Lajmet

Sa gola shënoi Cristiano Ronaldo gjatë karrierës së tij?

Totali i golave të shënuara nga ai është 847 gjatë 1177 ndeshjeve të zhvilluara.

Published

on

Cristiano Ronaldo konsiderohet si njëri nga golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave që ka thyer rekorde duke luajtar në nivelin më të lartë.

Totali i golave të shënuara nga ai është 847 gjatë 1177 ndeshjeve të zhvilluara. Pesë nga këto gola janë shënuar në këtë vit në katër ndeshje të luajtura.

Portugezi 450 herë kishte futur topin në rrjetë në kohën kur ishte në Real Madrid, ndërsa në Manchester United 145 herë.

Ndërsa po luante për Portugalinë shënoi 123 gola, kurse për Juventusin 101, shkruan Goal.com, transmeton Klankosova.tv.

Kur luante për Al Nassr ai shënoi 23 gola, ndërsa për Sportting CP shënoi 5 herë.

Ronaldo ka luajtur 438 ndeshje për Real Madridin e që është numri më i madh i lojëve që ka realizuar për një ekip.

346 herë në fushë ka veshur fanellën e Manchester United, ndërsa atë të Portugalisë 200 herë.

Si lojëtar i Juventusit është rreshtuar 134 herë, ndërsa për Sportting CP 31 herë.

Më së paku ndeshje ka zhvilluar te Al Nassr, numri i të cilave arrin 28.

Vendi

Mrekullia pas 28 vitesh: 48-vjeçarja sjell në jetë binjakë pas një beteje të gjatë me infertilitetin

Published

on

By

Një nga rastet më emocionuese dhe sfiduese në karrierën e gjinekologut Sebajdin Gjini ka qenë ai i një gruaje 48-vjeçare, e cila arriti të bëhej nënë e binjakëve pas plot 28 vitesh përballje me infertilitetin.

Gjatë rrëfimit të tij në podcastin “Shëndeti në rend të parë”, në Telegraf të mbështetur nga United Hospital, dr. Gjini tregoi se kjo shtatzëni ishte e një rreziku të lartë dhe kërkonte një përkushtim të jashtëzakonshëm mjekësor.

Ai shpjegoi se gruaja kishte kaluar pothuajse tri dekada në pritje të këtij momenti, derisa më në fund suksesi u arrit para dy vitesh, duke përfunduar me lindjen e foshnjave në terminin e paraparë.

Mjeku pranoi se procesi ishte i shoqëruar me ndjenjë frike dhe ankthi si nga ana e pacientes, ashtu edhe nga ana e tij si profesionist, pasi shtatzënitë në moshë të shtyrë klasifikohen automatikisht si raste me rrezik të shtuar.

Për të garantuar shëndetin e nënës dhe binjakëve, rasti u përcoll me monitorim të rreptë, vizita shumë të shpeshta dhe analiza të vazhdueshme të parametrave vitalë, duke bërë që kjo histori e gjatë vuajtjeje të mbyllej me fundin më të bukur të mundshëm./Telegrafi/

 

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Podujevë, dyshohet për dhunim

Published

on

By

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se është arrestuar një person në Podujevë nën dyshimin për veprën penale të dhunimit.

Sipas policisë, rasti dyshohet të ketë ndodhur muaj më parë, ndërsa i dyshuari tashmë është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se muaj më parë ka kryer veprën e cekur ndaj viktimës femër kosovare. Viktima është dërguar në IML për ekzaminime mjekësore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Continue Reading

Vendi

Gjendet një person pa shenja jete në Fushë Kosovë

Published

on

By

Në raportin njëditor të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se në Fushë Kosovë është gjetur një person pa shenja jete.

Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e personit, ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjorë për obduksion.

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Continue Reading

Lajmet

Filharmonia e Kosovës performon për herë të parë në Korçë

Published

on

Filharmonia e Kosovës do të mbajë për herë të parë koncert në Korçë më 16 maj, në ora 19:30, në një mbrëmje që synon të forcojë lidhjet kulturore mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ngjarja organizohet nga Bashkia Korçë, Këshilli i Qarkut Korçë dhe Qendra e Kulturës dhe Inovacionit, duke sjellë në skenë një kombinim të traditës, identitetit dhe artit simfonik.

Koncerti cilësohet si një urë kulturore mes Prishtinës dhe Korçës.

Continue Reading

Të kërkuara