Aktualitet

Rusia duhet të respektojë hapësirën ajrore ndërkombëtare, thotë Ben Wallace

“Palët duhet të respektojnë hapësirën ajrore ndërkombëtare dhe ne u bëjmë thirrje rusëve ta bëjnë këtë”, tha ai.

Published

on

Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace, tha se Rusia duhet të respektojë hapësirën ajrore ndërkombëtare, kur reagoi ndaj rrëzimit të dronit amerikan MQ-9.

Duke folur nga ngarja DSEI pranë Tokios, Wallace tha “Amerikanët kanë thënë se mendojnë se është joprofesionale.

Çelësi këtu është që të gjitha palët të respektojnë hapësirën ajrore ndërkombëtare dhe ne u bëjmë thirrje rusëve ta bëjnë këtë”.

Incidenti i së martës, që përfshin avionët luftarakë rusë Su-27 dhe një dron ushtarak amerikan MQ-9, është hera e parë që dy fuqitë kanë rënë në kontakt të drejtpërdrejtë që nga fillimi i luftës në Ukrainë vitin e kaluar./UBTNews/

lajme

Vrasje në Suharekë: Arrestohet i dyshuari pas plagosjes me armë zjarri

Published

on

By

Një person ka rënë viktimë e një sulmi me armë zjarri të mërkurën në Suharekë, ndërsa autoritetet policore kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin pak kohë pas ngjarjes.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili ka bërë të ditur se pavarësisht përpjekjeve mjekësore, viktima nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:20, kur një person ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull. Pas të shtënave, i lënduari është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në Qendrën Emergjente, ku më pas është konfirmuar vdekja e tij.

I dyshuari fillimisht ishte larguar nga vendi i ngjarjes, por reagimi i shpejtë i Policisë ka bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e tij. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të rastit.

 

Continue Reading

Lajmet

Në rastin e Arlinda Zekajt mungoi plani individual, udhëheqësi i QPS-së pranon se nuk vlerësoi punën e zyrtarëve

Published

on

By

Udhëheqësi i Qendrës për Punë Sociale në Pejë, Durim Kelmendi, ka pranuar se në rastin e Arlinda Zekajt nuk ishte hartuar plani individual, ndonëse një dokument i tillë është obligativ. Ai po ashtu ka pranuar se nuk kishte bërë vlerësimin e punës së zyrtarëve të përfshirë në këtë rast.

Kelmendi, i cili është punësuar në QPS në vitin 2018, është intervistuar të mërkurën nga Komisioni Hetimor Parlamentar për hetimin e vrasjes së Arlinda Zekajt.

Gjatë përgjigjeve ndaj pyetjeve të deputetëve, ai ka thënë se shërbimi që udhëheq ka vetëm katër punëtorë dhe se për shkak të ngarkesës me punë përballen me mungesë të stafit.

“Në shërbimin tim i kam vetëm katër punëtorë, për shkak të volumit kemi mungesë të punëtorëve. Së pari i kontrolloj dhe jam bashkëpunues me ta”, ka deklaruar Kelmendi.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, e ka pyetur nëse hartimi i planit individual është obligim ligjor dhe nëse një plan i tillë ishte përgatitur për rastin e Arlinda Zekajt.

Në përgjigjen e tij, Kelmendi ka konfirmuar se plani individual kishte munguar, ndërsa ka sqaruar se dokumentacioni ishte plotësuar në një formë tjetër, por jo sipas standardit të kërkuar.

Ai ka folur edhe për mungesën e psikologes së QPS-së, e cila në atë periudhë ishte në pushim të lehonisë.

“Po ka pasur, në rastin konkret ka munguar plani. Është obligative, 05 ka qenë i plotësuar, është plotësuar në një formë tjetër jo sipas standardit. Pasi ka përfunduar seanca kam marrë një telefonatë se seanca ka përfunduar për shkak se punëtorja ka munguar. Psikologia e qendrës është në pushim të lehonisë, kemi thirrur psikologen tjetër”, ka thënë ai.

Ndërkaq, deputetja e PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj, e ka pyetur Kelmendin se për çfarë arsye rasti kishte përfunduar në Qendrën për Punë Sociale.

Ai ka deklaruar se rasti ishte raportuar si dhunë në familje dhe se vlerësimin e nivelit të rrezikshmërisë e bën Policia.

“Ka ndodhur rasti, është raportuar si dhunë në familje. Nivelin e rrezikshmërisë e vlerëson policia, çdo informacion që e kemi ia bashkëngjisim, mbetet në vullnetin e punëtorit. E kemi planin e veprimit. QPS në momentin që raportohet rasti së pari i ofrohet siguria”, ka deklaruar ai.

Gjatë seancës, deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, e ka pyetur nëse kishte bërë vlerësimin e punës së zyrtarëve që ishin nën përgjegjësinë e tij dhe që ishin përfshirë në rastin konkret.

“Po, në rastin konkret jo”, është përgjigjur Kelmendi.

Ndërkohë, deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka kërkuar të dijë se sa raste të dhunës trajtohen nga QPS-ja në Pejë dhe sa prej tyre janë aktive.

Kelmendi ka bërë të ditur se janë gjithsej 73 raste të dhunës, prej të cilave 50 janë aktive. Ai ka treguar se QPS-ja ka gjithsej 1 mijë e 150 dosje.

“Janë 73 raste të dhunës, aktive janë 50. Katër punëtorë i kemi aktivë. Kemi raportime javore të dokumentuara. 70 shërbime janë në QPS. Total 1150 dosje që kemi kryer shërbime aty ndahet secila kategori”, ka thënë ai.

Në fund të intervistimit, Kelmendi ka bërë të ditur se ndaj punëtorëve të përfshirë në rastin e Arlinda Zekajt është iniciuar procedurë disiplinore.

Continue Reading

lajme

Të shtëna me armë zjarri në Suharekë, një person në gjendje të rëndë

Published

on

By

Një person ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në qytetin e Suharekës. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Suharekës.

Lajmin për Ekonomia Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai ka bërë të ditur se rasti është raportuar më 18 nëntor 2026, rreth orës 12:20, kur një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi të gjinisë mashkullore.

“Më datën 18.11.2026, rreth orës 12:20, është raportuar se në qytetin e Suharekës, një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi të gjinisë mashkullore. Si pasojë e të shtënave, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe, në gjendje të rëndë shëndetësore, është transportuar për trajtim mjekësor në Emergjencë”, ka deklaruar Bytyqi.

Sipas tij, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa Policia është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për identifikimin dhe arrestimin e tij.

“Njëkohësisht, është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes dhe po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore për mbledhjen e provave dhe dëshmive që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të këtij rasti”, ka thënë Bytyqi për Ekonomia Online. /Ekonomia Online/

Continue Reading

Lajmet

Xi, Trump dhe Putin pritet të takohen në një vilë në Kinë

Published

on

By

Një takim trepalësh mes liderëve të Kinës, Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, Xi Jinping, Donald Trump dhe Vladimir Putin, raportohet se pritet të mbahet të enjten në vilën Kylin, në qytetin Shenzhen të Kinës.

Sipas BBC-së, masat e sigurisë në këtë kompleks janë shtuar ndjeshëm në prag të takimit.

Kompleksi shtetëror, i hapur në vitin 1997, ka shërbyer ndër vite si vendpritje për liderët kinezë dhe personalitete të larta ndërkombëtare që kanë vizituar qytetin.

Vendimi i Pekinit për të zgjedhur një ambient më privat, në vend të një hapësire zyrtare konferencash, mund të jetë tregues se takimi shihet më shumë si një takim në margjinat e një ngjarjeje tjetër, sesa si një samit i veçantë me rëndësi të pavarur.

Kështu vlerëson Minseon Ku nga Universiteti DePaul, specialiste e diplomacisë së samiteve, e cila për BBC-në ka thënë se Kina, si nikoqire e samitit të APEC-ut, dëshiron që kjo ngjarje të mbetet në qendër të vëmendjes dhe të mos e lërë në hije takimi trepalësh.

Ndërkaq, profesori Shaoyu Yuan nga Universiteti i Nju-Jorkut, i cili studion diplomacinë mes SHBA-së dhe Kinës, thekson se vila Kylin është një lokacion relativisht i lehtë për t’u siguruar.

Afërsia e saj me aeroportin do t’i mundësonte gjithashtu presidentit amerikan, Donald Trump, të largohej menjëherë pas përfundimit të takimit.

Sipas profesorit Yuan, zgjedhja e këtij lokacioni i jep takimit një karakter më pak formal diplomatik, duke e paraqitur atë si një angazhim pune që pritet të zgjasë rreth një orë. Një profil më i ulët ceremonial do të nënkuptonte edhe më pak kosto politike në rast se takimi nuk prodhon rezultate konkrete. /BBC/

 

Continue Reading

Të kërkuara