Lajmet

Si të pastroni ajrin në shtëpinë tuaj?

Mos pini duhan brenda dhe kujdes me lagështinë.

Published

on

Shëndeti shpesh fillon nga shtëpia, ndaj këtu do të mësoni si ta pastroni cilësinë e ajrit, duke shmangur kështu alergjitë dhe problemet me frymëmarrjen.

Filloni me këto këshilla:

Përdorni produkte pastrimi me sa më pak kimikate

Kurseni para, mund dhe kohë duke përdorur alternativa natyrale pastrimi. Lëngjet spërkatëse kimike e mbushin ajrin me toksina të dëmshme.

Disinfektoni shtëpinë me uthull të bardhë, limon ose sodë buke. Përdorni lëkurat e agrumeve dhe erëzat për të freskuar ajrin.

Shtëpia ka nevojë për ajër

Mos e ktheni shtëpinë në një kosh sendesh shpesh të panevojshme. Shtëpia duhet të jetë e dekoruar thjeshtë dhe nuk duhet të jetë e tejngopur me orendi.

Hiqni lodrat e pellushit, qilimat ose tapiceritë. Nëse nuk hiqni dot dorë prej tyre lajini rregullisht.

Nëse mbani kafshë shtëpiake, jini të vëmendshëm ndaj higjenës së tyre.

Ventilimi është thelbësor

Ajri duhet të qarkullojë në çdo cep të shtëpisë.

Hapini dyert dhe dritaret për të paktën 20-30 minuta në ditë në një orë të caktuar kur ka më pak lëvizje dhe ndotje jashtë. Bëjeni këtë çdo ditë që të ruani freskinë e ajrit.

Kujdes me lagështinë

Lagështia në mure apo tavan nuk shkakton vetëm aroma të këqija. Ajo është shkaktare e drejtpërdrejtë e problemeve me lëkurën dhe frymëmarrjen.

Ajroseni shtëpinë dhe përdorni uthullën dhe limonin për të mbajtur mykun nën kontroll.

Mos pini duhan brenda në shtëpi

Duhanpirja në shtëpi është një nga veset më të këqija.

Tymi i duhanit është plot me toksina që ndikojnë në shëndetin e rrugëve të frymëmarrjes.

Bimët nuk duhet të mungojnë

Përzgjidhni bimë që pastrojnë ajrin në mënyrë natyrale dhe që rikthejnë harmoninë e shtëpisë.

AgroWeb.org ju rekomandon të merrni bambunë, fierin, orkidetë, zambakun, gerberën  e të tjerë.

Këto rekomandime duhet t’i ndiqni për të pasur një shtëpi të ajrosur e të shëndetshme./AgroWeb.org

Vendi

Haxhiu: Zgjedhja e presidentit është prioritet absolut, refuzojmë pazaret me Ligjin për Specialen

Published

on

By

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka kërkuar që zgjedhja e kreut të shtetit të jetë prioriteti kryesor i të gjitha subjekteve politike, duke dalë prerazi kundër kushtëzimeve të PDK-së me ndryshimet ligjore për Dhomat e Specializuara.

Haxhiu theksoi se refuzon çfarëdo “pazari” politik për këtë çështje dhe u bëri thirrje partive që të ulen në bisedime pa parakushte. Sipas saj, vetëm pas zgjedhjes së presidentit do të krijohej hapësira e nevojshme për të trajtuar iniciativat ligjore dhe për të ndërtuar një strategji të përbashkët shtetërore në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.

Ajo paralajmëroi se çuarja e vendit në zgjedhje të reja nuk do ta zgjidhte ngërçin, por vetëm do ta rikthente të njëjtin problem, duke dëmtuar stabilitetin e institucioneve të Kosovës. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Deputetët e PDK-së lëshojnë mbledhjen e Komisionit: Ligji për Specialen të jetë prioritet absolut

Published

on

By

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu dhe Fadil Demaku, kanë lëshuar mbledhjen e Komisionit për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.

Kjo lëvizje vjen si pjesë e bojkotit të PDK-së në komisionet parlamentare, e cila kërkon që Kuvendi të mos vazhdojë me punë rutinore pa u proceduar paraprakisht ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara.

Deputetja Musliu theksoi se Kuvendi nuk guxon të jetë indiferent ndaj kërkesave të qytetarëve në të gjithë vendin dhe në mërgatë, duke nëvizuar se asnjë çështje tjetër nuk duhet të ketë përparësi para këtij ligji.

Këtë qëndrim e mbështeti edhe deputeti Demaku, i cili u shpreh se projektligji për Dhomat e Specializuara është prioriteti numër një dhe se të gjitha temat e tjera mund të presin. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Kurti takon Trump: SHBA-ja mbetet aleati ynë kryesor

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar për herë të parë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju-Jork.

Gjatë këtij takimi, Kurti e ka falënderuar kreun e Shtëpisë së Bardhë për rritjen e investimeve në mbrojtje brenda NATO-s, duke nëvizuar rëndësinë që ka anëtarësimi i Kosovës në këtë aleancë ushtarake.

Kryeministri theksoi se SHBA-ja vazhdon të mbetet aleati kryesor, partneri i pazëvendësueshëm dhe miku special i Republikës së Kosovës.

Kreu i qeverisë ndodhet në SHBA nga fundi i muajit shtator, ku ka zhvilluar një sërë takimesh dypalëshe me liderë botërorë gjatë sesionit të 80-të të Kombeve të Bashkuara. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Nis fushata “Tetori Rozë”: Thirrje për kontrolle falas dhe diagnostikim të hershëm të kancerit të gjirit

Published

on

By

Me moton “Kontrollohu, për veten, për jetën!”, Ministria e Shëndetësisë dhe Presidenca e Kosovës kanë hapur zyrtarisht fushatën ndërgjegjësuese për kancerin e gjirit, duke i bërë thirrje të gjitha grave që të mos i shtyjnë kontrollet mjekësore.

Në ngjarjen hapëse, ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, theksoi se mbështetja familjare dhe shoqërore është e domosdoshme që gratë të gjejnë kohë për shëndetin e tyre.

Nga ana tjetër, Kryeministri Albin Kurti bëri me dije se mamografia ofrohet falas në shëndetësinë publike dhe se gjatë këtij viti do të shtohen tetë mamografë të rinj në komunat ku mungojnë. Ai veçoi se gjatë vitit 2025, mbi 53% e rasteve janë diagnostikuar në stadet e hershme, ndërsa rikonstruksioni i gjirit në QKUK vazhdon të kryhet falas.

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, njoftoi se buxheti për barna onkologjike është rritur nga 8 në 22 milionë euro. Gjatë tërë muajit tetor, mamografi mobil do të jetë në shërbim të qytetareve në të gjithë territorin e Kosovës, nga Dragashi deri në Leposaviq. /E.A/ 

Continue Reading

Të kërkuara