Lajmet

Samsung shënon fitimin më të ulët tremujor në 14 vjet

Të enjten kompania njoftoi se fitimi i saj operativ ra me 95% nga një vit më parë.

Published

on

Gjiganti koreano-jugor i teknologjisë, Samsung, raportoi fitimin më të ulët tremujor në 14 vjet, si pasojë e rënies globale të kërkesës për mikroçip që ngadalëson shitjet dhe fitimet.

Të enjten kompania njoftoi se fitimi i saj operativ ra me 95% nga një vit më parë. Gjithashtu kompania raportoi edhe për rënien prej 87.4% në të ardhurat neto për tremujorin e parë të vitit 2023 krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të kaluar.

Divizioni i çipave Samsung regjistroi humbjen e parë operative që nga viti 2009, kur bota po përballej me pasojat e krizës financiare të vitit 2008.

Prodhimi i çipave të gjigantit korean raportoi 4.58 trilionë won (afërsisht 3 miliardë euro) humbje./UBTNews/

Lajmet

Deklaratat e Trump për kriptovalutat nxitën rritjen e Bitcoin dhe të gjithë tregut

Published

on

By

Vlera e Bitcoin u rrit me 9,05 për qind në 89,203,27 euro në orën 15:00 në bursën më të madhe të kriptomonedhave në botë, Binance, pas njoftimit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për rezervat strategjike dixhitale të Shteteve të Bashkuara.

Trump njoftoi se pesë kriptovaluta kryesore do të jenë pjesë e rezervave strategjike dixhitale të SHBA-së, duke specifikuar se ato janë Bitcoin (BTC), Ethereum (ETH), Ripple (XRP), Solana (SOL) dhe Cardano (ADA), dhe deklaratat e tij nxitën rritjen e të gjithë tregut.

Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara do të bëhen “kryeqyteti i botës së kriptove”.

Vlera e Ethereum (ETH) u rrit me 7.46 për qind në 2269.77 euro dhe vlera e monedhës Binance (BNB) u rrit me 0.12 për qind në 579.52 euro.

Kriptomonedha Solana (SOL) u rrit 16.46 për qind në 157.62 euro dhe Orteku (AVAX) u rrit 8.58 për qind në 22.73 euro.

Sot, kriptovalutat më të tregtuara janë Bitcoin, Ethereum dhe Ripple (XRP). Rritjen më të madhe e shënojnë aktualisht kriptovalutat ADA, RED dhe COTI.

Continue Reading

Lajmet

​Të martën përfundon numërimi i votave me postë

Published

on

By

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, është duke vazhduar numërimi i votave me postë.

Lidhur me këto vota ka mbajtur konferencë zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valmir Elezi i cili tha se ditën e martë pritet të përfundojnë numërimi i të gjitha fletëvotimeve që i takojnë votimit me postë.

“Deri ditën e martë do të arrijmë të përmbyllim numërimin e gjitha fletëvotimeve që i takojnë votimit me postë dhe pas kësaj do të fillojmë numërimin e fletëvotimeve që i takojnë votimit me kusht i cili është zhvilluar në 56 vendvotime me datën 9 shkurt si dhe pastaj numërimin e votave të personave me nevoja të veçanta. Pasi të mbyllen gjitha këto procese si dhe pasi të marrim konfirmimin nga ana e PZAP-së dhe Gjykatës Supreme se nuk ka ndonjë çështje që është duke u shqyrtuar në këto institucione atë herë KQZ do të mund të shpall rezultatin përfundimtar për subjektet politike dhe kandidatët e këtyre zgjedhjeve”, tha Elezi.

Elezi shtoi se çdo numërim që bëhet në QNR është i ankimueshëm dhe kjo do të thotë që vëzhguesit, subjektet politike mund të paraqesin ankesat e tyre për çdo administrim dhe për çdo numërim që zhvillohet në QNR.

“Të gjitha statistikat e një procesi zgjedhor sa i përket votave të pavlefshme ne do ti kemi më kohën kur KQZ do ti shpall rezultatet përfundimtare. Pjesë e statistikave që ka një proces zgjedhor natyrisht që do te jenë edhe fletëvotimet e pavlefshme. Në rastet kur ka paqartësi nëse një fletëvotim duhet të llogaritet i vlefshëm apo ndryshe është PZAP ku palët mund të paraqesin ankesat e tyre”, tha Elezi.

Sipas përditësimit të fundit në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri më 3 mars ora 00:54 janë numëruar 124 kuti të votimit nga 187 sa janë apo 66.31 për qind

Continue Reading

Lajmet

​Përkundër urdhrit të gjykatës për tu paraqitur në prokurori, Kurti ka agjendë tjetër për nesër

Published

on

By

Ndonëse kryeministri i Kosovës Albin Kurti është urdhëruar që nesër të paraqitet në Prokurorinë Speciale në cilësinë e dëshmitarit në ora 10:00, në po të njëjtë kohë për datën 4 mars Albin Kurti do të merr pjesë në një ngjarje tjetër.

Sipas një njoftimi të lëshuar nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Kurti do të marr pjesë në vendosjen e gurëthemelit të çerdhes së re në Gjilan.

“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni do të vendosin gurëthemelin e çerdhes së re në Gjilan. Vendosja e gurëthemelit bëhet nesër, më 04 mars 2025, në ora 10:00, në lagjen “Livadhet e Arapit” në Gjilan”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Derisa zëdhënësja e Gjykatës Themelore, Mirlinda Gashi, e kishte konfirmuar se gjyqtari i procedurës paraprake ka lëshuar urdhrin për dëshmi duke u bazuar në kërkesën e Prokurorisë Speciale.

“Ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, me Urdhër të gjykatës të datës 21.02.2025 ka obliguar dëshmitarin A.K., që të paraqitet në cilësi të dëshmitarit, për të dhënë dëshminë e tij me datë 04.03.2025 në ora 10:00, në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës. Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special me datë 28.02.2025, përmes emalit ka pranuar përgjigjen e Zyrës së Kryeministrit, lidhur me Urdhrin e lartë-theksuar të gjykatës”, ka thënë Gashi.

Continue Reading

Lajmet

​Përplasje për një votë mes Kurteshit dhe një koordinatori të vëzhguesve të AAK-së

Published

on

By

Vlefshmëria e një vote të prerë poshtë, kishte shkaktuar sherr mes anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Lëvizja Vetëvendosje Sami Kurteshi dhe një komisioneri të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Anëtari i KQZ-së Sami Kurteshi, gjatë numërimit të fletëvotimeve të ardhura me postë është akuzuar nga koordinatori i vëzhguesve të AAK-së, se ka tentuar për të ndikuar në shpalljen e vlefshmërisë së një vote ani pse ajo kishte qenë e prerë poshtë.

Kjo është mohuar nga ana e Sami Kurteshit i cili tha para mediave se nuk e vendos askush përpos komisionerëve për votën në fjalë dhe se nuk po u bënë presion komisionerëve.

E sipas tij, komisionerët po kryejnë punën me nderë, e nuk kanë nevojë të frikësohen nga anëtarët e KQZ-së, derisa iu ka drejtuar komisionerit në fjalë se mund të ankohet në PZAP.

“Ai thotë është e pavlefshme, por nuk vendos as ti as ai, vendosin ata. Nëse ty ta merr mendja që të është bë e padrejtë, e ke të drejtën e ankesës në PZAP. Llogaritjet nuk mundem me i pa, se ti llogaritë ndryshe unë ndryshe, por prej pozitës të vëzhguesit, nuk vendosi dhe nuk është presion. Kurrkush nuk po iu thotë juve me u ndalë dhe mos me i këqyrë. Unë e kam ndikimin në zyre të KQZ-së, atje e ngriti dorën. Një person që kryen punën me nderë, hiç nuk ka nevojë me u tut prej askujt, ka kaluar ajo kohë”, tha Kurteshi.

Ndërsa, koordinatori i vëzhguesve të AAK-së, Lavdim Mehani shtoi se të njëjtën votë të prerë poshtë të AAK-së në Deçan, para tre ditësh vëzhguesit e LVV-së kanë insistuar ta shpallin të pavlefshme.

Lavdim Mehani këtë e llogaritë tentim për të ndikuar në votë dhe se do të ankohet në PZAP.

“Para tre dite, vëzhguesit e LVV-së, kanë insistuar me e shpallë një votë të AAK-së në Deçan të pavlefshme, për shkak se e ka prerjen, ka ndodhur, është shpallur e pavlefshme edhe e kanë krijuar atë standard me atë prerje. Sipas informacioneve Samia ka ardhur te një tavolinë dhe i ka thënë komisionerit shpalle këtë të vlefshme, derisa ka qenë e njëjta votë, e prerë poshtë. E llogarisim si ushtrim ndikimi ose tentim për të ndikuar për ta shpallur të vlefshme apo pavlefshme”, shtoi ai.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, është duke vazhduar numërimi i votave me postë.

Sipas përditësimit të fundit në faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri më 3 mars ora 00:54 janë numëruar 124 kuti të votimit nga 187 sa janë apo 66.31 për qind.

Continue Reading

Të kërkuara