Aktualitet

Sa janë të sigurta të dhënat personale në Kosovë?

Published

on

Përpunimi i të dhënave përmes sistemit të vëzhgimit me kamerë në sektorin publik, privat dhe atë të marketingut ose dërgimi i mesazheve promovuese në numrat e telefonit të qytetarëve, janë ankesat më të shpeshta të qytetarëve kur bëhet fjalë për keqpërdorimin e dhënave të tyre personale.

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) që është përgjegjëse, veç tjerash, për mbikëqyrjen dhe ligjshmërinë e përpunimit të të dhënave personale, gjatë vitit 2020 ka pranuar 60 ankesa, kurse gjatë këtij viti (2021) 18, ku tetë prej të cilave kanë kërkuar inspektim.

Drejtori i Departamenti ligjor në këtë agjenci, Valon Kryeziu, thotë se ankesat janë pranuar nga qytetarët, por edhe nga organizata të ndryshme.

Kryeziu thotë se ankesa ka pasur edhe lidhur me transferimin e të dhënave brenda kompanive ose edhe jashtë tyre.

“Ka pasur raste kur institucioni ose kontrolluesi i të dhënave ka përpunuar të dhëna jashtë qëllimit për çka i ka marrë. Ne i kemi evidentuar këto raste dhe kemi kërkuar nga ky kontrollues që ato të dhëna të mos i përpunojë më tutje dhe e kemi udhëzuar që ato të dhëna që i ka transmetuar te kontrolluesi ose përpunuesi tjetër, t’i asgjësojë”, thotë Kryeziu.

Ai shton se viteve të fundit ka rritje të ankesave ku qytetarët pretendojnë se u janë keqpërdorur të dhënat e tyre, por sipas Kryeziut, ka edhe rritje të kërkesave për mendime sa i takon aspekteve ligjore. Deri më tani, AIP nuk ka pasur ndonjë rast penal, që ta dërgojë para sistemit të drejtësisë.

“Ato, që të paktën kanë ardhur si ankesa të caktuara, nuk janë konsideruar vepra të natyrës penale, por shkelje dhe i kemi trajtuar në proces administrativ”, tregon Kryeziu.

Qytetarët duhet të dinë se ku shkojnë të dhënat personale

Qytetarët të cilët kanë argumente se të dhënat e tyre janë keqpërdorur, mund të drejtohen në agjenci, por edhe duke vizituar ueb-faqen e agjencisë, ku përmes një vegëze kanë mundësi që të parashtrojnë ankesë.

Agjencia synon që të realizojë objektivat e saj në ndërgjegjësimin e qytetarëve për të drejtën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë dhe qasjes në dokumente publike.

“Qytetarët duhet të kenë kujdes se ku i japin të dhënat e tyre, cilat llojet dhe sasia e të dhënave, cili është qëllimi. Qytetari ka të drejtë dhe duhet të kërkojë në çdo kohë nga kompanitë e institucionet se çka bëhet me të dhënat e tyre”, thotë Kryeziu.

Agjencia për Informim dhe Privatësi që është përgjegjëse edhe për mbikëqyrjen e zbatimit të ligjit për qasje në dokumente publike, ku deri tash ka pranuar 26 ankesa ka aprovuar 12, ndërkaq në shqyrtim ka 14 të tjera.

Sa ka siguri në qasjen në internet?

Njohësit e teknologjisë informative kanë tërhequr vërejtjen që qytetarët duhet të kenë kujdes për të dhënat e tyre personale, në momentin kur lidhen në internet në vende të ndryshme.

Ermal Sadiku, inxhinier i teknologjisë, thotë për Radion Evropa e Lirë se qytetarët, kur lidhen me linjat publike të internetit kudo në Kosovë dhe jashtë vendit, nuk duhet të përdorin aplikacione e teknologji të ndjeshme, pasi që nuk konsiderohen të sigurta.

Sadiku thotë se të dhënat personale mund të keqpërdoren më së shumti kur bëhen blerjen online.

“Nuk është se kemi mbrojtje të mirë, nuk është se të dhënat i kemi të sigurta. Për fat, nuk është se hakerët e njohur në botë kanë interes, siç ndodh në Rusi, Kinë, Ukrainë e në vende tjera. (Hakerët) Nuk kanë interes për të dhënat tona dhe kjo na jep njëfarë lloj lehtësie në gjithë këtë problematikë. Përndryshe, nëse do të kishin interes, ata patjetër që do ta kishin të lehtë t’i merrnin këto të dhëna”, shton Sadiku.

Kosova ka Ligjin për mbrojtje e të dhënave personale. Ligji përcakton të drejtat, përgjegjësitë, parimet dhe masat ndëshkuese lidhur me mbrojtjen e të dhënave personale dhe privatësisë së individit. Me ligji përcaktohen përgjegjësitë e institucionit përgjegjës për mbikëqyrjen e legjitimitetit të përpunimit të të dhënave dhe qasjes në dokumente publike./REL

Vendi

Tensione te Kuvendi për ndryshimet në ligjin për Specialen

Published

on

By

Situata rreth Kuvendit të Kosovës është tensionuar mbrëmjen e sotme, ku janë parë forca të shumta policore të dislokuara në hyrje-daljet e oborrit të ndërtesës. Ndërhyrja e policisë erdhi pasi protestuesit tentuan të bllokojnë rrugëkalimet për të parandaluar largimin e deputetëve nga objekti.

Kërkesa kryesore e protestuesve është miratimi i plotë në lexim të dytë i ndryshimeve ligjore për Gjykatën Speciale, proces ky që aktualisht mbetet në pikëpyetje.

Për të menaxhuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm, në perimetrin e Kuvendit janë zhvendosur edhe njësite speciale policore për kontrollin e turmave. Ndërtesa vazhdon të mbetet nën monitorim të rreptë sigurie. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Përfundon takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka përfunduar takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Siç bëhet e ditur pas takimit është parë të mblidhet grupi parlamentar i PDK-së.

Ende nuk ka deklarime për media.

Continue Reading

Vendi

United Hospital pasuron ekipin mjekësor me ortopedin dhe traumatologun Dr. Arzen Balidemaj

Published

on

By

United Hospital ka mirëpritur në ekipin e saj mjekësor Dr. Arzen Balidemaj, specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë, duke zgjeruar kështu gamën e shërbimeve profesionale për trajtimin e sëmundjeve dhe dëmtimeve të sistemit muskuloskeletal. Përmes sjelljes së ekspertizës bashkëkohore, përvojës ndërkombëtare dhe qasjeve të reja diagnostikuese e trajtuese, spitali po i jep një dimension të ri mjekësisë moderne dhe po krijon mundësi që pacientët të marrin shërbime të specializuara me standarde të avancuara.

Dr. Balidemaj sjell në United Hospital përvojën dhe njohuritë e fituara në fushën e ortopedisë, si dhe standarde të trajtimit të bazuara në praktikat evropiane.

Sipas njoftimit të spitalit, ai është i certifikuar nga AGA dhe EndoCert në Gjermani.

United Hospital fuqizon mjekësinë moderne me ekspertë të njohur dhe profesionistë të rinj

United Hospital po vazhdon të ndërtojë një standard të ri në shërbimet shëndetësore në Kosovë, duke zgjeruar vazhdimisht ekipin me mjekë të dëshmuar, kuadro me renome dhe profesionistë të fushave të ndryshme të mjekësisë.

Përmes sjelljes së ekspertizës bashkëkohore, përvojës ndërkombëtare dhe qasjeve të reja diagnostikuese e trajtuese, spitali po i jep një dimension të ri mjekësisë moderne dhe po krijon mundësi që pacientët të marrin shërbime të specializuara me standarde të avancuara.

Në këtë rrugëtim të zhvillimit dhe inovacionit, United Hospital po e pasuron ekipin e vet edhe me emra të rinj të mjekësisë, të cilët me profesionalizmin, përkushtimin dhe përvojën e tyre po sjellin energji të re dhe po kontribuojnë në ngritjen e cilësisë së kujdesit shëndetësor.

Një nga këta profesionistë është edhe Dr. Arzen Balidemaj, specialist i Ortopedisë dhe Traumatologjisë, i cili tashmë i është bashkuar ekipit të United Hospital. Me përvojën e tij dhe kualifikimet profesionale, ai sjell ekspertizë të avancuar në trajtimin e sëmundjeve dhe dëmtimeve të nyjeve, ortopedisë sportive dhe traumatologjisë.

Ky është vizioni i United Hospital: të sjellë ekspertizën te pacienti, të hapë rrugë për risi në mjekësi dhe të ndërtojë një ekip ku profesionalizmi, teknologjia dhe përkushtimi ndaj pacientit bashkohen në një standard të ri të kujdesit shëndetësor.

Fokusi i tij profesional përfshin trajtimin e problemeve të nyjeve, dëmtimeve sportive dhe rasteve traumatologjike, ndërsa ndër shërbimet që do të ofrojë janë:

Endoprotetika e nyjeve të mëdha, përfshirë shpatullën, gjurin dhe kërdhokullën;

Kirurgjia artroskopike dhe minimalisht invazive;

Ortopedia sportive dhe trajtimet për ruajtjen e nyjeve;

Ndërhyrjet kirurgjikale në shpatull, kërdhokull, gju, dorë, bërryl dhe shputë.

Me angazhimin e Dr. Balidemajt, United Hospital synon të vazhdojë zgjerimin e shërbimeve të specializuara dhe t’u ofrojë pacientëve qasje në trajtime bashkëkohore në fushën e ortopedisë dhe traumatologjisë.

Për të caktuar një vizitë:
📞 046 60 70 70
📍 M2 Prishtinë–Ferizaj, Km 7, Prishtinë, Kosovë

United Hospital – kujdes i specializuar për shëndetin e nyjeve dhe sistemit muskuloskeletal./rajonipress/

Continue Reading

Lajmet

Protestuesit lejojnë të largohet stafi civil, por jo deputetët

Published

on

Protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë para Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës, ndërkohë stafi civil i këtyre institucioneve kanë dalë nga objektet me përcjellje dhe në mënyrë të organizuar.

Deputetët nuk janë lejuar nga protestuesit që të dalin nga Kuvendi i Kosovës, ndërkohë po vazhdojnë të qëndrojnë në seancë.

Protesta ka nisur në mëngjesin e sotëm me kërkesën që të kalojë në dy lexime plotësim-ndryshimi i Ligjit për Specialen.

Protesta nuk ka qenë aq e qetë sa në ditët e kaluara, meqë kanë kaluar disa orë prej kur kanë filluar përdorimin e këtyre fishekzjarrëve.

Organizatorët kanë kërkuar që protesta të vazhdojë e qetë por xhamat e Kuvendit të Kosovës janë thyer nga disa protestues./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara