Aktualitet

Rusia planifikon ushtrime ushtarake në lindje të vendit nga 30 gushti

Interfax raportoi se ushtarakët e vendeve të tjera të paspecifikuara do të marrin pjesë në stërvitjet e rregullta “Vostok”.

Published

on

Ministria ruse e mbrojtjes ka në plan të zhvillojë stërvitje strategjike ushtarake në lindje të vendit nga 30 gushti deri më 5 shtator, njoftuan të martën agjencitë e lajmeve.

Interfax raportoi se ushtarakët e vendeve të tjera të paspecifikuara do të marrin pjesë në stërvitjet e rregullta “Vostok”, duke cituar ministrinë e mbrojtjes. /UBTNews/

Bota

Gjermania shkon në zgjedhje të parakohshme, caktohet data

Published

on

By

Gjermania pritet të mbajë zgjedhje të parakohshme më 23 shkurt, pas arritjes së një marrëveshjeje të martën në mëngjes midis fraksioneve parlamentare të socialdemokratëve dhe konservatorëve të opozitës.

Data e zgjedhjeve duhet të konfirmohet zyrtarisht nga presidenti Frank-Walter Steinmeier, por kjo pritet të jetë një formalitet.

Qeveria gjermane ra pasi kancelari Olaf Scholz i socialdemokratëve shkarkoi ministrin e tij të financave, Christian Lindner, nga FDP, një parti pro-biznes.

Shkarkimi ishte rrjedhojë e një grindjeje të gjatë disa mujore lidhur me mënyrën e menaxhimit të deficitit buxhetor shumë miliardësh.

Scholz do t’i drejtohet parlamentit të mërkurën dhe pritet të shpallë së shpejti datën e votëbesimit të qeverisë, të cilën koalicioni i tij pritet ta humbasë, duke hapur kështu rrugën për zgjedhje të parakohshme.

Votëbesimi në parlament mund të bëhet më 18 dhjetor.

Continue Reading

Bota

Trump zgjedh Elise Stefanik për ambasadore në OKB

Published

on

By

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka zgjedhur Elise Stefanik, për të shërbyer si ambasadore në Kombet e Bashkuara.

Elise është një luftëtare e fortë dhe e mençur e Amerika e Para”, tha Trump përmes një deklarate më 11 nëntor.

Stefanik, 40-vjeçare, është një nga aleatët më besnikë të Trumpit në Dhomën e Përfaqësuesve dhe ishte një nga emrat që ishte diskutuar për kandidate për nënpresidente.

E lindur dhe e rritur në Nju Jork, Stefanik ka diplomuar në Harvard dhe ka punuar në Shtëpinë e Bardhë në kohën kur president ishte republikani, George W. Bush. Në administratën e Bushit ajo kishte punuar në këshillin për politika të brendshme dhe ishte shefe e stafit.

Më 2014, si 30-vjeçare ajo u bë gruaja më e re e zgjedhur ndonjëherë në Kongres, duke përfaqësuar Nju Jorkun. Më vonë, ajo u bë gruaja më e re në udhëheqjen e Dhomës së Përfaqësuesve.

Më herët, Stefanik njihej si një konservatore më e moderuar. Por, më pas ajo u afrua me Trumpin.

Për vite të tëra, ajo e ka pozicionuar veten si një prej aleatëve më besnikë të Trumpit në Kongres. Ajo e përkrahu atë për garën presidenciale të vitit 2024, edhe para se Trump të niste fushatën.

Ajo e ka mbrojtur presidentin e zgjedhur gjatë gjykimeve për shkarkim, po ashtu ka kundërshtuar paditë penale kundër tij./REL/

Continue Reading

Aktualitet

E fundit: Tërmet në Greqi

Published

on

Një tërmet me magnitudë 3.8 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur në orën 00:21 pas mesnate në një zonë nënujore të Gjirit Thermaikos, pranë bregut perëndimor të Halkidikit.Sipas zgjidhjes së rishikuar të Institutit Gjeodinamik të Observatorit të Athinës, epiqendra ishte 13 km në jug-jugperëndim të Neo Moudania, Halkidiki, dhe thellësia fokale u llogarit në 16.2 km.

Zgjidhja automatike e EMSC Europiano-Mesdhetare përllogariti lëkundjen me 3.9 Rihter, thellësinë fokale të tërmetit 5 km dhe epiqendrën 28 ​​km në juglindje të Nea Kallikrateia.

Sipas dëshmive të banorëve, tërmeti është ndjerë deri në Selanik.

Continue Reading

Bota

​Rusia vazhdojnë të eksportojnë qymyr të vjedhur pavarësisht sanksioneve

Published

on

By

Pavarësisht sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë, qymyri i vjedhur në rajonin e pushtuar përkohësisht të Luhanskut vazhdon të eksportohet në disa vende.

Këtë e ka bërë të ditur Grupi Lindor i të Drejtave të Njeriut në Facebook.

“Ndërmarrjet nga rajoni i pushtuar i Luhanskut, megjithë kufizimet e vendosura të eksportit, eksportojnë qymyr të minuar në Turqi, Indonezi, Egjipt, Algjeri dhe Uzbekistan. Kështu thuhet në raportet e shërbimit doganor të pushtimit rus”, thuhet në postim.

Gjithashtu, sipas raportimeve të pushtuesve, Kina, India, Letonia dhe Turqia janë importues të pajisjeve, mjeteve të transportit tokësor dhe pjesëve të tyre.

“Vlen të përmendet se qymyri dërgohet në vende të tjera sipas dokumenteve të tjera, kështu që vendet marrëse mund të mos e dinë se ku është nxjerrë”, tha Grupi Lindor i të Drejtave të Njeriut.

Raportet e mëparshme thanë se rusët planifikonin të eksportonin më shumë se 300 ton fara luledielli nga rajoni i pushtuar përkohësisht i Luhanskut.

Continue Reading

Të kërkuara