Sport

Rusia dhe Bjellorusia mund të konkurrojnë në US Open nën flamurin neutral

Published

on

US Open, do t’i lejojë lojtarët rusë dhe bjellorusë të garojnë në kampionatin e këtij viti nën një flamur neutral.

Numri një i Rusisë në botë, Daniil Medvedev, një nga një mori lojtarësh të përjashtuar nga Wimbledon pas luftës në Ukrainë, do të jetë në gjendje të mbrojë titullin e tij.

Qëndrimi i diskutueshëm i Wimbledon bëri që ATP dhe WTA t’i hoqën pikët e renditjes turneut, por US Open nuk e ka ndjekur shembullin.

Një deklaratë nga Shoqata e Tenisit të Shteteve të Bashkuara të martën konfirmoi: “USTA do të lejojë atletët individualë nga Rusia dhe Bjellorusia të konkurrojnë në US Open 2022, por vetëm nën një flamur neutral“.

Medvedev, fitoi titullin e tij të parë të Grand Slam-it në Flushing Meadows, vitin e kaluar me një fitore të drejtpërdrejtë ndaj Novak Gjokoviçit. /UBTNews/

Sport

Trumpi mbron Infantinon: “Do të ishte gabim i tmerrshëm nëse FIFA e zëvendëson”

Published

on

By

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dalë në mbrojtje të presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino, duke thënë se do të ishte një “gabim i tmerrshëm” nëse drejtuesi zviceran shkarkohet apo zëvendësohet.

Mbështetja e Trumpit për Infantinon vjen pasi UEFA, CONCACAF dhe Konfederata Aziatike e Futbollit (AFC) publikuan një letër të përbashkët, në të cilën e akuzojnë presidentin e FIFA-s për shkelje të besimit lidhur me planin për shitjen e një pjese të aksioneve të ngjarjeve të FIFA-s te investitorët privatë.

Infantino kishte planifikuar shitjen e rreth 21 për qind të aksioneve të një entiteti të ri të FIFA-s, i cili do të menaxhonte të drejtat komerciale të Kupës së Botës. Megjithatë, plani hasi në kundërshtim të fuqishëm dhe përfundimisht dështoi.

Trumpi e ka mbështetur publikisht Infantinon për herë të parë që nga momenti kur plani u bë publik, më 28 korrik.

“FIFA do të bënte një gabim të tmerrshëm nëse, për ndonjë arsye, do të konsideronte zëvendësimin e Gianni Infantinos”, shkroi Trump në rrjetet sociale.

“Ai është fantastik, pasi sapo ka udhëhequr Kupën e Botës më të suksesshme të zhvilluar ndonjëherë. Nëse ai largohet, nuk do të jetë më kurrë aq e suksesshme ose fitimprurëse”, shtoi presidenti amerikan.

Kupa e Botës 2026 u zhvillua në SHBA, Kanada dhe Meksikë, ndërsa Spanja u shpall kampione pas fitores 1:0 ndaj Argjentinës në finale.

Kur foli për herë të parë për planin e FIFA-s për shitjen e aksioneve, më 31 korrik, Trump tha se nuk kishte diskutuar për këtë çështje me Infantinon. Megjithatë, një kompani e lidhur me njerëz të afërt të presidentit amerikan pritej të ishte ndër investitorët që do të merrnin aksionet.

Bëhet fjalë për “Thrive Eternal”, kompani amerikane e kapitalit sipërmarrës e themeluar nga Joshua Kushner, vëllai i Jared Kushnerit, dhëndrit të Trumpit.

Infantino ka krijuar një marrëdhënie të afërt me presidentin amerikan. Në dhjetor të vitit 2025, kreu i FIFA-s i dorëzoi Trumpit Çmimin e Paqes të FIFA-s.

Ndërkohë, presioni ndaj Infantinos po rritet. UEFA ka kërcënuar me bojkotimin e të gjitha ngjarjeve të FIFA-s dhe ka paralajmëruar edhe ndërmarrjen e veprimeve ligjore lidhur me planin e dështuar për shitjen e aksioneve.

Letra e publikuar të hënën nga UEFA, CONCACAF-i – që drejton futbollin në Amerikën e Veriut, Amerikën Qendrore dhe Karaibe – dhe AFC-ja erdhi pasi FIFA pretendoi se kishte një përpjekje të bashkërenduar dhe të vazhdueshme për të minuar autoritetin e organit qeverisës të futbollit botëror dhe presidentit të tij, Infantino.

Kritikat dhe presioni po shtohen, ndërsa disa prej aktorëve kryesorë të futbollit botëror synojnë ta detyrojnë Infantinon të japë dorëheqjen. Megjithatë, deri më tani, nuk ka shenja se presidenti i FIFA-s ka ndërmend të largohet nga posti.

D.L

Continue Reading

Sport

“Prishtina Open 2026” rikthehet për edicionin e katërt, mbi 300 pingpongistë priten në kryeqytet

Published

on

By

Prishtina do të jetë nikoqire, për herë të katërt radhazi, e turneut ndërkombëtar të pingpongut “Prishtina Open 2026”, i cili do të zhvillohet nga 28 deri më 30 gusht.

Edicioni i sivjetmë pritet të jetë një nga më të mëdhenjtë deri më tani, me mbi 300 pingpongistë që pritet të marrin pjesë në garat që do të zhvillohen në kryeqytetin e Kosovës.

“Prishtina Open” tashmë është shndërruar në një ngjarje të rëndësishme për pingpongun kosovar, duke u ofruar sportistëve mundësinë të përballen me garues nga vende të ndryshme dhe të fitojnë përvojë në arenën ndërkombëtare.

Turneu do të zgjasë tri ditë dhe është i regjistruar edhe në kalendarin e Unionit Evropian të Pingpongut (ETTU), duke i dhënë aktivitetit një dimension të rëndësishëm ndërkombëtar.

Organizimi i edicionit të katërt vjen si vazhdimësi e suksesshme e turneve të mëparshme, me synimin për të promovuar pingpongun në Kosovë dhe për ta konsoliduar Prishtinën si një pikëtakim të rëndësishëm të sportistëve nga rajoni dhe më gjerë.

“Prishtina Open 2026” organizohet nga Klubi i Pingpongut Priping, në bashkëpunim me Federatën e Pingpongut të Kosovës, ndërsa mbështetet nga Ministria e Sportit dhe Rinisë dhe Drejtoria e Sportit e Komunës së Prishtinës.

Me pjesëmarrjen e mbi 300 sportistëve, edicioni i sivjetmë pritet të sjellë konkurrencë të fortë, përballje interesante dhe spektakël për adhuruesit e pingpongut, duke e bërë “Prishtina Open 2026” një prej ngjarjeve më të rëndësishme të këtij sporti në Kosovë.

D.L

Continue Reading

Sport

Myrto Uzuni shkëlqen me “hat-trick” për Austinin në Leagues Cup

Published

on

By

Myrto Uzuni ka zhvilluar një paraqitje fantastike me Austin FC në Leagues Cup, duke shënuar tre gola në fitoren bindëse 3:0 ndaj skuadrës meksikane Puebla.

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë ishte protagonisti kryesor i ndeshjes së zhvilluar në orët e para të së hënës, duke realizuar një “hat-trick” për t’i dhënë skuadrës amerikane një fitore të rëndësishme.

Uzuni e zhbllokoi ndeshjen me një goditje dënimi, ndërsa golin e dytë e realizoi pas një aksioni të rrjedhshëm të ekipit. Për të kompletuar paraqitjen e tij fantastike, shqiptari shënoi edhe golin e tretë me një volej spektakolar.

Pas ndeshjes, Uzuni u shpreh i lumtur për realizimin e parë të tre golave me fanellën e Austinit.

“Jam shumë i lumtur për ‘hat-trickun’ e parë me Austin. I falënderoj shumë tifozët”, deklaroi Uzuni.

Sulmuesi shqiptar vazhdoi festën edhe pas përfundimit të ndeshjes, duke iu bashkuar tifozëve dhe duke udhëhequr festën me daulle në tribunat e stadiumit.

Leagues Cup është një garë ku përballen klubet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Meksikës.

D.L

Continue Reading

Sport

Real Madridi interesohet për Zubimendin, Arsenali kërkon 90 milionë euro

Published

on

By

Real Madridi ka kthyer vëmendjen nga Martin Zubimendi, të cilin e sheh si një alternativë për përforcimin e mesfushës, pasi nuk ka arritur të sigurojë shërbimet e mesfushorit të Manchester Cityt, Rodri.

Sipas raportimeve të Mundo Deportivo, gjiganti spanjoll po shqyrton mundësinë e transferimit të Zubimendit, i cili pas vetëm një sezoni te Arsenali është shndërruar në një prej lojtarëve të rëndësishëm të skuadrës së drejtuar nga Mikel Arteta.

Megjithatë, një transferim i mundshëm nuk do të jetë i lehtë. Arsenali nuk ka ndërmend ta lejojë largimin e mesfushorit spanjoll për më pak se 90 milionë euro, duke vendosur një çmim të lartë për një prej pjesëtarëve kryesorë të repartit të mesfushës.

Zubimendi iu bashkua Arsenalit nga Real Sociedad dhe ka arritur të përshtatet shpejt me futbollin anglez. Para tij, Real Madridi kishte tentuar të afronte Rodrin si një prej objektivave kryesorë për mesfushën, por interesimi për fituesin e Topit të Artë nuk është konkretizuar.

Në rast se transferimi te Real Madridi realizohet, Zubimendi do të rikthehej në La Liga pas vetëm një sezoni në Premier League, këtë herë për të veshur fanellën e një prej klubeve më të mëdha në Evropë.

Për momentin, Arsenali mbetet i vendosur në kërkesën prej 90 milionë eurosh, ndërsa tash i takon Real Madridit të vendosë nëse është i gatshëm të bëjë investimin për transferimin e mesfushorit spanjoll.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara