Sulmet ajrore ruse janë raportuar të premten në objektiva të reja, në Dnipro në Ukrainën qendrore dhe në Lutsk dhe Ivano-Frankivsk në perëndim të vendit. Imazhet satelitore tregojnë gjithashtu një përparim rus drejt Kievit.
Volodymyr Zelenskyy e ka përshkruar refuzimin e Rusisë për të lejuar evakuimet nga Mariupol si “terror të plotë”. Kushtet në portin e madh detar jugor ku civilët janë bllokuar po bëhen gjithnjë e më të rënda.
Uashingtoni dhe Kievi kanë frikë se Moska po i hap rrugën përdorimit të mundshëm të armëve jokonvencionale në Ukrainë.
Zhvillimet kryesore të së premtes:
Presidenti Zelenskyy akuzon Rusinë për taktika terroriste duke refuzuar evakuimet nga Mariupol. “Ata kanë një urdhër të qartë për të mbajtur peng Mariupolin, për t’u tallur me atë, për ta bombarduar dhe granatuar vazhdimisht”, tha ai në fjalimin e tij të natës me video.
Shërbimet e urgjencës raportojnë sulme ajrore në zonat civile të qytetit të Dnipro, në lumin Dnieper.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mblidhet sot për të diskutuar pretendimet e pabazuara të Rusisë se Shtetet e Bashkuara po kryejnë “aktivitete biologjike ushtarake” në Ukrainë. Shtëpia e Bardhë e ka quajtur pretendimin “qesharak”, ndërsa Presidenti Zelenskyy tha se Rusia po planifikon vetë të përdorë një armë të tillë në Ukrainë.
Kongresi amerikan ka miratuar një buxhet të ri federal, i cili përfshin afro 14 miliardë dollarë (12.7 miliardë euro) për ndihmë ekonomike dhe humanitare për Ukrainën, si dhe armë dhe municione.
Reuters raporton se Meta do të ndryshojë politikën e gjuhës së urrejtjes në disa vende në kontekstin e pushtimit rus të Ukrainës, duke cituar emailet e brendshme që thonë se midis përdoruesve të Facebook dhe Instagram, thirrjet për dhunë ndaj Putinit dhe ushtarëve rusë mund të pranohen./UBTNews/
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka gjobitur me 20 mijë euro subjektin politik Lista Serbe, për shkelje të Kodit të Etikës dhe Mirësjelljes gjatë fushatës zgjedhore.
Sipas vendimit të PZAP-së, ankesa është paraqitur nga subjekti politik Kosovski Savez, i cili ka pretenduar se në komunën e Leposaviqit, në disa lokacione të ndryshme, Lista Serbe ka vendosur materiale propagandistike në kundërshtim me ligjin. Për këto pretendime, Lista Serbe nuk ka dorëzuar përgjigje ndaj ankesës.
Paneli ka vlerësuar se ankesa është e bazuar, duke theksuar se ankuesi ka bashkëngjitur fotografi si dëshmi të vendosjes së materialeve promovuese. Sipas vendimit, materialet ishin vendosur në hapësira publike, përfshirë shtylla elektrike, parqe, stacione autobusi, mbikalime, trafo-stacione elektrike dhe rrugë publike.
Në arsyetim thuhet se vendosja e materialeve promovuese pa leje të organeve kompetente përbën shkelje të legjislacionit zgjedhor.
Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se janë sekuestruar 380 fishekë në një lokal në Prishtinë.
Ngjarja ka ndodhur me datën 23 dhjetor 2025, ku Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë realizuar një kontroll operativ në një lokal afarist, në kuadër të veprimeve të rregullta për parandalimin dhe luftimin e kontrabandës.
“Gjatë kontrollit në lokal dhe në një automjet të ndërlidhur me rastin, janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej 350 fishekë 9 mm për armë të shkurtër (pistoletë) dhe 30 fishekë kalibri 70 mm për armë gjuetie, për të cilat dyshohet se janë mbajtur në kundërshtim me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.
Rasti është njoftuar tek Prokuroria kompetente dhe i është dorëzuar Policisë së Kosovës për hetim të mëtejshëm sipas procedurave ligjore.
Ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves i shkoi sot në zyrë kryesuesit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqit.
Përmes një postimi në Facebook, Hargreaves tha se ishte i impresionuar me profesionalizmin e KQZ-së.
Pos tjerash, ambasadori përshëndeti përpjekjet e komisionit që zgjedhjet e 28 dhjetorit të zhvillohen në mënyrë të qetë dhe në përputhje me ligjet dhe procedurat e Kosovës.
“Si gjithmonë, isha i impresionuar me profesionalizmin e stafit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kur i vizitova këtë mëngjes. Faleminderit Kreshnik Radoniqit dhe ekipit të tij për përpjekjet e pakursyera që zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme të zhvillohen në mënyrë të qetë dhe në përputhje me ligjet dhe procedurat e Kosovës”, ka shkruar ai.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka njoftuar se nesër banorët lokalë kanë paralajmëruar bllokadë të rrugës në segmentin rrugor të fshatit Kastrat të Kurshumlisë (Serbi), që lidhen me pikën kufitare Merdare, nga ora 11:50 deri në 15:50,
QKMK ju inkurajon të përdorni rrugë alternative për të shmangur pengesat dhe vonesat gjatë këtij orari.
Për informacion shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë në numrat: +383 45 198 000, +383 45 198 606, dhe 0800 500 95.