Lajmet

Salih Mustafa dënohet me 26 vjet burgim për krime lufte

Prokuroria pretendon se i njëjti ka kryer krime lufte.

Published

on

Trupi gjykues në Dhomat e Specializuara në Hagë, në krye me gjyqtaren Mappie Veldt Foglia ka shqiptuar aktgjykim fajësues ndaj ish pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa duke e dënuar atë me 26 vjet burgim, duke llogaritur kohën e kaluar në paraburgim.

Prokuroria pretendon se i njëjti ka kryer krime lufte dhe akuzat që rëndojnë mbi të janë: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë, vrasje e paligjshme, ndërsa ai është shpallur fajtor për:

“Dënim me 10 vjet burgim për krimi ne luftës së ndalimit arbitrar pika 1, dënim me 22 vjet burgim për krimin e luftës së torturës pika 3, dhe dënim me 25 vjet burgim për krimin e luftës së vrasjes së paligjshme pika 4. Trupi gjykues ju dënon me vendi të njësuar më 26 vjet burgim në të cilën llogaritet koha e kaluar në paraburgim”, ka thënë kryetarja e turpit gjykues.

“Ky aktgjykim shqiptohet publikisht në emër të popullit të Kosovës dhe në praninë e zotit Mustafa”, ka thënë kryetarja e turpit gjykues.

“Trupi gjykues konstatoi se prokurori i specializuar ka vërtetuar jashtë dyshimit të arsyeshëm se u krye krimi i luftës i ndalimit arbitrar i pikës 1 kundër të paktën gjashtë personave në kompleksin e ndalimit në Zllash, afërisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999…. Duke marrë parasysh keqtrajtimin që vuajtën viktimat në tërësi , turpi gjykues konstatoi se Prokurori i Specializuar ka vërtetuar jashtë dyshimti të bazuar se krimi i luftës i torturës në pikën 3 u krye ndaj së paku 6 personave në kompleksin e ndalimit në Zllash afërisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999. Trupi gjykues gjykoi se akuza e trajtimit mizor mbulohej tërësisht nga akuza e torturës dhe rrjedhimisht vendosi të mos e shqyrtonte më tej, kjo u bë për hire të drejtësisë për zotin Mustafa”, ka thënë kryetarja e turpit gjykues.

Ky është aktgjykimi i parë i Speciales për pretendimet për krime lufte.

Lajmet

Talenti kosovar i Bayern Munich, Erblin Osmani, viziton FFK-në dhe ndjek stërvitjen e Kombëtares

Published

on

By

Futbollisti i ri dhe premtues kosovar, Erblin Osmani, i cili është pjesë e klubit gjerman Bayern Munich, ka vizituar sot Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK).

Osmani, i cili po qëndron në Kosovë për pushimet verore, u prit në ambientet e FFK-së, ku pati rastin të njihet më nga afër me aktivitetet e federatës dhe të ndjekë seancën stërvitore të Kombëtares së Kosovës në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Sipas FFK-së, vizita e tij përfaqëson lidhjen e fortë që talentët kosovarë, të cilët po zhvillojnë karrierën e tyre në klubet më të njohura evropiane, vazhdojnë ta ruajnë me vendlindjen.

Erblin Osmani konsiderohet një nga talentët e rinj që po ndërton karrierën e tij në futbollin evropian, ndërsa Federata e Futbollit e Kosovës e vlerësoi si pjesë të gjeneratës së re që po promovon Kosovën në arenën ndërkombëtare të futbollit.

FFK i ka uruar Osmanit suksese të mëtejshme dhe arritje të reja në karrierën e tij sportive.

 

Continue Reading

Lajmet

Irani ndërpret komunikimet me SHBA-në, paralajmëron bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

Published

on

 Irani ka vendosur të ndërpresë shkëmbimin e mesazheve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes ndërmjetësve, mes përshkallëzimit të tensioneve në rajon dhe sulmeve të fundit në Liban sipas nje raportimi të Reuters.

Agjencia iraniane e lajmeve Tasnim ka bërë të ditur se ekipi negociator i Teheranit ka ndaluar komunikimet indirekte me Uashingtonin, duke e lidhur këtë vendim me zhvillimet e fundit në Liban, teksa përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit vazhdojnë.

Tasnim raporton gjithashtu se Irani dhe i ashtuquajturi “Boshti i Rezistencës”, ku përfshihen aleatët e tij në Liban, Irak dhe Jemen, kanë hartuar një plan që parasheh bllokimin e plotë të Ngushticës së Hormuzit dhe aktivizimin e fronteve të tjera strategjike, përfshirë Ngushticën Bab el-Mandeb.

Sipas raportimit, këto masa synojnë “ndëshkimin e Izraelit dhe mbështetësve të tij”, ndërsa autoritetet iraniane kanë theksuar se nuk do të ketë negociata derisa të ndalen operacionet ushtarake izraelite në Liban dhe Gaza.

Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një nga rrugët më të rëndësishme detare për transportin global të naftës dhe gazit, ndërsa çdo bllokim i saj mund të ketë ndikim të madh në tregjet ndërkombëtare të energjisë.

Continue Reading

Lajmet

Bashkëpunim akademik ndërmjet UBT-së dhe Dicle University në kuadër të Erasmus+ Staff Mobility

Published

on

By

Në kuadër të programit Erasmus+ Staff Mobility, UBT mirëpriti gjatë javës së kaluar Assoc. Prof. Dr. Hasan Aykut Aysan dhe Assist. Prof. Dr. Yusuf Gözaçık nga Fakulteti i Edukimit Fizik dhe Sportit në Dicle University, Turqi.

Vizita u realizua në kuadër të bashkëpunimit akademik ndërinstitucional dhe përfshiu një sërë aktivitetesh profesionale dhe akademike, duke përfshirë vizita në kampusin dhe infrastrukturën universitare, organizimin e një punëtorie me studentët dhe stafin akademik, si dhe mbajtjen e një ligjërate tematike mbi shigjetarinë (archery).

Gjatë qëndrimit të tyre në UBT, profesorët prezantuan përvojat dhe ekspertizën e tyre në fushën e edukimit fizik dhe sportit, duke ofruar perspektiva bashkëkohore metodologjike dhe praktike. Aktivitetet e zhvilluara krijuan mundësi për shkëmbim të njohurive, avancim profesional dhe zgjerim të bashkëpunimit akademik ndërmjet pjesëmarrësve.

Ky mobilitet akademik kontribuoi në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet UBT-së dhe Dicle University, duke promovuar bashkëpunimin shkencor, akademik dhe kulturor ndërmjet institucioneve dhe vendeve përkatëse.

UBT vazhdon të mbetet i përkushtuar ndaj ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë, zgjerimit të partneriteteve strategjike dhe krijimit të mundësive të reja për zhvillim akademik dhe profesional të studentëve dhe stafit akademik.

Continue Reading

Lajmet

Pesë ish-policë serbë akuzohen për krime lufte në Kosovë

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, duke propozuar që gjykimi të zhvillohet në mungesë.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, të akuzuarit me inicialet P.N., Z.D., I.I., S.M. dhe J.D., dyshohet se si pjesëtarë të Policisë serbe në Stacionin Policor në Fushë Kosovë, kanë kryer krime lufte gjatë konfliktit në Kosovë.

Aktakuza i ngarkon ata për ngjarjet e datës 6 maj 1999, kur sipas pretendimeve të prokurorisë, kanë ndaluar dhe marrë me forcë pesë civilë. Viktimat më pas janë transportuar nga stacioni i trenit në një lokacion të njohur si “Megja”, ku dyshohet se janë ekzekutuar me armë zjarri.

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se ka propozuar zhvillimin e procedurës gjyqësore në mungesë të të pandehurve, në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi për rastet e krimeve të luftës.

Rasti pritet të trajtohet nga gjykata kompetente, e cila do të vendosë lidhur me konfirmimin e aktakuzës dhe vazhdimin e procedurave gjyqësore.

Continue Reading

Të kërkuara