Kuriozitete

Sa gjuhë mund të flasë një fëmijë?

Fëmijët i kushtojnë shumë vëmendje fjalëve të njerëzve, për të cilët kanë interes dhe që duan t’i imitojnë.

Published

on

Nga Randall Munroe “New York Times”

Fëmijët e mësojnë gjuhën nga njerëzit që ndodhen përreth tyre. Nëse ata janë të ekspozuar ndaj shumë gjuhëve, mund të rriten si njerëz që flasin 2 ose më shumë gjuhë. Dhe këto lloj mjedisesh nuk janë të pazakonta. Gjuhëtarët bien dakord, se sot shumica e fëmijëve në botë rriten duke dëgjuar shumë gjuhë.

Por sikur një fëmijë të rritet në një mjedis, ku është i ekspozuar ndaj dhjetëra apo qindra gjuhëve? Ne mund të imagjinojmë një personazh si Oliver Tuisti, i rritur në një lloj stacioni hekurudhor global, që ndërvepron me shumë punonjësish të stacionit dhe vizitorë nga e gjithë bota.

A mund të bëhet shumëgjuhësh një fëmijë i tillë? Ndoshta jo, thotë Suzi J. Stajls, psikologe zhvillimi në Universitetin Teknologjik Nanjang në Singapor, e cila studion përvetësimin e gjuhës nga fëmijët. Një nga pengesat është koha: Ndaj sa më shumë gjuhëve të jeni të ekspozuar, aq më pak ekspozim keni ndaj secilës prej tyre.

Nëse jeni duke mësuar 365 gjuhë brenda një viti, atëherë nuk mund të keni më shumë se një ditë të plotë ekspozim ndaj secilës prej tyre. Po ashtu, skenari ynë hipotetik lë jashtë diçka thelbësor: atë që dëshiron vetë fëmija. Fëmijët nuk janë thjesht sfungjerë që thithin gjithçka rreth tyre.

Ata i kushtojnë vëmendje botës dhe zhvillojnë ndjenja dhe opinione për të, dhe kjo luan një rol të madh në mënyrën se si mësojnë. “Fëmijët motivohen duke i parë të tjerët të përdorin gjuhën e tyre së bashku. Dhe ata janë përgjithësisht të motivuar të përdorin ato gjuhë, që ata shohin se kanë ndikimin më të madh social”, shprehet Stajls.

Nëse një udhëtar i rastësishëm endet nëpër stacion duke folur një gjuhë të panjohur dhe askush nuk i kushton vëmendje, ndoshta edhe fëmija nuk do ta bëjë këtë. Por nëse një person i lezetshëm shfaqet duke folur islandisht ose minoanishten e lashtë, dhe të gjithë do të kthejnë kokën për ta parë, edhe fëmija do të bëjë të njëjtën gjë.

Nëse njerëzit do të duken të emocionuar dhe të interesuar të flasin me të sapoardhurin, fëmija mund të ketë përshtypjen se gjuha është e lezetshme dhe e dëshirueshme për t’u mësuar. Fëmijët i kushtojnë më shumë vëmendje fjalëve të njerëzve, për të cilët kanë interes dhe që duan t’i imitojnë.

Me fjalë të tjera, për të mësuar shumë gjuhë, fëmijët nuk kanë nevojë vetëm për ekspozim, por edhe për motivim. “Një vend veçanërisht i njohur për dendësinë e tij gjuhësore janë malësitë e Papua Guinesë së Re, ku aftësia për të komunikuar në disa gjuhë fqinje, është një avantazh i madh social. Në situata të tilla, fëmijët mund të mësojnë të komunikojnë rrjedhshëm në një shumëllojshmëri të madhe gjuhësh” thotë ekspertja.

Prandaj, në rast se doni të inkurajoni një fëmijë që të mësojë disa gjuhë, duhet ta ekspozoni ndaj sa më shumë prej tyre, dhe t’i bëni ato të duken të dëshirueshme, madje edhe të lezetshme në sytë e tij apo saj. 

“Si arrihet kjo? Unë mund të mos jem personi më i duhur që duhet pyetur. Pavarësisht nga përpjekjet e mia më të mira “Si të bëjmë diçka në shkollë që fëmijëve t’u duket e lezetshme”, është një aftësi që nuk e kam fituar kurrë”, përfundon Randall Munroe./bota.al/

Kuriozitete

25 emrat më të shpeshtë në botë – Muhameti e Maria nuk lëshojnë udhë!

Published

on

By

Emrat e njerëzve ndryshojnë me kohën, i përshtaten asaj. Mirëpo, në gjithë botën, janë disa emra që nuk ndryshojnë shumë. Mund të ketë trende të emrave të rinj, por ata të moçmit vazhdojnë e dominojnë.

Dhe këtë e tregon më së miri një listë prej 25 emrave më të përhapur në botë, ku emrat Muhamet për burrat dhe Maria për gratë vazhdojnë ta mbajnë primatin – me diferencë të lartë nga emrat e tjerë.

  1. Muhammad – 133,349,300
  2. Maria             – 61,134,526
  3. Jose – 29,946,427
  4. Wei -17,145,807
  5. Ahmed -14,916,476
  6. Yan -14,793,356
  7. Ali -14,763,733
  8. John -14,323,797
  9. David -13,429,576
  10. Li -13,166,162
  11. Abdul -12,163,978
  12. Ana -12,091,132
  13. Ying             -12,047,080
  14. Michael -11,471,765
  15. Juan -11,372,603
  16. Anna -11,350,336
  17. Mary -11,303,767
  18. Jean             -11,024,162
  19. Robert -10,170,794
  20. Daniel             -10,026,181
  21. Luis             -9,757,245
  22. Carlos             -9,618,779
  23. James             -8,807,695
  24. Antonio -8,659,274
  25. Joseph -8,630,833

Continue Reading

Kuriozitete

Pajisjet shtëpiake që nuk duhen ndezur kurrë njëkohësisht

Published

on

Ndezja njëkohësisht e pajisjeve me konsum të lartë elektrik mund të duket praktike, por në realitet përbën një rrezik serioz për instalimet elektrike shtëpiake.

Çdo pajisje tërheq amperazh të caktuar dhe kur disa prej tyre punojnë paralelisht, rrjeti mund të mbingarkohet.

Siguresat shërbejnë si mbrojtje, por në instalime të vjetra ose kur përdoren kabllo zgjatëse, ekziston rreziku real i mbinxehjes, shkrirjes së prizave dhe madje zjarrit. Kabllot zgjatëse janë veçanërisht të rrezikshme, pasi nuk janë të dizajnuara për pajisje me fuqi të lartë.

Pajisje si frigoriferët, mikrovalët, tosterët, aparatet e kafesë, ngrohëset dhe kondicionerët nuk duhet të ndajnë të njëjtën prizë.

Kur këto rregulla injorohen, telat mund të mbinxehen dhe të shkaktojnë zjarre të fshehta brenda mureve.

Këshilla është të shkëputen pajisjet nga priza kur nuk përdoren dhe të shmanget përdorimi i kabllove zgjatëse për pajisje të fuqishme.

Kjo rrit sigurinë në shtëpi dhe ul edhe shpenzimet e energjisë elektrike. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kuriozitete

Letra e fundit e Mary Stuart rikthehet në ekspozim pas dekadash

Published

on

Letra e fundit e Mary Stuart, Mbretëreshës së Skocisë, e shkruar pak orë para ekzekutimit më 8 shkurt 1587, do të ekspozohet vitin e ardhshëm në Muzeun e Perthit.

Dorëshkrimi, që ruhet në Bibliotekën Kombëtare të Skocisë dhe rrallë shfaqet për arsye konservimi, do të jetë i ekspozuar për tre muaj – periudha më e gjatë e ekspozimit në dekada.

Letra katërfaqëshe, drejtuar Mbretit Henri III të Francës, përmban reflektimet e saj para vdekjes, pretendimin për kurorën angleze, përkushtimin ndaj fesë katolike dhe kërkesën për shpërblimin e shërbëtorëve të saj.

Ekspozita do të shoqërohet me aktivitete dhe materiale të tjera historike, përfshirë dorëshkrime nga AK Bell, si poema e Robert Burns dhe fragmente nga drama e Liz Lochhead.

Letra do të jetë e hapur për publikun nga 23 janari deri më 26 prill 2026. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Kuriozitete

Një grua në Spanjë pushohet pse shkonte herët në punë

Published

on

Një punonjëse 22-vjeçare në Spanjë u pushua nga puna për shkak se paraqitej 40 minuta para orarit zyrtar.

Ajo kishte punuar më herët për dy vjet dhe ishte paralajmëruar 19 herë për të respektuar orarin 07:30.

Kompania e akuzoi gjithashtu për shitjen pa autorizim të një baterie të përdorur.

Gjykata e Alicantes vendosi në favor të punëdhënësit, duke argumentuar se problemi ishte mosrespektimi i rregullave, një shkelje e rëndë sipas Kodit të Punës spanjoll.

Punonjësja mund të apelojë në Gjykatën e Lartë në Valencia. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara