të vështirë dhe të rëndë, duke treguar se i është dashur të udhëtojë disa herë drejt Beogradit për të ndjekur rastin. “A kam pasë probleme dhe rrezik? Nuk është me rëndësi. Me rëndësi është që një qytetar i Kosovës u kthye në shtëpi,” ka deklaruar Koci, duke shtuar se këtë shërbim e ka kryer pa pagesë dhe për ideale kombëtare.

Sipas Kocit, Llozhani ka kaluar nëpër një periudhë jo të lehtë gjatë kohës së burgosjes.

Ai ka paralajmëruar se informata më të detajuara rreth rrethanave të arrestimit dhe mbajtjes në Serbi do të jepen në ditët në vijim, së bashku me vetë Mit’hat Llozhanit.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Gjakovë: Gjendet pa shenja jete një person në shkallët e një banese

Published

on

By

Një ngjarje e rëndë është raportuar mbrëmë në Gjakovë, ku një burrë është gjetur i shtrirë pa shenja jete në pushimoren e shkallëve të një ndërtese banimi.

Ekipi mjekësor që ka dalë në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.

Policia e Kosovës e ka cilësuar rastin si “hetim i vdekjes” dhe është duke punuar për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Continue Reading

Sport

Amir Rrahmani rinovon me Napolin deri në vitin 2029

Published

on

By

Amir Rrahmani do të vazhdojë të mbetet shtylla e mbrojtjes së Napolit edhe për shumë vite të tjera. Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, i cili është pjesë e gjigantit italian që nga viti 2020, ka arritur marrëveshjen për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2029.

Lajmi është bërë i ditur nga gazetari i njohur italian, Nicolo Schira, i cili konfirmon se marrëveshja mes palëve tashmë është nënshkruar. Me kontratën e re, mbrojtësi dardan ka përfituar edhe një rritje të ndjeshme të pagës, duke kaluar nga 2.5 milionë euro në 3.8 milionë euro në sezon.

Ky rinovim konfirmon rëndësinë e madhe që Rrahmani ka në planet e klubit napolitan, duke u rreshtuar ndër lojtarët më të vlerësuar dhe më të paguar të skuadrës.

 

Continue Reading

Kronikë e zezë

Arrestohen tre persona në Mitrovicë pas një përleshjeje fizike

Published

on

By

Tre persona janë arrestuar në Mitrovicën e Jugut pas një mosmarrëveshjeje që ka përfunduar në përleshje fizike mes tyre. Incidenti, i cili është cilësuar si sulm dhe lëndim i rëndë trupor, ka çuar në ndërhyrjen e menjëhershme të policisë.

Pas konsultimit me prokurorin, policia ka kryer një bastisje në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, ku janë gjetur dhe konfiskuar një shufër metalike, një fishek dhe një qese me substancë narkotike (2.9 gram).

Me vendim të prokurorit, të tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për procedime të mëtejshme, ndërsa ndaj tyre rëndojnë akuzat për lëndim trupor dhe armëmbajtje pa leje.

Continue Reading

Të kërkuara