Lajmet

Sadiku: S’mjafton buxheti i shëndetësisë në Prishtinë, presim bashkëpunim me ministrin Vitia

Sadiku ka thënë se kërkesa për rritje të buxhetit do të jetë në fushën e analizave laboratorike dhe për furnizim me barna.

Published

on

12 milionë euro buxheti i Drejtorisë së Shëndetësisë në komunën e Prishtinës po konsiderohet i pamjaftueshëm. Ndërsa 2 milionë euro janë ndarë nga niveli lokal për investime kapitale, ka bërë të ditur drejtori i kësaj drejtorie, Izet Sadiku. Ai ka thënë se kërkesa e tyre do të jetë për shtim të këtyre mjeteve, me qëllim të ofrimit të kushteve sa më të mira.

Sadiku ka thënë se kërkesa për rritje të buxhetit do të jetë në fushën e analizave laboratorike dhe për furnizim me barna.

“Ne kemi domethënë me paga me krejt mbi 12 milionë euro, mirëpo sa i përket investimeve kapitale, ne kemi 2 milionë e gjysmë që i ka ndarë komuna që është diku dyfishim më shumë se dyfishim, domethënë 130% kemi buxhet më shumë, mirëpo sigurisht që jemi të vetëdijshëm që ka ende nevojë m’u rrit buxheti i Shëndetësisë në Prishtinë dhe ne sigurisht gjatë këtij viti bëjmë kërkesa të reja me qëllim që me rritë buxhetin e Shëndetësisë në Prishtinë, sidomos për fushën e analizave laboratorike, kemi rritur numrin dhe për furnizim me barna”, ka thënë Sadiku.

“Realisht vitin e kaluar ka qenë goxha, kemi pas mungesë të furnizimit rreth 40 për qind shkon furnizimi me barna që ka bërë Ministria vitin e kaluar dhe ne në qoftë se nuk i mbulon këto ne obligohemi me i mbulu vet këto shpenzime dhe ne sivjet po shpresojmë që ministria ka me e rritë këtë furnizim dhe rritja e furnizimit nga ministria neve na krijon mundësinë që me shpenzu më pak për barna dhe me i orientu në fushat tjera të sektorit të Shëndetësisë në Prishtinë”, ka thënë ai.

Sadiku ka thënë se pret më shumë bashkëpunim me ministrin e ri të Shëndetësisë, Arben Vitia. Ai pret që ministri Vitia ta bëjë sa më efektive shëndetësinë në Kosovë.

“S’kam koment unë për këtë çështje është çështje e Qeverisë sonë, por unë besoj që ai ka një përvojë atje dhe e shohim domethënë që i njeh disa problematika që i ka shëndetësia e Kosovës dhe besoj që do të vazhdojë bashkëpunimin me të, domethënë edhe pres bashkëpunimin e tij sepse është i domosdoshëm dhe e kemi obligim besoj edhe unë edhe ministri i Shëndetësisë në këtë rast, Arbeni që me bashkëpunu bashkë me qëllim që me kriju, me e bë sa më efektiv fushën e shëndetësisë duke e pasur parasysh problemet që i ka shëndetësia në Kosovë, domethënë bashkëpunimi është i domosdoshëm më qëllim që një bashkëpunim i mirëfilltë mendoj që mund t’i eliminojë disa prej problemeve që i ka sektori i Shëndetësisë”, u shpreh Sadiku.

Lajmet

Justina Shiroka-Pula merr zyrtarisht detyrën e presidentes

Published

on

Justina Shiroka-Pula ka marrë zyrtarisht detyrën e presidentes së Republikës së Kosovës.

Në ceremoninë e inaugurimit, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ia ka dorëzuar Kushtetutën presidentes së re.

Justina Shiroka-Pula mori 81 vota në Kuvend, në votimin që u zhvillua në mesnatën mes të martës dhe të mërkurës, në fund të afatit kushtetues që e caktoi 6 tetorin si datë të fundit për zgjedhjen e presidentit. Detyrën e siguroi pas dakordimit të Vetëvendosjes dhe Partisë Demokratike të Kosovës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

BE-ja shqetësohet për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara

Published

on

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim të thellë për miratimin nga Kuvendi i Kosovës të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në një përgjigje për KOHËN, një zëdhënës i BE-së ka thënë se ndryshimet e miratuara janë në kundërshtim me obligimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj Bashkimit Evropian.

“Partneriteti ynë nënkupton jo vetëm interesa të përbashkëta, por edhe përgjegjësi të përbashkëta”, thuhet në përgjigje.

BE-ja ka theksuar se vazhdimisht ka mbështetur punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës si institucion të pavarur gjyqësor, të themeluar përmes vendimeve të Kuvendit në vitet 2014–2015 dhe të përcaktuar në Kushtetutën e Kosovës.

Sipas BE-së, mandati dhe pavarësia e Dhomave të Specializuara duhet të respektohen plotësisht, ndërsa drejtësia duhet të vazhdojë të bazohet në parimin e përgjegjësisë penale individuale.

BE-ja i ka bërë thirrje Kosovës që t’u përmbahet obligimeve të saj ndërkombëtare dhe të garantojë pavarësinë gjyqësore të Dhomave të Specializuara, si dhe llogaridhënien dhe drejtësinë për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Projektligji u miratua në Kuvend të martën, pak para përfundimit të afatit për zgjedhjen e Presidentit, pas një marrëveshjeje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Miratimi i tij u shoqërua me protesta në Kosovë, ndërsa kundërshtimi ndaj Dhomave të Specializuara është rritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Schuebel uron presidenten e re, mbështetja e BE-së do të mbetet e palëkundur

Published

on

By

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Schuebel ka shprehur shpresën për rikthimin e stabilitetit politik dhe institucional në vend, duke theksuar gatishmërinë për të bashkëpunuar me presidenten e re, institucionet e Kosovës dhe spektrin politik.

“Me shpresën për ripërtëritjen e stabilitetit politik dhe institucional, pres me kënaqësi të punoj me Presidenten Shiroka-Pula, institucionet e Kosovës dhe spektrin e gjerë politik për ta afruar vendin më pranë Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Schuebel.

Ai ka theksuar gjithashtu se mbështetja e Bashkimit Evropian për Kosovën do të vazhdojë të jetë e palëkundur.

Justina Shiroka-Pula u zgjodh Presidente e Kosovës në raundin e parë të votimit, duke marrë 81 vota në seancën e Kuvendit që kishte nisur më 6 tetor. Votimi përfundoi pak pas mesnate, ndërsa numërimi i votave përfundoi rreth 15 minuta më vonë.

Me zgjedhjen e Shiroka-Pulës, Kosova tashmë ka presidenten e re, ndërsa mesazhi i BE-së vjen me theks të veçantë te stabiliteti institucional dhe vazhdimi i rrugëtimit të vendit drejt Bashkimit Evropian.

D.L

Continue Reading

Lajmet

15 milionë euro për subvencionimin e faturave të energjisë për familjet në nevojë

Published

on

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka bërë të ditur se janë ndarë 15 milionë euro për mbështetjen e familjeve për faturat e energjisë elektrike, përmes Programit për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike 2026–2027.

Hoti ka njoftuar se programi është miratuar në mbledhjen e pestë të Qeverisë dhe synon subvencionimin e faturave për familjet që plotësojnë kriteret për përfitim.

Ai ka thënë se në ditët në vijim do të nënshkruajë vendimin që përcakton kushtet dhe kriteret për përfituesit, pas së cilës pritet të hapet thirrja për aplikim.

Sipas Hotit, programi lidhet edhe me obligimet e Kosovës në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe zbatimit të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, veçanërisht për identifikimin dhe mbështetjen e konsumatorëve të cenueshëm.

“15 milionë euro mbështetje. Drejtpërdrejt në faturat e familjeve”, ka shkruar Hoti./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara