Bota

Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e një tjetër qyteti në Ukrainë

Published

on

Forcat ruse kanë marrë kontrollin e qytetit Toretsk në Ukrainën lindore, ka thënë Ministria ruse e Mbrojtjes.

Sipas mediave të huaja, një luftë e madhe për qytetin filloi në qershor të vitit të kaluar, me luftime të ashpra për kontrollin e tij që atëherë.

Nuk ka qenë e mundur të verifikohet në mënyrë të pavarur raporti i fushëbetejës.

Rusia e quan qytetin me emrin Dzerzhynsk të epokës sovjetike dhe thotë se rajoni lindor i Ukrainës Donetsk tani është pjesë e Rusisë, një pohim që Kievi e kundërshton.

Forcat ruse gjithashtu vazhdojnë të shtyjnë drejt Pokrovsk, një qendër kryesore logjistike afërsisht 50 kilometër në jugperëndim të Toretsk dhe drejt Chasiv Yar në veri.

Teksa Moska po vijon sulmet në Ukrainë, Kievi nga ana tjetër vijon ofensivën në rajonin Kursk brenda Rusisë, ku ditën e sotme pretenduan se kishin avancuar me 3 kilometër më në thellësi.

Teksa ende nuk ka një marrëveshje për t’i dhënë fund luftimeve, kujtojmë se Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, arritjen e armëpushimit mes dy vendeve e kishte një nga ‘armët’ më të forta gjatë fushatës elektorale.

Bota

Sherr masiv në qendrën e pritjes së emigrantëve në Greqi, plagosen 16 persona

Published

on

Një përleshje masive ka shpërthyer mbrëmë në qendrën e pritjes për emigrantët në Malakasë, Greqi. Sipas informacionit të policisë, rreth 60 deri në 70 persona janë përfshirë në këtë konflikt, që ka lënë të plagosur 16 individë.

Përleshja ka shpërthyer pas natës dhe ka shkaktuar panik dhe kaos në qendrën e pritjes. Ndërkohë, autoritetet ende nuk kanë mundur të përcaktojnë arsyet e këtij konflikti dhe po vazhdojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen.

Të plagosurit janë me moshë nga 15 deri në 25 vjeç dhe kanë origjinë nga Egjipti. Ata janë dërguar në spital për trajtim, ndërkohë që gjendja e tyre nuk është raportuar si kritike.

Policia ka arritur të ndërhyjë për të shpërndarë grupet që morën pjesë në përleshje dhe po heton në lidhje me shkakun e mundshëm të këtij incidenti të dhunshëm. Për momentin, nuk janë dhënë informacione të tjera në lidhje me ndalimin e ndonjë personi të dyshuar.

Qendra e pritjes në Malakasa është një nga qendrat më të mëdha për strehimin e emigrantëve që kërkojnë azil në Greqi, dhe ky incident ka ngritur shqetësime për sigurinë dhe menaxhimin e emigrantëve në këtë shtet./UBTNews/

Continue Reading

Bota

Koreja e Veriut lëshon disa raketa balistike

Published

on

By

Shefi i Përbashkët i Shtabit të Koresë së Jugut pretendon se Koreja e Veriut ka lëshuar ​​disa raketa balistike në drejtim të Detit të Verdhë.

Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut në një deklaratë pretendon se Koreja e Veriut ka lëshuar ​​disa raketa balistike nga rajoni Hwanghae drejt Detit të Verdhë rreth orës 13:50 me kohën lokale.

Ushtria e Koresë së Jugut po ndjek zhvillimet në koordinim me SHBA-në dhe se do të jetë në gatishmëri, thuhet më tej.

SHBA-ja dhe Koreja e Jugut nisën sot stërvitjen “Mburoja e Lirisë 2025” (Freedom Shield 2025) me qëllim për të forcuar kapacitetet e tyre të përbashkëta mbrojtëse kundër kërcënimeve rajonale nga Koreja e Veriut.

Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut, stërvitja e përbashkëta ushtarake u dënua dhe u cilësua si një akt i rrezikshëm provokues.

Continue Reading

Bota

Trump s’përjashton mundësinë e një recesioni: Kthimi i pasurisë në SHBA kërkon kohë

Published

on

By

Presidenti amerikan Donald Trump refuzoi sot të përjashtojë mundësinë që ekonomia amerikane të hyjë në recesion këtë vit dhe inflacioni të rritet pasi politikat e tij tarifore tregtare shkaktojnë pasiguri dhe turbulenca të tregut.

Ai parashikoi në një intervistë me Fox News se arritja e qëllimeve të tij ekonomike do të kërkonte kohë dhe një periudhë tranzicioni derisa të arriheshin rezultatet.

Ka një periudhë tranzicioni sepse ajo që ne po bëjmë është shumë e madhe. Ne po e kthejmë pasurinë në Amerikë dhe kjo është një gjë e madhe. Duhet pak kohë, por mendoj se do të jetë e mrekullueshme për ne”, tha Trump.

Kur u pyet nëse ai besonte se tarifat që ai kishte vendosur për mallrat e importuara në SHBA do të nxisnin inflacionin, Trump tha se kjo ishte e mundur.

Ai minimizoi paqëndrueshmërinë e fundit të tregut të aksioneve që pasoi zbatimin e politikës së tij tarifore për importet nga Kanadaja, Meksika dhe Kina, si dhe kërcënime të ngjashme ndaj vendeve të tjera, raporton Guardian.

Continue Reading

Bota

Kandidatit prorus, Georgescu, i ndalohet garimi në zgjedhjet presidenciale në Rumani

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Rumani ia ka ndaluar të dielën kandidatit prorus të ekstremit të djathtë, Calin Georgescu, pjesëmarrjen në zgjedhjet presidenciale që do të rimbahen në maj, pasi zgjedhjet e nëntorit ishin anuluar pas fitores së tij në rundin e parë.

Georgescu ka të drejtë të ankohet ndaj vendimit të komisionit në Gjykatën Kushtetuese të vendit.

Liderët e partisë së ekstremit të djathtë e kanë dënuar vendimin e Komisionit Zgjedhor për mospranimin e kandidaturës së Georgescut.

Dhjetëra mbështetës të populistit Georgescu u mblodhën pranë zyrës së Komisionit Zgjedhor, duke brohoritur “liri” dhe shkurtimisht tentuan t’i kalonin pengesat e sigurisë.

Georgescu e dorëzoi kandidaturën për zgjedhjet e majit të premten, mes dyshimesh se nuk do të lejohet të garonte.

Gjykata Kushtetuese e Rumanisë i anuloi zgjedhjet presidenciale dy ditë para balotazhit në dhjetor, duke u thirrur në dyshimet se Rusia kishte ndërhyrë në zgjedhje në dobi të Georgescut.

Moska i ka mohuar akuzat.

Pjesëtarët e administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, kanë thënë se anulimi i zgjedhjeve në Rumani është shembull sesi qeveritë evropiane shtypin lirinë e shprehjes dhe kundërshtarët politikë.

Elon Musk, burri më i pasur në botë dhe aleati i ngushtë i presidentit Tump, e ka quajtur të “çmendur” vendimin e Komisionit Qendror Zgjedhor të Rumanisë në rrjetin e tij social, X.

Georgescu është duke u hetuar për gjashtë vepra penale, përfshirë për anëtarësim në një organizatë fashiste dhe për komunikimin e të dhënave të rrejshme për financimin e fushatës zgjedhore.

Ai i ka mohuar të gjitha akuzat.

Continue Reading

Të kërkuara