Bota

Rusia pretendon se ka rimarrë qytetin kyç Sudzha dhe 2 vendbanime të tjera në rajonin e Kurskut

Published

on

Rusia pretendon se forcat e saj kanë rimarrë qytetin kyç Sudzha, i cili u kap nga Ukraina gjatë inkursionit të vitit të kaluar.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se operacioni u krye nga grupi i forcave “Sever”, i cili rimori edhe dy vendbanime të tjera.

Ministria ruse njoftoi se njësitë e grupit të forcave “Sever” çliruan vendbanimet Melovoy, Podol dhe qytetin Sudzha gjatë ofensivës.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Rusia synon të rimarrë kontrollin e plotë të rajonit Kursk sa më parë, duke i dhënë përparësi sigurisë së personelit të saj ushtarak dhe civilëve.

Por, nuk ka dyshim se rajoni i Kurskut do të çlirohet mjaft shpejtë“, theksoi ai.

Ukraina akoma nuk ka komentuar lidhur me pretendimet e Rusisë dhe verifikimi i pavarur mbetet i vështirë për shkak të konfliktit të vazhdueshëm midis Moskës dhe Kievit.

Bota

Rusia synon të mbajë kontrollin e territoreve të pushtuara ukrainase

Published

on

By

Administrata amerikane po bënë përpjekje për të përfunduar luftën në Ukrainë, duke i bërë presion Kremlinit, por Moska ka bërë përparime territoriale dhe disa zyrtarë rusë deklarojnë se janë të gatshëm të mos bëjnë lëshime.

Pavarësisht sulmeve të mëdha ukrainase, të cilat këtë javë shkaktuan viktima në Moskë, shumë rusë shpresojnë se negociatat do të përfundojnë me një fitore për Rusinë, përfshirë njohjen ndërkombëtare të kufijve të rinj të marrë me forcë.

Zyrtarët thonë se qëllimi është njohja ndërkombëtare e kufijve të rinj që janë marrë me forcë nga ushtria ruse.

Është e qartë se do të ketë një zgjidhje dypalëshe mes nesh dhe Kievit. Duhet të arrihet një traktat paqeje që do të legalizonte kufijtë e rinj të Rusisë dhe kufijtë post-sovjetikë të Ukrainës”, thotë ish Ambasadori rus Alexander Kramarenko.

Sipas Presidentit Putin, Rusia do të vazhdojë ofensivën dhe nuk do të pranojë një zgjidhje që dëmton ambiciet territoriale. Kritikët e Putinit pretendojnë se mund të ketë kompromise për çështje të tjera, por jo për kufijtë. Zyrtarët rusë po presin bisedime me zyrtarët amerikanë pas negociatave të fundit mes SHBA-së dhe Ukrainës në Arabinë Saudite.

Continue Reading

Bota

Trump kërcënon BE-në me tarifë prej 200% ndaj verës dhe pijeve alkoolike

Published

on

By

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka kërcënuar Bashkimin Evropian me një tarifë prej 200% ndaj verës, shampanjës dhe pijeve alkoolike, nëse BE-ja zbaton tarifën e propozuar prej 50% ndaj uiskit amerikan.

Ky paralajmërim vjen pas vendosjes së tarifave nga administrata amerikane ndaj aluminit dhe çelikut, për të cilat BE-ja ka planifikuar masa kundërpërgjigjëse që do të hyjnë në fuqi më 1 prill.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump theksoi se SHBA do të vendosë tarifë të lartë ndaj produkteve evropiane nëse BE-ja vazhdon me planet e saj. Ai shtoi se kjo do të përfitonte biznesin e verës dhe shampanjës në SHBA. Pas kërcënimit, Trump konfirmoi se do të reagojë ndaj çdo veprimi të BE-së që dëmton interesat amerikane.

Bashkimi Evropian, një nga autoritetet më armiqësore dhe abuzive të taksave dhe tarifave në botë, i cili u krijua me qëllimin e vetëm për të përfituar nga Shtetet e Bashkuara, sapo ka vendosur një tarifë të keqe prej 50% për Whisky. Nëse kjo tarifë nuk hiqet menjëherë, SHBA-ja së shpejti do të vendosë një tarifë 200% për të gjitha verë-rat, shampanjën dhe produkte alkoolike që vijnë nga Franca dhe vendet e tjera të përfaqësuara të BE-së. Kjo do të jetë e mrekullueshme për bizneset e verës dhe shampanjës në SHBA”, shkruan Trump.

Kjo situatë ka shpërthyer në një luftë tregtare mes SHBA-së dhe BE-së, e cila ka përfshirë tarifat për një sërë mallrash, përfshirë uiskin burbon, xhinset dhe motoçikletat Harley-Davidson, të cilat do të goditen nga tarifa e BE-së.

Pakoja e dytë e masave tarifore, që pritet të aplikohet më 13 prill, përfshin mallra të tjerë me një vlerë të përgjithshme prej 18 miliardë eurosh, për të cilën BE-ja pret mbështetje të shumicës së vendeve anëtare.

Continue Reading

Bota

Finlanda dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për mbrojtjen

Published

on

By

Finlanda dhe Ukraina kanë nënshkruar një marrëveshje dypalëshe të bashkëpunimit të mbrojtjes, tha sot Ministria e Mbrojtjes e Finlandës.

Të dy vendet kanë rënë dakord të thellojnë bashkëpunimin e tyre të mbrojtjes, duke përfshirë armatimin, shkëmbimin e informacioneve të shërbimeve sekrete si dhe prodhimin e municioneve”, tha ministria në një deklaratë.

Ministria tha gjithashtu se do të ofronte një paketë të re të ndihmës ushtarake për Ukrainën, me vlerë rreth 200 milionë euro, duke përfshirë municione artilerie.

Continue Reading

Bota

Presidenti sirian nënshkruan deklaratën kushtetuese për periudhën tranzitore 5-vjeçare

Published

on

By

Presidenti sirian, Ahmed al-Sharaa ka nënshkruar një draft-deklaratë kushtetuese, duke vendosur një periudhë tranzitore 5-vjeçare për vendin.

Një komitet ekspertësh i ngarkuar me hartimin e dokumentit ia paraqiti deklaratën presidentit Al-Sharaa, duke përshkruar dispozitat kryesore për epokën pas Assadit.

Deklarata po ashtu mandaton shpërbërjen e Gjykatës Kushtetuese ekzistuese, duke e cilësuar atë si “mbetje të regjimit të mëparshëm”.

Në vend të saj, presidentit i jepet autoriteti për të emëruar një gjykatë të re kushtetuese që funksionon nën kornizën ligjore ekzistuese, derisa të vendoset një sistem i ri gjyqësor.

Komiteti theksoi pavarësinë e gjyqësorit dhe rolin vendimtar të gjyqtarëve.

Gjithashtu komiteti deklaroi se çdo vendim në lidhje me shkarkimin, largimin ose kufizimin e pushteteve të presidentit do të jetë nën juridiksionin e legjislativit të Sirisë, respektivisht parlamentit të vendit.

Continue Reading

Të kërkuara