Aktualitet

Rusia ka rrethuar Ukrainën, ja nga ku mund të sulmojë

Pas një jave ku dominoi diplomacia, përfshi një telefonatë Biden-Putin, pozicioni i Moskës mbi Ukrainën nuk ndryshoi.

Published

on

Kryeministrja e Lituanisë, Ingrida Šimonyt, në një postim në rrjetet sociale, tregoi si një avion ushtarak me një ngarkesë raketash Stinger kishte do fluturonte me destinacion Ukrainën, si shenjë konkrete mbështetjeje për Kievin. “Shpresoj mos t’iu shërbejnë kurrë”, shtoi kryeministrja.

Por armët për një vlerë rreth 200 milionë euro që po vijnë në orët e fundit nga vendet e NATO-s, kryesisht me koordinimin amerikan, tregojnë qartë se mundësia e një sulmi të hapur të Rusisë në Ukrainë tashmë nuk është më thjesht një hipotezë e gjeopolitikës, por një ngjarje që mund të ndodhë në çdo moment.

Por sikur kjo të ndodhë, si dhe ku do të fillonte? Analistët ushtarakë kanë javë që monitorojnë çdo ditë satelitet për të vërejtur ndryshimet e dukshme në rreshtimin e më shumë se 100 mijë ushtarët që presin vetëm sinjalin e Vladimir Putin.

Nga lart, harta e Ukrainës duket tashmë qartësisht e rrethuar nga trupat ruse, në të paktën tre drejtime e të ndryshme.

Kufiri lindor

Sulmi nga rajonet separatiste të Luhanskut dhe Donjeskut duket ai më i mundshmi, padyshim më i lehti, nga momenti që ato zona kontrollohen nga liderë pro-rusë. Moska po grumbullon në atë front sasi të mëdha ushtarësh dhe mjetesh.   

Sipas analistëve, një bazë ushtarake e rëndësishme si ajo në Yelna, qindra kilometra nga kufiri, është praktikisht “zbrazur” nga ushtarët dhe rreth 700 tanket dhe mjetet ushtarake që sipas tyre po i drejtohen kufirit.   

Por në atë drejtim po vijnë edhe nga më larg. Sipas Phillip Karber të Potomac Foundation në Uashington, Armata e Parë e tankeve, një nga njësitë më elitare të ushtrisë ruse, nga Moska ku zakonisht gjendet është spostuar rreth 400 kilometra më në jug, në një pikë strategjike në rast të një sulmi nga lindja, që mund të nisë nga zona e Kursk dhe Belogrod, ku njoftohen lëvizje të ethshme.   

Kufiri verior

Por Kievi nuk duhet t’i druhet vetëm një sulmi nga Rusia. Prania e Moskës është e fortë këto ditë edhe në Bjellorusi, shtetin satelit ku dy ushtritë jo rastësisht kanë filluar stërvitjen ushtarake më madhështore pas luftës së Ftohtë. Aktualisht rreth 30 mijë ushtarë, numër i frikshëm po të mendosh se bëhet fjalë për disa nga repartet më elitare të ushtrisë, ndër to edhe forcat speciale Spetsnaz, por edhe mjete të sofistikuara si avionët SU-35 dhe raketat Iskander dhe S-400.

Duke parë afërsinë e kufirit bjellorus me Kievin, rreth 60 kilometra, një sulm nga ky front do të nënkuptonte padyshim pushtimin e kryeqytetit ukrainas. Por kjo hipotezë të paktën për sa i përket një sulmi nga toka, nuk duket shumë i mundshëm. Kufiri mes dy vendeve ndahet nga këneta e Pripetit, një nga më të mëdhatë në kontinent, një zonë plot bimësi dhe ujë që e bën pothuajse të pamundur marshimin, dhe ku kanë dështuar më parë edhe forcat nazistë, kur sulmuan Bashkimin Sovjetik.

Kufiri Jugor

Moska pushtoi zonën e Krimesë në 2014, thuajse pas një kundërshtim. Ajo zonë tashmë e aneksuar mund të jetë baza e një sulmi, që sipas analistëve me vështirësi mund të jetë ai kryesor, por që mund të shkaktojë gjithsesi një dëm të madh për Kievin, bllokimin e daljes nga deti.

Analistët mendojnë se objektivi i një sulmi i këtij tipi do të ishte marrja e qytetit të Odesës, një operacion i vështirë dhe që do të kushtonte gjakderdhje nga të dy palët. Aty, rusët mund të merrnin ndihmën edhe të trupave që nga rënia e Bashkimit Sovjetik ende ndodhen në Transnistria-n e afërt, republikën separatiste në Moldavi me kryeqytet Tiraspolin.

Continue Reading

Vendi

LVV bojkoton seancën për çmimin e naftës, opozita kritikon mungesën e pushtetit në Kuvend

Published

on

By

Derisa në Kuvend po vazhdon seanca e jashtëzakonshme për çmimin e naftës, as kryeministri, asnjë ministër e asnjë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje nuk është paraqitur në sallë.

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, kritikoi ashpër këtë bojkot, duke thënë se për një çështje kaq të rëndësishme për qytetarët, pushteti ka zgjedhur të mos marrë pjesë. Ajo ironizoi me situatën duke u shprehur: “Mos kanë harru me zbrit prej xhipave të zi”.

Përmes një rezolute, LDK-ja po kërkon uljen e përkohshme të akcizës për naftën nga 36 centë për litër në 20 centë deri në stabilizimin e çmimeve, uljen e TVSH-së për karburantet nga 18 në 8 për qind, si dhe subvencionimin e naftës për sektorët më të ndjeshëm si bujqësia, transporti publik dhe prodhuesit vendorë.

Ermal Sadiku nga LDK-ja u shpreh i dëshpëruar me sallën e zbrazët, duke theksuar se deputetët e LVV-së dhe ata të Listës Serbe janë të vetmit që po mungojnë.

Ai sqaroi se kërkesa për uljen e TVSH-së është teknikisht e realizueshme dhe nuk e dëmton buxhetin, pasi rritja e çmimeve e ka rritur automatikisht edhe grumbullimin e taksave. Sadiku përfundoi duke ironizuar se, nëse pushteti zgjedh të flasë me popullin vetëm përmes Facebook-ut e televizionit, atëherë Parlamenti mund të mbyllet plotësisht.

Continue Reading

Live

Rrëzohet një avion luftarak amerikan mbi Iran, nisin kërkimet për pilotët

Published

on

By

Një avion luftarak i Shteteve të Bashkuara është rrëzuar mbi territorin e Iranit, kanë bërë të ditur tre burime amerikane, duke konfirmuar kështu raportimet e mediave shtetërore iraniane.

Forcat amerikane kanë nisur operacionet e kërkim-shpëtimit, sipas të njëjtave burime. Përpjekjet e mundshme për shpëtim duket se janë kapur në disa video të postuara në rrjetet sociale, të cilat janë konfirmuar nga CNN.

Agjencia shtetërore “Tasnim” njoftoi se kërkimet për ekuipazhin e zhdukur deri më tani kanë qenë “të pasukseshme”. Ndërkohë, në “Fars News”, një spiker njoftoi se po ofrohet një shpërblim për këdo që arrin të kapë “pilotin ose pilotët armiq”.

Për momentin, mbetet ende e paqartë se në cilën pjesë të Iranit është rrëzuar avioni luftarak./ CNN/

Continue Reading

Vendi

Arrestohet një 48-vjeçar në Gjakovë, Policia i sekuestron mbi 5 kilogramë marihuanë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për trafikim me narkotikë gjatë një aksioni të suksesshëm të realizuar këtë të premte në Gjakovë.

Operacioni është udhëhequr nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në bashkëpunim me njësitet kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, të cilët rreth orës 14:40 kanë ndaluar për kontroll një veturë me targa të huaja.

Sipas komunikatës zyrtare, automjeti drejtohej nga i dyshuari me inicialet A.B., i lindur në vitin 1978, tek i cili gjatë kontrollit në pjesën e ulëseve të pasme janë gjetur dhjetë paketime të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë.

Pesha e përgjithshme e drogës së sekuestruar është 5 kilogramë e 413 gramë, ndërsa në cilësinë e provave materiale Policia ka konfiskuar edhe veturën dhe dy telefonat mobil që i përkisnin të dyshuarit.

Pas arrestimit, personi i dyshuar është shoqëruar për intervistim në stacionin policor, ku me vendim të prokurorit të shtetit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Ky aksion vjen si pjesë e planeve taktike të Policisë së Kosovës për luftimin e trafikut të drogës dhe krimit të organizuar në vend, ndërsa hetimet për rastin po vazhdojnë nga drejtoritë përkatëse.

 

Continue Reading

Lajmet

Dënohet me 24 vjet burgim Valon Aliu për vrasjen e ish-bashkëshortes në QPS-në e Ferizajt

Published

on

By

Gjykata Themelore në Ferizaj e ka dënuar me 24 vjet burgim të akuzuarin Valon Aliu, duke e shpallur fajtor për vrasjen e rëndë të ish-bashkëjetueses së tij, E.C., ngjarje kjo që ndodhi në prill të vitit 2024 brenda Qendrës për Punë Sociale.

Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjyqtarja Fitore Krivanjeva-Daci, Aliu u dënua për tri vepra penale: vrasje e rëndë, armëmbajtje pa leje dhe kanosje, ku në dënimin final do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga 12 prilli 2024.

Ngjarja tragjike erdhi pas një fjalosjeje të shkurtër brenda zyrave të QPS-së, ku i akuzuari nxori armën dhe qëlloi viktimën fillimisht në kraharor, ndërsa plagosi në krah edhe vëllanë e saj.

Megjithëse viktima tentoi të largohej, Aliu e qëlloi përsëri në gjoks dhe në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme në vendin e ngjarjes.

Pas vrasjes, ai kishte kanosur edhe një zyrtare të institucionit duke ia vendosur pistoletën në ballë me kërcënimin se do ta qëllonte edhe atë.

Palët e përfshira në proces kanë afat prej 30 ditësh për ankesë në Gjykatën e Apelit, ndërsa Aliu do të qëndrojë në paraburgim deri në plotfuqishmërinë e këtij vendimi.

Continue Reading

Të kërkuara