Lajmet

Sa më e vjetër, aq më e bukur: Sofia Vergara më tërheqëse se kurrë

Published

on

Aktorja kolumbiano-amerikane Sofia Vergara është ende një nga yjet më seksi dhe më të paguara në televizion, dhe ajo mbushi 49-vjeç këtë korrik.

Ylli i serisë “Familja Moderne” gjithashtu renditet në mesin e 100 grave më me ndikim në botë, dhe ajo gjithashtu mori figurën e saj të dyllit në Muzeun “Madame Tiso”.

Ajo është aktive në Instagram dhe poston shpesh foto nga shfaqja muzikore amerikane “America has talent”, në të cilën është në juri, por edhe fotografi nga rinia e saj, në të cilat ndjekësit e komplimentojnë dhe arrijnë në përfundimin se ajo është më e bukur pavarësisht moshës.

Në fillim të fundjavës, ajo publikoi fotografi direkt nga “Amerika ka talent” dhe shkroi se ishte “një nga netët më të çmendura që kur ajo ishte në juri”, dhe komplimentet për pamjen e saj vetëm sa vinin.

Ajo ishte e martuar me Joe Manola, i cili ishte i dashuri i saj i shkollës së mesme. Ajo u martua pas shkollës së mesme dhe në moshën 19-vjeç, lindi një djalë, Manol (1991). Ata u divorcuan dy vjet më vonë.

Vergara u fejua me burrin e saj aktual, Joe Manganiel (44), pas gjashtë muajsh lidhje dhe u martuan në vitin 2015.

Vetë Joe foli për zgjuarsinë, veçantinë dhe sharmin e saj, si mysafir në një shfaqje shumë të njohur.

“Ne ishim ende të fejuar atëherë. Po kthehesha nga rruga dhe në aeroport pashë një revistë ku isha në listën e dhjetë burrave më tërheqës të vitit. E bleva, erdha tek ajo dhe, me shaka, ia dhashë asaj revistën për të parë. Ajo filloi të shikonte fotot, dhe gjatë gjithë kohës që unë isha duke folur, ajo heshti dhe i shfletoi faqet me një buzëqeshje. Kur e pyeta se për çfarë heshti dhe çfarë mendonte, ajo vetëm më tha “Asgjë, po shikoj kush janë nëntë të tjerët.”

Që nga viti 2016, Sofia Vergara konsiderohet si aktorja më e paguar e televizionit, duke fituar më shumë se 40 milionë dollarë në vit.

Vetë Sofia ka theksuar vazhdimisht se sa i rëndësishëm është humori dhe energjia pozitive dhe sa e ka ndihmuar të kalojë periudha të vështira në jetën e saj.

Vendi

Profesoresha Violeta Zefi dhe studentja Zhaneta Shatri publikojnë studimin shkencor në revistën prestigjioze “International Journal of Educational Reform”

Published

on

By

Profesoresha Violeta Zefi nga Fakulteti i Psikologjisë në UBT ka publikuar artikullin e saj më të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “International Journal of Educational Reform”, e cila botohet nga platforma prestigjioze Sage Journals.

Bashkautore në këtë punim është edhe studentja e vitit të tretë, Zhaneta Shatri, duke dëshmuar suksesin e metodologjisë së mësimdhënies së orientuar kah hulumtimi që aplikohet në UBT.

Ky artikull trajton rëndësinë e perspektivës së prindërve në rastet e fëmijëve me vështirësi specifike në të nxënë, duke vënë në pah se si qëndrimet e tyre ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin akademik dhe emocional të fëmijëve.

Përmes intervistave të thelluara me 53 prindër, studimi ka zbuluar se mungesa e informacionit shpesh krijon pasiguri në identifikimin e hershëm të sfidave me të cilat përballen fëmijët.

Si rrjedhojë, punimi thekson nevojën urgjente për krijimin e sistemeve më të forta mbështetëse, si programet edukative të përshtatura, udhëzimet profesionale dhe qasjen në shërbime psikologjike.

Ky publikim përbën një kontribut të rëndësishëm për fushën e psikologjisë dhe edukimit, duke shërbyer si një udhërrëfyes për politika më të avancuara në përkrahjen e mirëqenies së fëmijëve dhe familjeve të tyre.

Artikullin mund ta lexoni këtu: https://journals.sagepub.com/doi/abs/10.1177/10567879261436425

 

Foto: Violeta Zefi

 

Foto: Zhaneta Shatri

 

 

Continue Reading

Vendi

Kuvendi zgjedh dy anëtarë të Këshillit Gjyqësor

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur sot dy anëtarë të rinj të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) me një mandat pesëvjeçar.

Pas procesit të votimit, u bë e ditur se anëtarët e përzgjedhur janë Bashkim Hyseni dhe Ivana Milenkoviq, të cilët do të jenë pjesë e këtij organi të rëndësishëm të sistemit të drejtësisë.

Ndërkohë, për sa i përket pozitës së një përfaqësuesi nga komuniteti serb, Kuvendi njoftoi se procesi do të rikthehet në pikën zero pasi asnjë kandidat nuk mori votat e mjaftueshme. Si rrjedhojë, për këtë pozitë do të shpallet së shpejti një konkurs i ri për të plotësuar vendin e mbetur vakant.

Continue Reading

lajme

Profesori nga Holanda ligjëron në UBT për vlerësimin e pasurive të paluajtshme

Published

on

By

Në kuadër të lëndës “Vlerësimi i Paluajtshmërive 1”, të ligjëruar nga Prof. Dr. Visar Hoxha, në Fakultetin Menaxhim i Patundshmërive dhe Infrastrukturë në UBT, studentët patën mundësinë të ndjekin një ligjëratë të veçantë nga Jan Veuger real estate professor, profesor i Real Estate në Hanze University of Applied Sciences Groningen Netherlands dhe ekspert ndërkombëtar në vlerësimin e pasurive të paluajtshme, si dhe Fellow i Royal Institution of Chartered Surveyors RICS.

Gjatë ligjëratës, ai trajtoi në mënyrë praktike qasjet kryesore të vlerësimit, përfshirë Sales Comparison Approach dhe Hedonic Pricing Model, duke analizuar faktorët që ndikojnë në çmimet e pronave rezidenciale dhe komerciale në Holandë.

Ligjërata solli një kombinim të rëndësishëm të teorisë me praktikën reale të tregut, duke u ofruar studentëve një perspektivë ndërkombëtare mbi zhvillimet bashkëkohore në fushën e pasurive të paluajtshme.

Continue Reading

Lajmet

Studentët e programit Real Estate në UBT përfitojnë nga ekspertiza ndërkombëtare në arkitekturën e qëndrueshme

Published

on

By

Në kuadër të lëndës “Arkitektura e Qëndrueshme”, të udhëhequr nga Prof. Dr. Visar Hoxha, në Fakultetin Menaxhim i Patundshmërive dhe Infrastrukturë në UBT, u mbajt një ligjëratë nga Prof. Ass. Dr. David Collins, Innovation Manager në NTNU Norwegian University of Science and Technology dhe pjesë e FME ZEN Research Centre on Zero Emission Neighbourhoods in Smart Cities.

Gjatë ligjëratës, ai ndau përvojën e tij në aplikimin e Life Cycle Costing (LCC) në ndërtesat e qëndrueshme, duke theksuar rëndësinë e analizës afatgjatë të kostos në vendimmarrjen për projekte më efikase dhe më të qëndrueshme. Duke u mbështetur në përvojën e tij kërkimore dhe profesionale, përfshirë vlerësimin si “European Researcher of the Year” nga European Facilities Management Network EuroFM, ai solli një perspektivë që lidh kërkimin shkencor me praktikën dhe inovacionin në fushën e ndërtimit dhe qyteteve inteligjente.

Ligjërata ofroi një kontribut të vlefshëm për studentët, duke i ekspozuar ata ndaj praktikave bashkëkohore dhe zhvillimeve më të fundit në arkitekturën e qëndrueshme dhe menaxhimin e ndërtesave.

Continue Reading

Të kërkuara