Lajmet

Këtë javë fillon faza e parë e dezinsektimit hapësinor në komunën e Prishtinës

Published

on

Komuna e Prishtinës do të nisë këtë javë fazën e parë të dezinsektimit hapësinor për vitin 2024, ndërsa i gjithë procesi do të zhvillohet në gjashtë faza. Kështu ka thënë drejtori i Shëndetësisë, Izet Sadiku. Ai ka thënë se ky proces është i nevojshëm për kryeqytetin dhe se po bëhen përgatitje për fazën e parë, ndërsa ka shtuar se do të njoftohen paraprakisht qytetarët.

“Dizinsketimi hapësinor është proces që ndodh çdo vit në Prishtinë. Është prej komunave që e bënë dizinsketimin. Këtë vit jemi duke bërë përgatitjet në fillim të kësaj jave, jemi duke bërë përgatitje. Sigurisht që kemi pasur disa çështje që kemi disa kompani që të fillojë procesi sepse ka përfunduar kontrata me ta por kemi marrë një kompani tjetër. Duhet të bëhet një plan sepse në këtë proces duhet të lajmërohen më herët qytetarët, sidomos bletarët që të kenë kujdes dhe të mos bëhet dëmtimi i bletëve”, ka thënë Sadiku.

Në procesin e dezinsektimit hapësinor, Sadiku ka thënë përfshihen rreth 6 mijë e 800 hektarë, përfshirë dhe qytetin dhe fshatrat, e që zgjat afër një javë.

“Procesi i dezinsektimit është proces që zgjat gjashtë ditë, diku 6 mijë e 800 hektarë përfshihen në Komunën e Prishtinës, jo vetëm kryeqyteti por përfshihen edhe disa fshatra përreth. Ai zgjat në gjashtë faza në çdo rrugë, dhe pastaj mbas fazës së parë diku 10 ditë pauzohet dhe pastaj fillohet me fazën e dytë. Procesi zgjatë tetë ditë, diku ditëve të para bëhet larvicidet që hedhen, bëhet më qëllim që të mbyt larvat e insekteve. Në ditën e dytë bëhen procesi i dezinsektimit i cili zgjat gjatë ditë, dhe mbas kryerjes së procesit pauzohet”, u shpreh Sadiku.

Sipas tij, qëllimi i këtij procesi është zvogëlimi i insekteve në mënyrë që të zvogëlohen edhe sëmundjet epidemike.

“Qëllimi i këtij është zvogëlimi i insekteve në nivel epedemilogjik në mënyrë që të paranadohen shumë sëmundje ngjitëse të cilët bartës janë insketet. Do të bëjmë lajmërimin zakonisht ky proces bëhet në mbrëmje në ora tetë ose nëntë. Në bazë të informatatve dhe kërkesa të qztetarëve kemi parë që nuk ka shumë ankesa. Për dallim nga vitet e kaluara këtë vit, pastërtia dhe higjiena është më e mirë dhe ajo po ndikon që të ketë më pak insekte. Mirëmbajtje e parqeve sivjet është shumë më e mirë. Bari dhe lagështi është një faktor për rritjen e numrit të madh të insekteve”, shtoi ai.

Në fund ai kërkon nga qytetarët se për të gjithë ata që kanë ndonjë shqetësim që nuk kanë hyrë në lagjen e tyre ti lajmërojnë.

Dezinsektimit hapësinor bëhet gjatë mbrëmjes rreth orës 20:00-21:00, kompanitë e kontraktuara për dezinsektim shpërndahen në secilën lagje të Prishtinës dhe fshatrat e kësaj komune.

Dezinfektimi i hapësirave të Kryeqytetit bëhet me qëllim të eliminimit të valës së madhe të mushkonjave që kanë “pushtuar” vendin.

Lajmet

Tre persona në pranga për së paku tetë vjedhje në Fushë-Kosovë, dëmi mbi 60 mijë euro

Published

on

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Fushë-Kosovë, të dyshuar për kryerjen e së paku tetë rasteve të vjedhjeve të rënda në banesa gjatë muajve tetor dhe nëntor 2026.

Sipas Policisë, A.B., F.H. dhe M.K. janë arrestuar pas një hetimi dymujor. Operacioni policor është zhvilluar më 18 nëntor, ndërsa dëmi fillestar material nga vjedhjet vlerësohet të jetë mbi 60 mijë euro.

Gjatë kontrolleve në katër lokacione, policia ka sekuestruar stoli ari, para të gatshme, një pistoletë, një veturë që dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprave penale, dy telefona dhe një sasi të dyshuar të marihuanës.

Hetimet e mëtejshme kanë çuar policinë edhe te një argjendari në lagjen “Dardania” në Prishtinë, ku dyshohet se janë shitur stolitë e vjedhura. Pronari i argjendarisë është shoqëruar në stacion policor. Ndërkaq, një sasi tjetër ari është lokalizuar dhe sekuestruar në Prizren.

Policia ka bërë të ditur se ndaj të dyshuarve janë iniciuar raste për “Vjedhje të rëndë”, “Posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Posedim të paautorizuar të narkotikëve”.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, tre të arrestuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tre zyrtarë nga Kosova diplomojnë në Akademinë e FBI-së, vlerësohet partneriteti me SHBA-në

Published

on

By

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka njoftuar se tre zyrtarë të zbatimit të ligjit nga Kosova kanë diplomuar së fundmi në Akademinë Kombëtare të FBI-së.

Në njoftimin e ambasadës theksohet se Kosova është një partnere e fortë e SHBA-së në fushën e zbatimit të ligjit dhe ka një nga rrjetet më të mëdha të të diplomuarve të Akademisë Kombëtare të FBI-së në nivel global.

“Krenarë të festojmë diplomimin e tre zyrtarëve kosovarë nga Akademia Kombëtare e FBI-së! Kosova është një partnere e fortë e SHBA-së në zbatimin e ligjit, me një nga rrjetet më të mëdha të alumni-t të Akademisë Kombëtare të FBI-së në botë. Jemi të entuziazmuar të punojmë së bashku për të luftuar krimin e organizuar transnacional”, thuhet në njoftimin e Ambasadës amerikane.  /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi miraton tri marrëveshje ndërkombëtare

Published

on

Kuvendi i Kosovës sot ka miratuar tri marrëveshje ndërkombëtare.

Me dy të tretat e votave, deputetët miratuan Konventën për Njohjen dhe Ekzekutimin e Vendimeve të Huaja Gjyqësore në Çështjet Civile ose Tregtare.

Kjo marrëveshje mori miratimin në tentimin e tretë, pasi u sigurua se Serbia nuk është pjesë e kësaj konvente.

Po ashtu, Kuvendi miratoi Protokollin për ndryshimin e Marrëveshjes mbi Statusin dhe Funksionet e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur.

Në mesin e marrëveshjeve të miratuara ishte edhe Konventa për Zgjedhjen e Gjykatës. /KosovaPress/

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kurti: Javën e ardhshme pritet drafti i parë i strategjisë për Apelin dhe Ligjit për Specialen

Published

on

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se javën e ardhshme pritet të pranohen drafti i parë i strategjisë shtetërore për procesin e Apelit në Hagë dhe drafti i ri i Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Duke folur në Kuvend për Ligjin për Specialen, Kurti ka thënë se ai është hartuar pas pakënaqësisë me aktgjykimin e 16 shtatorit, por ka theksuar se që nga fillimi kishte shprehur rezerva për këtë nismë.

“Nuk dyshoj në qëllimin e mirë, por nuk mjafton vetëm qëllimi i mirë, duhet të kemi edhe sukses. Për këtë na duhet një ligj që nuk kthehet mbrapsht dhe bëhet praktik në realitet”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka theksuar se në grupin punues për strategjinë janë të përfshirë përfaqësues të ndryshëm, ndërsa drafti i ri i ligjit pritet të përgatitet nga një ekip ekspertësh.

Kurti ka përsëritur se nuk e ka ndryshuar qëndrimin për Dhomat e Specializuara që nga viti 2015, duke e cilësuar këtë gjykatë si të pazakontë.

Ai ka përmendur edhe raportin e vitit 2008 për pretendimet lidhur me “Shtëpinë e Verdhë” dhe trafikimin e organeve, duke thënë se hulumtimet e zhvilluara nuk kishin gjetur dëshmi për këto pretendime.

Sipas Kurtit, çështja e ndërmarrjes së përbashkët kriminale mbetet ndër pikat që duhet të trajtohen në procesin e Apelit. Ai ka shprehur bindjen se vendimi i 16 shtatorit duhet të korrigjohet në Apel, proces për të cilin ka thënë se pritet të zhvillohet gjatë vitit 2027./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara