Lajmet

Sa punëtorë do të përfitojnë në Kosovë nga rritja e pagës minimale?

Published

on

108 mijë e 798 punëtorë kosovarë, të sektorit privat, pritet të përfitojnë nga rritja e pagës minimale në 250 euro.

Deri në muajin mars të këtij viti, numri total i të punësuarve në sektorin privat ishte 265 mijë e 973 punëtorë, ku 7 mijë e 447 prej tyre marrin pagë vetëm 80 euro në muaj. E pagat bruto për këta punëtorë në total ishin në vlerën e 120 milionë e 563 mijë e 285 euro, përcjell Buletini Ekonomik.

Sipas të dhënave nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), numri total i të punësuarve në këtë sektor e që marrin paga nga 80 deri në 250 euro është 101 mijë e 390 punëtorë.

ATK-ja për Buletinin Ekonomik ka thënë se numri i të punësuarve në Kosovë, që marrin paga prej 250 deri në 450 euro në muaj është 77 mijë e 390 punëtorë, kurse numri i atyre që marrin paga mbi vlerën e 450 eurove është gjithsej 79 mijë e 785 punëtorë.

Ndërkohë, premtimi i Qeverisë për ngritjen e pagës minimale në 250 euro nga 130-170 euro sa është tani, do t’iu mundësonte mbi 108 mijë punëtorëve paga më të mira dhe më të dinjitetshme, vlerësojnë nga sektori privat në vend.

Mirëpo, shoqatat e bizneseve që veprojnë në Kosovë po shprehin rezerva rreth këtij vendimi dhe ndikimit që do të ketë ky vendim tek bizneset.

Ata shprehen se te disa biznese pa dyshim se do të ketë ndikim negativ rritja e pagës minimale në 250 euro për shkak se nuk kanë potencial t’i mbajnë të gjithë punëtorët në punë me pagën e re, kurse për disa të tjera thonë se do të jetë e padukshme për shkak se pagat tashmë janë më të larta.

Paga minimale në Kosovë që nga viti 2011 vazhdon të jetë 130 euro për të punësuarit e moshës nën 35 vjeç, dhe 170 euro për të punësuarit e moshës mbi 35 vjeç.

Ndryshe, rritja e pagës minimale në Kosovë nuk ka ndodhur që nga viti 2011. Nga Aleanca Kosovare e Bizneseve thonë se sipas ligjit, duhet që për çdo vit të ketë rritje të pagës minimale në bazë të rritjes ekonomike të vendit, edhe pse nga ky institucion shpjegojnë se se kjo nuk ka ndodhur asnjëherë në Kosovë për shkak të mospajtimeve politike.

Continue Reading

Rajoni

Protestuesit sulmojnë objektin e Gjykatës së Apelit

Published

on

By

Protestuesit në Shqipëri kanë hyrë në objektin e Gjykatës së Apelit. 

Pasi kanë qëndruar për pak minuta aty, ata janë larguar. 

Kjo është hera e parë që është sulmuar objekti i Gjykatës së Apelit.

Pasi janë larguar protestuesit, në vendngjarje kanë arritur pjesëtarë të Policisë. Njëri prej protestuesve është shoqëruar në Polici.

Continue Reading

Vendi

Presidenti i Malit të Zi në vizitë në Kosovë

Published

on

By

Presidenti i Malit të Zi Jakov Milatoviq do të qëndrojë sot për vizitë në Kosovë. 

Policia e Kosovës ka njoftuar se sipas detyrës zyrtare, do të ndërmarrë masat e sigurisë si dhe do të kujdeset për rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të tij në Kosovë.

Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës, sipas itinerarit të lëvizjes, nga pika kufitare Kullë – Pejë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare të vizitës në rajonin e Pejës, Policia e Kosovës, sipas nevojës, do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. 

Continue Reading

Rajoni

Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri

Published

on

By

Një mesazh kërcënues për bombë ka mbërritur në disa institucione shtetërore në Shqipëri. A2 CNN raporton se një email ka kërcënues ka mbërritur në kryeministri, ministri, institucione të drejtësisë dhe Bankën e Shqipërisë.

“Ju njoftojmë urgjentisht se në këtë moment brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni (ANFO). Sot, me lejen e Allahut, do të kryejmë një seri sulmesh terroriste të planifikuara në territorin e vendit. Ajo që do të përjetoni sot është vetëm fillimi. Një ditë, qeveria juaj do të dorëzojë pushtetin dhe do të vendoset Sheriati”, thuhet në mesazh.

Pas marrjes së mesazhit, është boshatisur Gjykata dhe Prokuroria e Fierit. Administrata është alarmuar, ndërsa në zonë është shtuar prania e forcave të Policisë. /A2 CNN/

Continue Reading

Lajmet

Vitia: 53.4 për qind e grave me kancer të gjirit diagnostikohen në stadin e parë dhe të dytë

Published

on

By

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se 53.4 për qind e grave të diagnostikuara me kancer të gjirit në Kosovë janë identifikuar në stadin e parë dhe të dytë të sëmundjes, duke theksuar rëndësinë e zbulimit të hershëm për suksesin e trajtimit dhe rritjen e mundësive për mbijetesë.

Këtë deklaratë Vitia e bëri në Simpoziumin e Tretë për Kancerin e Gjirit, të organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës, ku u diskutua për ndërgjegjësimin, diagnostikimin e hershëm dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për gratë.

Ai bëri të ditur se mamografia ofrohet falas në institucionet publike shëndetësore, ndërsa gjatë këtij viti pritet të shtohen edhe tetë mamografë digjitalë në komunat ku mungojnë këto pajisje. Gjithashtu, përmes mamografit mobil, shërbimi po u ofrohet edhe grave në komunat që nuk kanë aparatura të tilla.

Sipas Vitisë, Kosova tashmë ka edhe planin e veprimit për skriningun e kancerit të gjirit për periudhën 2026–2028, me synim përmirësimin e diagnostikimit dhe qasjes në shërbime shëndetësore.

Ndërkaq, drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi, bëri të ditur se gjatë vitit 2025 janë realizuar gjithsej 1.847 mamografi në kuadër të aktiviteteve për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit. Prej tyre, 463 janë kryer vetëm gjatë muajit tetor.

Gashi njoftoi gjithashtu se gjatë këtij viti, deri në ditën e mbajtjes së simpoziumit, janë realizuar 700 mamografi, prej të cilave rreth 150 gjatë muajit tetor.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara