Aktualitet

Rusia i shpall “ekstremiste” organizatat e lidhura me Navalnyn

Disa prej mbështetësve të Navalnyt kanë planifikuar të garojnë në zgjedhje.

Published

on

Një gjykatë në Moskë u ka ndaluar veprimtarinë organizatave politike të lidhura me kritikun e burgosur të Kremlinit, Aleksei Navalny, duke i shpallur ato “ekstremiste”.

Aktivistët do të përballen me burgim nëse vazhdojnë punën e tyre dhe secilit që mbështet publikisht rrjetin politik të Navalnyt, mund t’i ndalohet gara për pozita publike.

Përmes rrjeteve sociale, Navalny është zotuar se nuk do të zmbrapset.

“Nuk do të shkojmë askund. Do ta tejkalojmë këtë, do të ndryshojmë, do të përmirësohemi. Do të adaptohemi. Nuk do të heqim dorë nga qëllimet dhe idetë tona. Ky është shteti ynë dhe nuk kemi tjetër”.

Megjithatë, ai ka thënë se mbështetësit e tij tani duhet ta ndryshojnë mënyrën e punës.

Navalny është në burg për shkelje të rregullave të një dënimi me kusht, për një rast përvetësimi, akuzë që e konsideron të motivuar politikisht.

Zgjedhjet parlamentare ruse pritet të mbahen në muajin shtator, dhe sondazhet tregojnë se partia në pushtet po humb përkrahjen.

Disa prej mbështetësve të Navalnyt kanë planifikuar të garojnë në zgjedhje.

Avokatët e Navalnyt kanë thënë se do ta apelojnë vendimin e gjykatës për organizatën e Navalnyt.

Navalny, i cili është kritiku më i ashpër i Putinit, është ndaluar në Rusi, në muajin janar, pas kthimit nga Gjermania.

Ai është trajtuar në Berlin, pas helmimit me agjent nervor Noviçok.

Navalny ka fajësuar Putinin për dhënie të urdhrit për helmim, mirëpo Kremlini mohon diçka të tillë.

Putin ka qenë në pushtet si president apo kryeministër nga viti 1999./ REL

Continue Reading

Aktualitet

​Bashkimi Europian pezullon tarifat ndaj SHBA

Published

on

Bashkimi Evropian ka marrë vendimin për të pezulluar kundërtarifat ndaj mallrave amerikane, një veprim që synon t’i japë fund luftës tregtare midis dy anëve të Atlantikut.

Ky vendim konsiderohet si hap për të qetësuar marrëdhëniet me SHBA-në, sipas La Repubblica.

Burime nga brenda Komisionit Evropian thonë se udhëzimet e presidentes Ursula von der Leyen kanë qenë të qarta. Sipas saj, duhet besuar te Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të shmanget çdo provokim që mund të ndikojë në prishjen e marrëdhënieve.

Kjo lëvizje strategjike shihet si një përpjekje për të mbajtur hapur negociatat dhe për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm të tensioneve.

Continue Reading

Aktualitet

Dënohet Millosh Antoviq për sulm ndaj KFOR-it

Published

on

Me 4 vjet e 11 muaj burgim është dënuar Millosh Antoviq nga Gjykata Themelore në Prishtinë për sulmin ndaj KFOR-it në Zveçan, më 29 maj 2023. Ai është dënuar edhe me 20 mijë euro gjobë e cila do të paguhet me këste brenda dy vjetëve.

Antoviq e ka pranuar se ka ushtruar dhunë ndaj ushtarëve të KFOR-it si dhe Policisë së Kosovës më 2023.

“Gjykata Themelore në Prishtinë, pas ngritjes së aktakuzës, e ka aprovuar marrëveshjen për pranimin e fajësisë ndërmjet PSRK dhe të pandehurit, duke e dënuar këtë të fundit me dënim unik prej 4 vjetësh e 11 muaj burgim efektiv dhe 20 mijë euro gjobë”, njoftoi Prokuroria Speciale të hënën, më 4 gusht.

Antoviq akuzohet për sulm ndaj personit zyrtar; pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale huliganizëm; blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropike dhe analoge; posedim i paautorizuar i armëve.

Më 29 maj të vitit 2023 dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it ishin lënduar si pasojë e përleshjes me protestuesit serbë të cilët kundërshtonin atë kohë kryetarët e rinj shqiptarë në komunat veriore.

Aktakuza ndaj tij ishte ngritur më 30 korrik, kurse deri më tash nga institucionet e Kosovës janë ngritur disa aktakuza ndaj personave të përfshirë në sulmet në Zveçan.

Continue Reading

Aktualitet

KQZ diskuton mbi zgjedhjet lokale

Published

on

KQZ ka mbajtur mbledhjen e radhës ku janë shqyrtuar disa pika të rendit të ditës. Në këtë mbledhje janë sqaruar arsyet e refuzimit të aplikimit për votim me postë të diasporës.

“Është e vërtetë që është numër i madh i refuzimeve, janë dy arsye kryesore që ata janë refuzuar. Mungon dokumenti që dëshmon adresën e vendbanimit. Arsyeja e dytë është adresa e deklarimit që nuk është e njëjtë me dokumentin që dëshmon adresën. Lidhur me këto kategori të refuzimit, sekretariati i KQZ u ka dërguar email njoftues të gjithëve dhe i ka telefonuar ata”, tha Buzhala.

Sa i përket ridestinimit të mjeteve për projekte kapitale Buzhala tha se këto mjete pritet të ridestinohen të mërkurën.

“Ministria e Financave nuk e ka lejuar ridestinimin e mjeteve për projkete kapitale, për shkak që është mbi përqindjen e lejuar. Meqë është mbi përqindjen e lejuar është dashur të ketë pajtim në Kuvendin e Kosovës. Duke qenë në këtë situatë i kemi dërguar një shkresë Ministrisë së Financave Punëve dhe Transfereve dhe në përputhje ne kemi kërkuar 15% e të gjitha projekteve kapitale. Presim që deri të mërkurën të na ridestinojë mjetet të cilat do të shfrytëzohen për nevojat e KQZ-së dhe projekte konkrete”, tha ai.

KQZ miratoi raportin për analizën e votave të pavlefshme për zgjedhjet nacionale. Po ashtu u miratuan edhe zëvendësimi i anëtarit të KKZ-së në Mitrovicë të Veriut.

Emir Azemi në Mitrovicën e Veriut do të zëvendësohet nga Besnik Rexhepi nga radhët e PDK-së.

KQZ miratoi raportin financiar janar- qershor 2025 dhe raportin e shpenzimeve të derivateve për automjetet e KQZ-së për periudhën kohore Janar-Qershor 2025. Në këtë mbledhje u miratua edhe zëvendësimi i të ndjerit, Mehmet Spahiu në Dragash nga Nexhmi Dauti nga radhët e LDK-së.

Continue Reading

Bota

Trump kërkon nga Izraeli të lejojë ndihmat ushqimore në Gaza

Published

on

By

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka kërkuar nga Izraeli që të sigurojë që palestinezët në Gaza të marrin ushqimin që u nevojitet.

Ne duam që Izraeli t’i ushqejë. Po japim disa kontribute mjaft të mëdha, në thelb për të blerë ushqim në mënyrë që njerëzit të mund të ushqehen“, u tha Trump gazetarëve para se të kthehej në Uashington nga resorti i tij i golfit në New Jersey.

Ne nuk duam që njerëzit të vuajnë nga uria dhe nuk duam që njerëzit të vdesin nga uria“, shtoi ai, shkruan Anadolu.

I pyetur në lidhje me një vizitë në Gaza të premten nga i dërguari i SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, për të inspektuar operacionet e Fondacionit Humanitar të Gazës (GHF) të mbështetur nga SHBA-të, Trump tha se ai po bënte një “punë të shkëlqyer”.

Kur u pyet nëse Witkoff kishte vërejtur prova të një “gjenocidi” në Gaza të kryer nga Izraeli, megjithatë, Trump nuk e përshkroi atë si të tillë.
Trump ka pohuar vazhdimisht se SHBA-të kanë siguruar 60 milionë dollarë ndihmë ushqimore për Gazën. Megjithatë, raportet e fundit tregojnë se deri më tani janë shpërndarë vetëm 3 milionë dollarë.

Witkoff vizitoi të premten një qendër ndihme në Gazën jugore, të operuar nga GHF. Ai tha se qëllimi ishte t’i jepej Trumpit “një kuptim i qartë i situatës humanitare dhe të ndihmohej në hartimin e një plani për të ofruar ndihmë ushqimore dhe mjekësore për popullin e Gazës”.

Ushtria izraelite, duke hedhur poshtë thirrjet ndërkombëtare për armëpushim, ka ndjekur një ofensivë brutale në Gaza që nga 7 tetori 2023, duke vrarë më shumë se 60,800 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

Bombardimet kanë shkatërruar enklavën dhe kanë çuar në mungesa të rënda ushqimore dhe vdekje nga uria.

Continue Reading

Të kërkuara