Lajmet
Rusia në vitin 2024: Konsolidim me gjithë luftën
Zhvillimi më i rëndësishëm politik i vitit 2024 lidhet me zgjedhjet presidenciale në mes të marsit, edhe pse përfundimi i tyre dihet.
Published
2 years agoon
By
Betim Gashi“Detyrat tona rriten si ortek, por ne jemi Rusi, ne jemi vend dimri, ne e duam borën, shikoni sa shumë që ka rënë.” Në mes të dhjetorit presidenti rus, Vladimir Putin e hodhi plot optimizëm vështrimin në vitin 2024 gjatë kongresit të partisë qeverisëse, “Rusia e Bashkuar”. Zhvillimi më i rëndësishëm politik i vitit 2024 lidhet me zgjedhjet presidenciale në mes të marsit, edhe pse përfundimi i tyre dihet. Putini kandidon për herë të pestë, dhe këtë herë ai nuk ka pse i trembet konkurrencës.
Dyqani i vetëm në fshat
Se sa i preferuar ëshrë Putini në popull pas dy vitesh luftë dhe humbjeve të mëdha ruse në Ukrainë, nuk luan ndonjë rol, thotë studiuesi i shkencave politike nga Moska, Aleksander Kynev kundrejt DW. “Nëse fshati juaj ka vetëm një dyqan, nuk do t’iu shkojë në mendje që të matni vlerat e tij të popullaritetit”, thotë Kynev. “Njerëzit janë me shumë gjëra të pakënaqur, por skena politike është e pastruar. Ky vend është shumë i madh dhe askush nuk i ka burimet për të synuar postin presidencial.” Askush veç Putinit.
Sfida më e madhe për kreun e Kremlinit do të jetë që të tërheqë sa më shumë njerëz të shkojnë në votime, për t’i dhënë rizgjedhjes së tij të paktën ngjyrën e legjitimitetit. Për Kremlinin nuk ka rëndësi të bëhet më popullor Putini, por që njerëzit të shkojnë në qendrat e votimit, është i mendimit sociologu, Denis Volkov nga qendra moskovite, Levada, një institut i pavarur rus për studimin e opinionit. “Detyra e Putinit është vetëm të mos zemërojë shumë vetë”, shton Alekander Kynev. Shumica e rusëve gjithmonë ka qenë apolitike dhe ka frikë nga ndryshimet, thekson eksperti. Përveç kësaj shoqëria është e lodhur nga i ashtuquajturi “operacion special ushtarak”, siç quhet ende zyrtarisht në Rusi lufta në Ukrainë. “Njerëzit duan që gjithçka të marrë fund sa më shpejt.”
Shumë rusë janë optimistë
Në Rusi sërish ka filluar të përhapet një atmosferë optimiste, vlerëson Denis Volkov. Numri i atyre që mendojnë, se gjendja e tyre do të keqësohet, krahasuar me vitin e kaluar është reduktuar gati me gjysmën. Ky trend do të vazhdojë, beson sociologu, për disa shkaqe. Nga njëra qeveria ka bërë shumë që të zbusë efektet e sanksioneve perëndimore dhe ta stabilizojë sistemin bankar rus. Ekonomia ruse nuk ka kapitulluar dhe nuk do të jetë kështu as në vitin 2024. Për këtë është e bindur ekonomistja ruse, Natalja Subarevitç. “Ekonomia ruse është e fortë. Sanksionet e BE nuk do të kenë ndonjë efekt tjetër, veç atij që kanë pasur deri tani, pra që nuk kanë aspak efekt, sepse për mallrat e sanksionuara, ka shumë rrugë të tjera furnizimi jashtë BE.” Rusia eksporton tani më shumë drejt Kinës, Indisë apo Lindjes së Mesme.
Subarevitç pret që edhe vitin e ardhshëm të “ketë pak a shumë të ardhura shumë të mira nga” eksportet e naftës. Rusia do të jetë në gjendje edhe në vitin 2024 të rrisë shpenzimet e saj “për mbështetjen e operacionit special ushtarak” në Ukrainë, është e mendimit profesorja e ekonomisë në Universitetin Lomonosov të Moskës.
Luftë? Cila luftë?
Tek atmosfera më pozitive në vend ka luajtur rol edhe kundërofensiva në masë të madhe e pasuksesshme e Ukrainës, sipas sociologut Volkov. Kjo u ka hequr rusëve frikën nga dështimi ushtarak dhe pasojat e tij. Edhe furnizimi i Ukrainës nga perëndimi me armë vetëm në muajt e parë i trembi rusët, sipas ekspertit, pasi ndërkohë numri i atyre që besojnë, se Rusia është e suksesshme në luftë është rritur. “Lufta u bë rutinë, një sfond me të cilin njerëzit janë mësuar, por që shumica nuk janë të përfshirë, sipas Volkov. “Po, bëhet luftë diku, po ajo është shumë larg.”
Vetëm në muajt shkurt dhe mars 2022 pati teorikisht një shans për ndërrim pushteti, sipas politologut, Kynev, “nëse ata që organizonin protesta do të kishin dalë masivisht në rrugë, në vend që të largoheshin masivisht nga Rusia”.
Makineri gjigante shtypëse
Historianja që jeton jashtë Rusisë, Irina Sherbakova, anëtare themeluese e organizatës për të drejtat e njeritu, “Memorial” e ndaluar në vitin 2021 në Rusi dhe e nderuar me Çmimin Nobel të Paqes një vit më vonë e kundërshton këtë analizë. Në bisedë me Deutsche Wellen ajo i referohet atmosferës së frikës që sundon në Rusi. “Një makineri gjigante e frikës është në veprim. Krahu i zgjatur i diktaturës ndërhyn gjithnjë e më thellë në jetën e njerëzve dhe përpiqet t’i përjashtojë nga jeta kulturore të pabindurit dhe ata që nuk janë dakord dhe t’i denigrojë.” Me këtë Sherbakova i referohet kategorizimit të lëvizjes LGBTQ në Rusi si “ekstremiste”. Sherbakova nuk sheh “perspektiva pozitive” as për vitin 2024.
Ndërsa në lidhje me qëndrimin ndaj luftës në Ukrainë, shumë vetë Rusi i ikin realitetit, thotë ajo. “Ata përpiqen të distancohen prej saj sa të jetë e mundur, duke mos përmendur me zë të lartë gjëra të caktuara.” Sipas Sherbakovës njerëzit në Rusi e kanë humbur besimin tek institucionet dhe demokracia. “Ata besojnë në vend të kësaj tek stabiliteti i sistemit të Putinit, dhe tremben, nëse ata e bëjnë të lëkundet më shumë varka, gjërat do të keqësohen.” Megjithatë historianja përpiqet të shohë me optimizëm të ardhmen. Nuk duhet të dorëzohemi dhe të mendojmë, se “lufta do të zgjasë shumë gjatë dhe Putini jeton përjetësisht.” Siç ndodhi me rënien e Murit të Berlinit, regjime të tilla mund të ndodhë që të shpërbëhen brenda pak orësh, kur të ketë ardhur koha dhe të jenë pjekur kushtet./DW
Rajoni
Konjufca pret ambasadorin Malaj: Koordinim i shtuar në politikën e jashtme dhe ftesë për Samitin e Diasporës
Published
3 hours agoon
April 2, 2026By
UBTNews
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në një takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, ku fokus i diskutimit ishte fuqizimi i raporteve mes dy vendeve dhe interesi strategjik kombëtar.
Gjatë kësaj bashkëbisede, u vu theksi te nevoja për një bashkëpunim më të ngushtë ndërinstitucional dhe për harmonizimin e qëndrimeve në diplomacinë ndërkombëtare.
Palët u pajtuan se rritja e koordinimit në politikën e jashtme është në funksion të mbrojtjes dhe avancimit të interesave të përbashkëta në arenën globale.
Në kuadër të këtij takimi, ambasadori Malaj i përcolli ministrit Konjufca ftesën zyrtare për të marrë pjesë në Samitin e Diasporës, i cili organizohet çdo vit nga Republika e Shqipërisë.
Ky samit tashmë është kthyer në një platformë kyçe për forcimin e lidhjeve me mërgatën dhe bashkimin e forcave për qëllimet kombëtare.
Nga ana e tij, Konjufca ritheksoi se për Republikën e Kosovës mbetet prioritet i vazhdueshëm thellimi i marrëdhënieve me Shqipërinë, duke e cilësuar bashkëpunimin dypalësh si rrugën kryesore drejt avancimit të interesave strategjike të të dyja shteteve.
Aktualitet
Gjykata refuzon kërkesën e Thaçit, ZPS-së i lejohet dorëzimi i materialeve pas mbylljes së rastit
Published
4 hours agoon
April 2, 2026By
UBTNews
Trupi Gjykues në rastin e madh të Speciales ku po gjykohen krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, kanë rrëzuar kërkesën e mbrojtjes së Thaçit, e përkrahur edhe nga mbrojtja e Selimit, se Prokuroria nuk duhet të dorëzojë apo zbulojë materiale të tjera, cilado qofshin ato, që nga momenti i mbylljes së çështjes gjyqësore – 18 shkurt 2026.
Sipas Trupit Gjykues, Prokuroria me materialet që ia ka komunikuar gjyqtarëve në sistemin e brendshëm të punës më 4 dhe 10 mars 2026, respektivisht më 4 mars ka dorëzuar katër materiale dhe gjashtë ditë më vonë edhe një material tjetër, nuk janë prova të reja në proces, raporton Klan Kosova.
“Për dallim nga parashtrimet e Mbrojtjes, Paneli gjen se dorëzimi nuk përbën parashtrim apo prova drejtuar Panelit në kuadër të këtij Rregulli. Zbulimi i provave nuk i është komunikuar gjykatës për qëllime të pranueshmërisë por si njoftim për palën e kundërt, pjesëmarrësit dhe Panelin”, thuhet në vendimin e Charles Smith.
“Paneli gjithashtu nuk sheh ndonjë meritë në argumentin e Mbrojtjes se, me mbylljen e rastit, interesi legjitim i Panelit në mbikëqyrjen e detyrimeve të zbulimit, siç përcaktohet në vendimin e kornizës ligjore, nuk vlen më”.
Mbrojtja e Hashim Thaçit i konsideroi materialet e dorëzuara javë pas mbylljes së rastit, të padrejta dhe të papranueshme. Sipas kryembrojtësit të Thaçit, Luka Misetiq, paraqitja e njëanshme e provave nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, në këtë fazë, përfshirë materiale që ZPS i sheh si inkriminuese në procese tjera, mohojnë të drejtën e Thaçit për një proces kundërshtues. /Ekonomia Online/
Vendi
Zhvilloni të ardhmen e turizmit modern përmes vizionit akademik të UBT-së
Published
4 hours agoon
April 2, 2026By
UBTNews
Misioni i Fakultetit të Turizmit në UBT është përqendruar në aplikimin e përsosmërisë në mësimdhënie dhe kërkime shkencore, duke krijuar një mjedis gjithëpërfshirës ku studenti është në qendër të vëmendjes për t’u përgatitur si udhëheqës i ardhshëm në biznes, shërbime publike dhe industri.
Ky program studimi ofron njohuritë më të avancuara në të gjitha dimensionet e turizmit, duke ndërthurur ekspertizën ndërkombëtare me nevojat e tregut lokal për të rritur bashkëpunimin midis studentëve, stafit akademik dhe komunitetit.
UBT, gjithashtu ka marrëveshje bashkëpunimi për Diplomë të Dyfishtë (Double Degree) me IMC Krems – University of Applied Sciences në Austri, një nga modelet më të suksesshme evropiane në arsimin për turizëm.
Përmes një natyre të fokusuar aplikative, programi synon formimin e specialistëve të mirëfilltë të cilët pajisen me aftësi të thelluara zbatuese për të garantuar një karrierë të suksesshme profesionale në një mjedis ekonomik gjithnjë e më kompleks.
Gjatë rrugëtimit akademik, studentët zhvillojnë kuptim kritik mbi teoritë ekonomike, mësojnë të përdorin teknologjinë e informacionit në dizajnimin e organizatave turistike dhe fitojnë aftësi inovative për zgjidhjen e problemeve të paparashikuara në këtë fushë.
Një nga pikat më të forta të këtij programi është lidhja e ngushtë me sektorin e industrisë, përfshirë hotelierinë, gastronominë dhe agjencitë turistike, çka siguron që kurrikula t’u përgjigjet plotësisht nevojave reale të tregut të punës.
Studentët përgatiten të menaxhojnë projekte komplekse, të kuptojnë pozicionin financiar të bizneseve turistike dhe të zbatojnë procedurat e menaxhimit të rreziqeve në operacionet e përditshme.
Për të mbështetur zhvillimin e gjeneratave të reja, UBT ofron mundësi të shkëlqyera financiare, duke përfshirë një bursë prej 20% për tre vitet e studimit për studentët e rinj që regjistrohen në këtë fakultet.
Kjo mbështetje, e kombinuar me transferimin e njohurive dhe nxitjen e krijimtarisë, bën që të diplomuarit në Turizëm të jenë të gatshëm të marrin role udhëheqëse dhe të kontribuojnë drejtpërdrejt në zhvillimin arsimor, kulturor dhe ekonomik të vendit dhe rajonit.
Aplikimet e hershme kanë filluar, këtu gjeni linkun për me shumë informata.
Lajmet
Kuvendi ratifikon shtatë marrëveshje ndërkombëtare
Published
5 hours agoon
April 2, 2026By
UBTNews
Në seancën e parë të Kuvendit të Kosovës pas një pauze rreth njëmujore, deputetët ratifikuan shtatë marrëveshje ndërkombëtare nga 12 sa ishin paraparë në rendin e ditës.
Në sallë ishin të pranishëm 81 deputetë, të cilët votuan pro shtatë marrëveshjeve të para. Mirëpo, seanca u përcoll me debate dhe largime, pasi deputetët e PDK-së lëshuan sallën në fillim të punimeve, meqë u refuzua kërkesa e tyre që draft-rezoluta për mbrojtjen e të vërtetës historike të vendosej si pikë e parë e rendit të ditës.
Nga ana tjetër, edhe pse ishin në sallë, deputetët e Listës Serbe nuk votuan as për prezencë e as për marrëveshjet në fjalë.
Ndërkaq, katër marrëveshjet e mbetura nuk u votuan nga deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), me arsyetimin se ato kishin nevojë për shqyrtim paraprak.
Ndër vendimet më të rëndësishme që kaluan këtë të enjte ishte edhe marrëveshja e kredisë prej 33 milionë eurosh ndërmjet Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime, e dedikuar për projektin “Energjia Diellore Fotovoltaike” në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK).
Marrëveshjet e ratifikuara:
- Marrëveshja për qasje në arsimin e lartë dhe pranim për studime në Ballkanin Perëndimor.
- Marrëveshja financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për Programin IPA 2018.
- Marrëveshja financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, për Programin IPA 2017.
- Marrëveshja e kredisë mes Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin Energjia Diellore Fotovoltaike në KEK – Porta Globale.
- Marrëveshja e Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh) për Projektin e efiçencës së energjisë në ndërtesa publike.
- Marrëveshja e kredisë “Projekti i Rrugës me Shpejtësi të Lartë Prishtinë – Mitrovicë” (Kredi shtesë) ndërmjet Fondit Saudit për Zhvillim dhe Republikës së Kosovës.
- Marrëveshja e kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin “Impianti për Trajtimin e Ujërave të Zeza në Podujevë”.
Vlera e katër prej këtyre marrëveshjeve, duke përfshirë edhe atë me Bankën Evropiane për Investime, shkon në 121 milionë euro.
Konjufca pret ambasadorin Malaj: Koordinim i shtuar në politikën e jashtme dhe ftesë për Samitin e Diasporës
Nora Gjakova nis karrierën si trajnere në Belgjikë
Gjykata refuzon kërkesën e Thaçit, ZPS-së i lejohet dorëzimi i materialeve pas mbylljes së rastit
Dorëhiqet Gabriele Gravina, Italia mbetet jashtë Botërorit për herë të tretë radhazi
Zhvilloni të ardhmen e turizmit modern përmes vizionit akademik të UBT-së
Kuvendi ratifikon shtatë marrëveshje ndërkombëtare
Promovohet libri “Rrugëtimi drejt lirisë 1941-1991”, dëshmi e rëndësishme historike për Kosovën
Zendaya dhe Tom Holland shmangin zërat për martesë, theksojnë privatësinë e lidhjes
Petrit Halilaj prezantohet në Berlin me “Një Operë Jashtë Kohës”
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Vendi2 months agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoNumërohen 31.58% e votave me kusht
-
Lajmet nga UBT3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
