Lajmet

Rusia do të përdorë tanket gjermane për të forcuar narrativën se “NATO po bën një luftë”

Analizë nga Steve Rosenberg.

Published

on

I pyetur për mundësinë që Amerika dhe Gjermania të dërgojnë tanke luftarake në Ukrainë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov sugjeroi se plani “do të dështojë”.

Ai bëri thirrje që të mos “teprohet me potencialin që tanket do t’i jepnin ushtrisë ukrainase”.

Ambasadori rus në Uashington i përshkroi dërgesat e mundshme të tankeve luftarake nga Uashingtoni si “një provokim tjetër flagrant”.

Të martën, spikeri i televizionit shtetëror, Vladimir Solovyov ishte karakteristikisht jodiplomatik në zgjedhjen e gjuhës.

“Tanket gjermane që shfaqen [në Ukrainë] do të na bëjnë të konsiderojmë territorin gjerman, bazat ushtarake dhe vendet e tjera si objektiva legjitime”, tha ai. Ai e quajti ministrin e mbrojtjes të Gjermanisë “një budalla”.

Ishte Rusia që pushtoi Ukrainën. Ky ishte vendim personal i Presidentit Putin.

Por sipas narrativës së ndërtuar nga Kremlini, në këtë konflikt Perëndimi është agresori; Autoritetet ruse duan që populli rus të besojë se në Ukrainë NATO — nën udhëheqjen e SHBA-së — po bën një luftë me Moskën.

Vendimi për të dërguar betejën perëndimore në Ukrainë do të përdoret këtu në Rusi për të theksuar narrativën zyrtare./UBTNews/

lajme

 Shiroka-Pula në Samitin Brdo-Brijuni: Integrimi evropian nuk mund të jetë selektiv, Kosova kërkon barazi dhe trajtim të drejtë

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka marrë pjesë sot në Samitin e Procesit Brdo-Brijuni në Ohër, ku në fjalimin e saj para liderëve rajonalë ka kërkuar trajtim të barabartë për Kosovën në procesin e integrimit evropian dhe ka kritikuar përjashtimin e vendit nga Forumi i Zgjerimit të BE-së në Bruksel.

Në paraqitjen e saj të parë në këtë forum që nga zgjedhja presidente muajin e kaluar, Shiroka-Pula theksoi se bashkëpunimi rajonal kërkon respekt, barazi dhe besim të ndërsjellë. Ajo e cilësoi paradoksale faktin që në Forumin e Zgjerimit të BE-së, të mbajtur më 16 nëntor në Bruksel, Kosovës iu mohua përfaqësimi institucional, ndërkohë që u lejua interpretimi i një kënge nacionaliste që cenon shtetësinë dhe integritetin e saj territorial.

“BE-ja nuk mund të ndërtojë unitet duke toleruar simbole dhe praktika që nxisin ndarje, por as të mjaftohet me një distancim formal. Një Ballkan Perëndimor më i integruar është një Evropë më e fortë. Integrimi evropian nuk mund të jetë selektiv”, deklaroi presidentja.

Ajo nënvizoi se Kosova nuk kërkon privilegje, por trajtim të drejtë dhe vlerësim mbi bazën e meritave, duke paralajmëruar se zvarritja drejt statusit të vendit kandidat dëmton besimin e qytetarëve në perspektivën evropiane.

“Kosova i ka përmbushur përgjegjësitë e saj dhe pret integrim mbi bazën e meritave dhe kritereve të barabarta”, shtoi Shiroka-Pula.

Presidentja kërkoi gjithashtu hapa konkretë që prekin drejtpërdrejt qytetarët, si heqja e tarifave të roamingut ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, si dhe zbatimin e barabartë të Planit të Rritjes për të nxitur reformat, investimet dhe punësimin në rajon.

Duke u ndalur te sfidat globale të sigurisë pas agresionit rus në Ukrainë, Shiroka-Pula bëri të ditur se Kosova ka investuar në fuqizimin e kapaciteteve të saj mbrojtëse, në personel, pajisje dhe armatim, me synim ruajtjen e integritetit territorial dhe vënien e këtyre kapaciteteve në dispozicion të aleatëve për ruajtjen e paqes.

Në përmbyllje të fjalimit të saj, presidentja Justina Shiroka-Pula shprehu gatishmërinë që Republika e Kosovës të jetë nikoqire e takimit të ardhshëm të Procesit Brdo-Brijuni, duke vlerësuar se një organizim i tillë do të forconte dialogun dhe bashkëpunimin rajonal. /E.A/

 

Continue Reading

Aktualitet

Presidentja Shiroka-Pula dhe komandanti Jashari urojnë pjesëtarët e FSK-së për Ditën e Forcës

Published

on

By

Me rastin e “Ditës së Forcës”, presidentja e Republikës së Kosovës dhe Komandantja Supreme, Justina Shiroka-Pula, ka shprehur krenari dhe mirënjohje për të gjithë burrat dhe gratë në uniformën e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), duke vlerësuar shërbimin e tyre në mbrojtje të lirisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit.
Në mesazhin e saj të urimit, Shiroka-Pula ka theksuar se FSK-ja mishëron aspiratën e brezave për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe të sigurt, ndërsa riafirmoi përkushtimin e saj për forcimin e kapaciteteve mbrojtëse të ushtrisë.
“E ndërtuar mbi sakrificën e popullit tonë dhe luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ajo dëshmon vendosmërinë tonë për ta mbrojtur lirinë dhe shtetësinë e fituar me sakrificë. Si Presidente e Republikës dhe Komandante Supreme, mbetem e palëkundur në përkushtimin tim për forcimin e ushtrisë sonë, avancimin e kapaciteteve të saj mbrojtëse dhe mbështetjen e pjesëtarëve të saj”, thuhet në urimin e presidentes.
Ajo shtoi se krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tjerë strategjikë, Kosova do të vazhdojë ndërtimin e një force moderne, profesionale dhe të ndërveprueshme me ushtritë e vendeve të NATO-s. Në urimin e saj, presidentja nderoi po ashtu Komandantin Legjendar Adem Jashari, familjen Jashari dhe të gjithë dëshmorët e kombit, duke theksuar se mbrojtja e lirisë së trashëguar është detyrë dhe mision i përbashkët.
Urimet për Ditën e Forcës i ka përcjellë edhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, i cili ka falënderuar personelin ushtarak dhe civil për përkushtimin dhe punën e palodhshme në avancimin e ushtrisë.
“Të nderuar ushtarë, nënoficerë, oficerë, kadetë dhe shërbyes civil të Forcës së Sigurisë së Kosovës, falë përkushtimit dhe punës suaj të palodhshme, sot jemi më të përgatitur se kurrë, duke u radhitur krah për krah me partnerët tanë në mbrojtje të paqes dhe sigurisë kudo në botë. Në këtë ditë të veçantë, le të reflektojmë së bashku në të kaluarën tonë dhe të nderojmë sakrificat e të gjithë atyre brezave të cilët janë meritorët më të mëdhenj të lirisë të cilën e gëzojmë sot”, ka shkruar gjenerallejtënant Jashari. /E.A/

Continue Reading

lajme

Rama në Samitin e Tiranës: Plani i Rritjes është moment vendimtar për Ballkanin Perëndimor dhe BE-në

Published

on

By

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në fjalën e tij hyrëse në Samitin BE–Ballkani Perëndimor për Planin e Rritjes, që po zhvillohet në Tiranë, e ka cilësuar këtë proces si një moment vendimtar si për rajonin, ashtu edhe për Bashkimin Evropian.

Ai vlerësoi se Plani i Rritjes përfaqëson një qasje të re të integrimit gradual, e cila i bashkon vendet e rajonit rreth tri shtyllave kryesore: reformave, konvergjencës ekonomike dhe kohezionit rajonal.

Rama tha se, ndonëse vitet e fundit është shënuar progres në afrimin ekonomik mes gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, mbetet ende shumë punë për t’u bërë. Sipas tij, qytetarët e rajonit nuk duhet të presin anëtarësimin e plotë për të ndjerë përfitimet e integrimit në tregun e përbashkët evropian, por duhet t’i gëzojnë ato gradualisht që tani.

Duke theksuar se mbështetja financiare e BE-së kushtëzohet drejtpërdrejt nga rezultatet konkrete, kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se rajoni duhet të jetë i gatshëm të zbatojë reformat e kërkuara.

“Mblidhemi këtu për Planin e Rritjes, në një takim që vlen për të vlerësuar progresin dhe për të parë sfidat që kemi përpara. Nuk ka dyshim se ky është një moment vendimtar për Ballkanin Perëndimor. Nuk ka aspak dyshim se është një moment tejet vendimtar edhe për Europën. Ne kemi qenë entuziastë për nisjen e këtij procesi të ri, që në njëfarë mënyre vuri në lëvizje qasjen e re të integrimit gradual dhe që na mbledh bashkë në tri dimensione: reformat, konvergjenca ekonomike dhe kohezioni rajonal”, deklaroi Rama.

Ai shtoi se marrëdhënia me Bashkimin Evropian bazohet në rezultate të matshme dhe angazhim të ndërsjellë.

“Jemi të vetëdijshëm se asgjë nuk është e mirëqenë dhe se BE-ja është po aq e prirur të na ndihmojë, sa ç’është e prirur të na bjerë me çekiç kokës që të japim rezultate dhe të bëjmë reforma. Është një marrëdhënie ku progresi sjell më shumë pjesëmarrje dhe gatishmëria sjell më shumë mundësi”, përfundoi ai. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Dështon seanca gjyqësore në rastin e rezervave shtetërore ndaj Rozeta Hajdarit dhe të tjerëve

Published

on

By

Ka dështuar të mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor në rastin e njohur si “Rezervat shtetërore”, ku akuzohen ish-ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari, dy zyrtarët e kësaj ministrie, Irfan Lipovica e Hafiz Gara, si dhe afaristi Ridvan Muharremi.

Në seancën e së premtes në Gjykatën Themelore në Prishtinë i pranishëm ka qenë vetëm i pandehuri Hafiz Gara.

Gjyqtari i rastit, Avni Syla, bëri të ditur se ftesa për Rozeta Hajdarin ishte dërguar në adresën e Kuvendit të Kosovës, të cilën e kishte dhënë vetë ajo, por Gjykata është njoftuar se Hajdari nuk është më deputete në këtë legjislaturë dhe nuk ndodhet në atë vend pune.

Ndërkaq, i pandehuri Irfan Lipovica ka kërkuar shtyrjen e seancës për shkak se ndodhet në një udhëtim jashtë vendit, ndërsa Ridvan Muharremi ka munguar për arsye shëndetësore pas një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Aktakuza për këtë rast është konfirmuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë në mars të këtij viti. Sipas aktit akuzues, Hajdari, Lipovica dhe Gara akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare në bashkëkryerje gjatë muajve shkurt dhe mars 2022, ndërsa Muharremi akuzohet për ndihmë në kryerjen e kësaj vepre penale.

Prokuroria pretendon se të akuzuarit kanë vepruar me procedurë të mbyllur në kundërshtim me Ligjin për Rezervat Shtetërore, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit dëm prej rreth 3 milionë eurosh për sasi të vajit, miellit dhe sheqerit me të cilat nuk është furnizuar rezerva shtetërore.

Hetimet për këtë rast kishin nisur pas bastisjeve në MINT në vitin 2023, të cilat pasuan publikimin e disa audioincizimeve ku pretendohej se një sasi vaji e blerë në Poloni dhe një sasi gruri e blerë në Turqi nuk kishin arritur asnjëherë në Kosovë. /E.A/

 

Continue Reading

Të kërkuara