Lifestyle

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit ?

Dëmet që mund t’i shkaktojë shëndetit tuaj një shishe e plastikës janë të shumta.

Published

on

Shishet plastike kanë një përdorim të gjerë në vendin tonë.

Nga një vëzhgim i lirë, kuptohet qartë se çdo amvisë shqiptare mund ta përdorë një shishe plastike për javë të tëra e në disa raste për muaj të tërë.

Shishja mbushet e rimbushet me ujë, ngrohet, futet sërish në frigorifer e përdoret pa fund.

Shishet plastike përdoren edhe në furnizimin me qumësht që mundësojnë gratë e fshatit dhe kalojnë nga dora në dorë e buza në buzë.

Me siguri shumë prej tyre mendojnë se një shishe plastike nuk është aq e rrezikshme për shëndetin në krahasim me rreziqet e tjera që na kanosen çdo ditë.

Sa herë duhen rimbushur shishet plastike të ujit?

Këto shishe për fat të keq përmbajnë Bisfenol A, një substancë kimike që lëshohet në ujë dhe kthehet në strehën e shumë baktereve të rrezikshme.

Në një përdorim të vetëm, këto baktere mblidhen pikërisht në grykën e shishes, aty ku vendosim buzët, ndaj mund ta imagjinoni se çfarë ndodh me ripërdorimin e këtyre shisheve.

Gryka e shishes nuk pastrohet dot kurrë mjaftueshëm dhe mbetet gjithmonë e lagësht duke u kthyer në një ‘pistë vallëzimi’ për bakteret.

Kjo substancë kimike ka një ndikim tepër të rrezikshëm tek hormonet e njeriut, sidomos kur shishja ngrohet nga dielli ose ripërdorimi.

Për pasojë, ekspertët e AgroWeb.org rekomandojnë që nëse u jepet mundësia, të mos blini shishe uji nga ato që kemi parë rëndom të ekspozuara jashtë në diell për orë të tëra në shumë markete të vendit.

Ekspertët këshillojnë përdorimin vetëm një herë të shishes plastike dhe zëvendësimin e saj me shishe qelqi.

Në këtë mënyrë, ju do të mbroni jo vetëm shëndetin tuaj por edhe ambientin ku jetojmë./AgroWeb.org

Lifestyle

Kopenhageni shpallet qyteti ‘më i lumtur’ në botë

Published

on

Continue Reading

Lifestyle

2 deri në 10 minuta për të larguar stresin

Published

on

“Ju nuk duhet ta lini stresin të vazhdojë gjatë. Ai mund të ketë efekte që të çojnë deri në humbje kujtese”, kështu shprehet profesori Alberto Oliverio.

Ai sugjeron disa ushtrime që secili mund t’i bëjë me veten, për t’u larguar nga situatat që na zhysin në errësirë.

Kohëzgjatja 2 minuta

Të shtrirë ose të ulur në kolltuk, merrni frymë ngadalë, përmes hundës, në mënyrë të rregullt e të thellë. Përqendrohuni në gjoks, duke e shtypur sa të mundni e duke çliruar sa më shumë ajër që keni thithur. Duhet përdorur diafragma dhe të ndjeni barku që shtrihet dhe ngrihet kur ju merrni frymë.

Kohëzgjatja 5 minuta

Mbyllni sytë përfytyroni sikur jeni në një mjedis të qetë: jeni vetëm në plaz ose në një lëndinë me lule. Merrni frymë ngadalë e përpiquni të mënjanoni çdo lloj mendimi për të mbetur vetëm me ndjesitë që vijnë nga mjedisi ku ju jeni zhytur: një erë e lehtë, oshëtima e dallgëve, jehona e zërit të pulëbardhave, cicërimat e zogjve, apo aroma e luleve. Mbani gjatë këto ndjesi, ndërsa përqendroheni tek frymëmarrja, muskujt do të qetësohen.

Kohëzgjatja 10 minuta

Të shtrirë ose ulur në kolltuk, mbyllni sytë e merrni frymë thellë. Tani përqendrohuni në ballin tuaj e përfytyroni se do shkarkoni tensionin e muskujve. Përqendrohuni te muskujt e fytyrës, duke shkarkuar tensionin e tyre. Duke vazhduar me frymëmarrjen e ngadalshme e të rregullt, përpiquni të çlironi tensionin muskulor të qafës, të shpatullave, të krahëve dhe të duarve. Pastaj çlironi muskujt e barkut, shpinës, kofshët dhe këmbët, derisa të arrini tek gishtat e këmbëve.

Këto janë disa ushtrime, por metodat dhe teknikat e qetësimit janë të shumta: Joga, p.sh të bën të përgjegjshëm për trupin e të shtyn në një kontroll të fizikut dhe të mendjes përmes ushtrimeve në një kompleksitet në rritje. Disa prej tyre janë të lehta për t’u kryer dhe mund të kuptohen dhe të kryhen edhe pa ndihmën e një eksperti.

Continue Reading

Lifestyle

Sot shënohet Dita Botërore e Ngjyrave

Published

on

Çdo vit në 6 maj festohet dita botërore e ngjyrave.

Një ditë kushtuar posaçërisht fëmijëve, të cilët gjithmonë shprehin imagjinatën e tyre përmes lapsave dhe ngjyrave.

Në këtë festë, ju bëhet thirrje fëmijëve dhe adoleshentëve në planet të marrin lapsa, ngjyra etj. dhe të hedhin të gjitha idetë që kanë në kokë për të ngjyrosur vizatimet e tyre më të bukura.

Një iniciativë që kërkon të mbushë brezat e rinj me vetëdije më të madhe për bukurinë, të veçantën dhe diversitetin që e bëjnë botën unike dhe të mrekullueshme.

Ditë të bukur e plot ngjyra!

 

Continue Reading

Lifestyle

29 prilli – Dita Botërore e Vallëzimit

Published

on

29 prilli shënon Ditën Botërore të Vallëzimit.

Kjo ditë inkurajon njerëzit e të gjithë moshave që të festojnë së bashku.

Duke qenë se vallëzimi konsiderohet si një formë komunikimi, atëherë edhe kjo ditë ka për qëllim që t’i afrojë më shumë njerëzit.

29 prilli është shënuar si Ditë e Vallëzimit për shkak se është ditëlindja e themeluesit të baletit modern Zhan- Zhorzh Nover.

Continue Reading

Të kërkuara