Magazinë

Sa kushton dasma e njeriut të tretë më të pasur në botë?

Published

on

Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez më në fund do ta thonë “Po”-në e tyre këtë javë, në një ceremoni madhështore në Venecia.

Çifti u fejua në maj 2023 e dasma është planifikuar për të shtunën, më 27 qershor, sipas mediave të huaja, festa do jetë spektakolare. Disa nga emrat më të mëdhenj pritet të jenë mes të ftuarve Katy Perry, Oprah Winfrey dhe Ivanka Trump.

Edhe pse vitin e kaluar qarkulluan thashetheme se dasma do të kushtonte plot 600 milionë dollarë, Bezos e mohoi këtë.

Por raportet e reja sugjerojnë se kostoja totale do të jetë ende jashtëzakonisht e lartë, midis 15 dhe 20 milionë dollarëve, raporton Mail Online.

Një pjesë e madhe e buxhetit shkon për programin argëtues është e mundur që Bezostë paguajë deri në 5 milionë dollarë për një performancë nga artistë si Beyoncé ose Andrea Bocelli, zbuloi Kunal Madan, CEO i DressPreservation.com.

Magazinë

Harry dhe Meghan akuzojnë autorin mbretëror për ‘konspiracion të çmendur’

Published

on

By

Duka dhe Dukesha e Sussex akuzojnë autorin Tom Bower për “teori të çmendura dhe melodramë”.

Në pjesë të librit të tij të ri, Bower pretendon se Mbretëresha Camilla i kishte thënë një miku se Meghan e kishte “trullosur” Princin Harry. Ai shkruan gjithashtu se Meghan ishte parë si një “kërcënim” nga Princi i Uellsit dhe Princesha e Uellsit.

Zëdhënësi i Harry-t dhe Meghan tha se Bower kishte kaluar “nga kritika në obsesion”, duke krijuar teori për njerëz që nuk i njeh.

Libri preket marrëdhënia e çiftit me William dhe Catherine, si dhe aktivitetet e tyre biznesore dhe bamirëse pas largimit nga Anglia dhe zhvendosjes në SHBA, përfshirë marrëveshjet me Netflix dhe Spotify.

Bower thotë se tensionet mes tyre ishin rritur para largimit. Ai pretendon se William dhe Catherine ishin “të alarmuar” nga Meghan dhe mendonin se ajo “kritikonte mundësitë e pamundura të Harry-t për të qenë mbret”. Harry dhe Meghan shfaqen në kopertinën e librit Betrayal: Power, Deceit And The Fight For The Future Of The Royal Family.

Bower ka shkruar më parë Revenge: Meghan, Harry, And the War Between the Windsors në 2022.

Marrë dhe përshtatur nga BBC

Continue Reading

Magazinë

Njëherë pjesë e peizazhit skocez, tani u shit për 26 milionë paund

Published

on

By

Figura të famshme të artit publik, si skulpturat e Henry Moore dhe të tjerëve, qëndronin dikur në Glenkiln, Dumfries dhe Galloway, duke sjellë artin direkt në natyrë. Një prej tyre, King and Queen, u dëmtua në 1995, kur i u prishën kokat. Megjithatë, kokat u gjetën dhe u restauruan, por skulptura u hoq përgjithmonë nga ekspozimi publik.

Parku i skulpturave Glenkiln u krijua nga pronari lokal Sir William Keswick mes viteve 1951 dhe 1976. Përveç katër veprave të Moore, aty ishin edhe dy skulptura nga Auguste Rodin dhe Jacob Epstein. Qëllimi ishte të ekspozoheshin skulptura moderne në natyrë, jo vetëm në galeri. Ishte një atraksion i njohur për vizitorët dhe këmbësorët e zonës.Moore u frymëzua nga një skulpturë egjiptiane në British Museum dhe nga tregimet për “mbretër dhe mbretëresha” që u tregonte vajzës së tij, Mary. Skulptura u bë një nga veprat më të njohura të tij, përshkruar si “arritja më e madhe e Moore që nga lufta”.

Pas vjedhjes së një tjetër skulpture në 2013, pjesa publike e parkut mbaroi dhe skulpturat e mbetura u ruajtën në depo të sigurta.

Së fundmi, King and Queen u shit në ankand për 26 milionë paund, shumë më shumë se pritshmëritë fillestare. Kjo skulpturë bronzi është një nga katër kopjet, por e vetmja që mbetet në duar private; të tjerat ndodhen në Japoni, Holandë dhe SHBA.

Marrë dhe përshtatur nga BBC

Continue Reading

Magazinë

Michael B. Jordan merr duartrokitje të mëdha për çmimin e aktorit më të mirë

Published

on

Aktori i filmit “Sinners” mori një reagim të madh nga yjet në audiencë kur u lexua emri i tij.

Jordan e nisi fjalimin e tij të pranimit duke përshëndetur gjithë familjen e tij, të cilët ishin të gjithë të pranishëm në sallë atë mbrëmje.

Më pas ai falënderoi regjisorin e filmit, Ryan Coogler, duke thënë:
“Jam shumë i nderuar që të quaj bashkëpunëtor dhe mik. Ti më dhe mundësinë dhe hapësirën që të jem i dukshëm.”

Jordan ka luajtur në çdo film që Coogler ka realizuar.

“Unë qëndroj këtu falë njerëzve që erdhën para meje,” tha Jordan, duke përmendur aktorë si Sidney Poitier, Denzel Washington, Jamie Foxx dhe Halle Berry, ndër të tjerë.
“Të jem mes këtyre gjigantëve, mes këtyre të mëdhenjve, mes paraardhësve të mi, mes njerëzve të mi… Faleminderit të gjithëve në këtë sallë dhe të gjithëve në shtëpi që më keni mbështetur gjatë karrierës sime. Unë e ndiej këtë mbështetje!”

Jordan vazhdoi:
“E di që ju doni që unë të kem sukses dhe unë dua ta bëj këtë sepse ju keni besuar tek unë. Faleminderit që vazhdoni të besoni tek unë. Unë do të vazhdoj të përmirësohem dhe do të vazhdoj të jem versioni më i mirë i vetes që mund të jem.”

Marrë dhe përshtaur nga CNN

Continue Reading

Magazinë

Çfarë nuk u pa në TV në Oscars

Published

on

Është nata më e madhe e Hollywood-it. Ceremonia e 98-të e Academy Awards solli fjalime emocionale, momente komike dhe shumë ngjarje interesante prapa skenës.

Edhe pse ceremonia duket madhështore në TV, shumë gjëra ndodhin jashtë kamerave. Ceremonia zhvillohet në Dolby Theatre, i cili në fakt ndodhet brenda një qendre tregtare në Hollywood.

Një nga momentet interesante ishte kur një nga dizajnerët e produksionit të filmit Frankenstein foli me gazetarët duke mbajtur në njërën dorë statujën e Oscar-it dhe në tjetrën një birrë.

Ndërkohë regjisori Pasha Talankin, autor i dokumentarit Mr Nobody Against Putin, rikrijoi momentin e fitores duke rilexuar zarfin që njoftonte se filmi i tij kishte fituar çmimin për dokumentarin më të mirë.

 

Siguri e jashtëzakonshme

Autoritetet në Los Angeles rritën ndjeshëm sigurinë këtë vit për shkak të tensioneve ndërkombëtare mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit.

Masat përfshinin:

  • disa zona sigurie të rrethuara
  • plane të veçanta për menaxhimin e trafikut
  • prani të madhe policie në zonën e Hollywood-it

Rrugët përreth Dolby Theatre ishin të mbushura me gardhe sigurie dhe automjete të ngjashme me ato të SWAT.

Gazetarët që mbulonin ceremoninë qëndronin në Loews Hollywood Hotel, përballë teatrit. Për të hyrë, duhej të kalonin nëpër dy kontrolla metalike dhe qentë e policisë kontrollonin çantat.

 

Një barazim historik

Çmimet Oscar ekzistojnë prej pothuajse 100 vitesh, por barazimet janë shumë të rralla.

Këtë vit pati një barazim historik për filmin më të mirë të shkurtër aksion, mes:

  • The Singers
  • Two People Exchanging Saliva

Herën e fundit që ndodhi një barazim ishte në vitin 2013, kur filmat Skyfall dhe Zero Dark Thirty ndanë çmimin për montazhin më të mirë të zërit.

 

Surpriza nga prezantuesi

Prezantuese i ceremonisë Conan O’Brien kishte lënë një mesazh të shkruar me dorë nën çdo karrige në teatër.

Mesazhi shoqërohej me disa ushqime që ai i quajti me humor “Moderately Happy Meal”.

Në shënim ai shkruante:

“Këto ushqime mund të mos duken shumë, por në një kinema do të kushtonin 85 dollarë.”

Ai shtonte gjithashtu:

“Qeshja e fortë dhe entuziaste është e mirë për shëndetin dhe për egon time.”

 

Fjalime të ndërprera

Oscars janë të njohura për ndërprerjen e fjalimeve që zgjasin shumë — dhe kjo ndodhi edhe këtë vit.

Kënga Golden nga filmi i animuar KPop Demon Hunters fitoi çmimin për këngën më të mirë origjinale, duke u bërë kënga e parë K-pop që fiton një Oscar.

Por gjatë fjalimit të tyre, muzika filloi dhe i ndërpreu. Më vonë prapa skenës ata falënderuan:

  • këngëtaret Audrey Nuna dhe Rei Ami
  • producentin Teddy Park
  • familjet dhe ekipin e filmit

 

Moment historik për kinematografinë

Kinematografja Autumn Durald Arkapaw, e filmit Sinners, bëri histori duke u bërë gruaja e parë që fiton Oscar për kinematografi.

Në një deklaratë prapa skenës ajo tha:

“Shumë vajza të vogla që duken si unë do të flenë shumë të qeta sonte, sepse duan të bëhen kinematografe.”

Ajo shtoi se momenti ishte i mundur falë grave që e mbështetën gjatë sezonit të çmimeve.

Marrë dhe përshtaur nga BBC

 

 

Continue Reading

Të kërkuara