Aktualitet

Ikea do të zvogëlojë aktivitetet e saj në Rusi dhe Bjellorusi

Published

on

Gjigandi suedez i mobiljeve, Ikea, tha të mërkurën se do të zvogëlojë aktivitetet e saj në Rusi dhe Bjellorusi, pasi i vendosi ato në pritje pas pushtimit rus të Ukrainës.

Bizneset dhe zinxhirët e furnizimit në të gjithë botën janë ndikuar shumë dhe ne nuk shohim që është e mundur të rifillojmë operacionet së shpejti, si pasojë, Inter IKEA Group dhe Ingka Group tani kanë vendosur të hyjnë në një fazë të re për të zvogëluar më tej biznesin e IKEA në Rusi dhe Bjellorusi“, tha në një deklaratë Ingka Group, e cila administron shumicën e dyqaneve të Ikea. /UBTNews/

Live

Bien çmimet e naftës pas sinjaleve për marrëveshje SHBA-Iran

Published

on

By

Çmimet e naftës kanë rënë ndjeshëm, ndërsa tregjet aziatike të aksioneve kanë shënuar rritje, pas shpresave për një marrëveshje që mund t’i japë fund konfliktit mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit, raporton BBC, sot më 25.05.2026.

Të shtunën, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se një marrëveshje me Teheranin ishte “kryesisht e negociuar” dhe se detajet do të bëhen publike së shpejti. Megjithatë, një ditë më vonë ai u kërkoi negociatorëve amerikanë të mos nxitojnë me finalizimin e saj.

Të hënën në mëngjes në Azi, çmimi i naftës Brent ra me 5.5%, duke zbritur në 97.90 dollarë për fuçi, ndërsa nafta amerikane pësoi rënie prej 5.8%, në 90.99 dollarë.

Trump kishte deklaruar më herët se marrëveshja do të përfshinte edhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, një rrugë detare shumë e rëndësishme për transportin global të naftës dhe gazit të lëngshëm natyror. Kjo rrugë, nga e cila kalon rreth një e pesta e furnizimit botëror me naftë, është bllokuar që nga fillimi i konfliktit më 28 shkurt.

Indeksi japonez Nikkei 225 u rrit mbi nivelin 65 mijë pikë për herë të parë, pasi investitorët shpresojnë se ngushtica do të rihapet së shpejti. Japonia dhe Koreja e Jugut janë ndër vendet më të prekura nga konflikti, pasi varen shumë nga energjia që vjen nga Gjiri Persik.

Trump gjithashtu tha se kishte zhvilluar biseda me liderët e Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Katarit lidhur me një memorandum për paqen. Ai shtoi se marrëveshja synon të pengojë Iranin të sigurojë armë bërthamore.

Ndërkohë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baqaei, deklaroi se qëndrimet e SHBA-së dhe Iranit janë afruar gjatë javës së fundit, por paralajmëroi se ende nuk ka pajtim për çështjet kryesore dhe akuzoi amerikanët për deklarata kontradiktore.

Continue Reading

Vendi

Javë me mot të qëndrueshëm në Kosovë, fundjava sjell reshje lokale shiu

Published

on

By

Gjatë kësaj jave në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i qëndrueshëm, me periudha të gjata me diell dhe vranësira të lehta në pjesën më të madhe të vendit. Temperaturat do të mbeten relativisht të larta për këtë periudhë, ku maksimalet do të sillen nga 22 deri në 29 gradë Celsius.

Ditët e para të javës, nga e hëna deri të mërkurën, parashihen më të ngrohta dhe me më shumë kthjellime. Në disa zona malore mund të ketë shtim të vranësirave, por pa reshje të theksuara.

Ndërkaq, nga e enjtja moti pritet të ndryshojë gradualisht, me vranësira më të dendura dhe mundësi për reshje lokale shiu të shoqëruara herë pas here edhe me shkarkime elektrike. Edhe dita e premte pritet të sjellë mot më të paqëndrueshëm, me intervale dielli dhe riga të izoluara shiu në disa pjesë të vendit.

Continue Reading

Vendi

Studentët e Fakultetit Juridik në UBT përfitojnë përvojë praktike përmes vizitës në Gjykatën Themelore në Prishtinë

Published

on

By

Studentët e Fakultetit Juridik dhe Fakultetit të Menaxhimit të Patundshmërive dhe Infrastrukturës në UBT kanë realizuar një vizitë studimore në Gjykata Themelore në Prishtinë, në kuadër të lëndës “E Drejta Kontraktore”, nën shoqërimin e Prof. Egzona Osmanaj.

Kjo vizitë u organizua me qëllim të ndërlidhjes së njohurive teorike me praktikën profesionale, duke u ofruar studentëve mundësinë që të ndjekin nga afër zhvillimin e procedurave civile dhe funksionimin e sistemit gjyqësor në praktikë.

Gjatë qëndrimit në gjykatë, studentët ndoqën katër seanca gjyqësore civile, prej të cilave dy janë zhvilluar pranë gjyqtares Rrezarta Ajeti dhe dy të tjera pranë gjyqtarit Durim Balaj. Përmes këtij aktiviteti, ata patën rastin të kuptojnë më mirë procedurat civile, komunikimin profesional në sallën e gjykimit dhe mënyrën e trajtimit të rasteve konkrete.

UBT vazhdon të promovojë mësimin praktik dhe përfshirjen aktive të studentëve në aktivitete profesionale, duke krijuar ura bashkëpunimi me institucione vendore dhe duke i përgatitur studentët për sfidat reale të profesionit.

Vizitat studimore dhe aktivitetet e tilla janë pjesë e qasjes moderne të UBT-së ndaj arsimit, ku teoria dhe praktika zhvillohen paralelisht për të ndërtuar profesionistë të përgatitur për tregun e punës dhe institucionet vendore e ndërkombëtare.

Continue Reading

Lajmet

Ditët e Artit dhe Dizajnit në UBT sjellin kulturën dhe modernitetin japonez

Published

on

By

Në kuadër të aktiviteteve të Ditëve të Artit dhe Dizajnit, Fakulteti i Artit dhe Dizajnit në UBT do të organizojë një aktivitet të veçantë kulturor dhe akademik në bashkëpunim me Ambasadën e Japonisë në Kosovë dhe Asociacionin e Miqësisë Kosovaro-Japoneze.

Aktiviteti do të mbahet më 26 maj 2026, duke filluar nga ora 11:00, në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së në Lipjan, dhe do të sjellë diskutime, prezantime dhe ligjërata që ndërlidhin kulturën, artin dhe zhvillimet moderne të Japonisë.

Ngjarja do të hapet me fjalën përshëndetëse të dekanes së Fakultetit të Artit dhe Dizajnit, Prof. Dr. Ariana Gjoni, ndërsa më pas pjesëmarrësit do t’i drejtohen me fjalë rasti Prof. Afërdita Statovci dhe përfaqësuesja e Asociacionit të Miqësisë Kosovaro-Japoneze, znj. Luljeta Arifi.

Pjesë qendrore e aktivitetit do të jetë ligjërata me temën “Japonia në Ditët Moderne”, e cila do të mbahet nga z. Hiroyasu Tanigaki nga Ambasada e Japonisë në Kosovë, duke ofruar një pasqyrë mbi zhvillimin, kulturën dhe ndikimin modern të Japonisë në botë.

Ky aktivitet synon të forcojë bashkëpunimin kulturor dhe akademik ndërmjet Kosovës dhe Japonisë, si dhe të krijojë hapësira frymëzuese për studentët dhe pjesëmarrësit në kuadër të Ditëve të Artit dhe Dizajnit në UBT.

Continue Reading

Të kërkuara